Gashi i AAK-së: Do të fitoj pa balotazh në Pejë

Peja

Gashi i AAK-së: Do të fitoj pa balotazh në Pejë

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 23:06
Fatmir Gashi

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Pekës, Fatmir Gashi, ka thënë se i ka hyrë garës zgjedhore të 22 tetorit për ta sjellë ndryshimin në këtë komunë.

Ai ka treguar se një prej arsyeve kryesore që është kandiduar për kryetar të Komunës së Pejës ka qenë degradimi i qytetit nga qeverisja aktuale, e drejtuar nga Gazmend Muhaxheri.

Gashi ka shprehur optimizëm se do t’i fitojë zgjedhjet në qytetin e Pejës, madje që në rrethin e parë.

Ai ka thënë se nuk ua ka frikën kandidatëve të tjerë, pasi është më i përgatitur se ta.

Kandidati i AAK’së për kryetar të Pejës ka treguar se prioritete kryesore në mandatin e tij do të ishin infrastruktura, zhvillimi ekonomik, menaxhimi dhe transparenca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat