Shpërthim i fuqishëm në Pejë

Peja

Shpërthim i fuqishëm në Pejë

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 17:26
Shpërthim i fuqishëm në Pejë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 16:00 në periferi të qytetit të Pejës.

Shpërthimi që është filmuar edhe nga banorët e Pejës duket të jetë i madh mirëpo ende nuk ka informacione se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Ajo që shihet në pamje, shpërthimi është regjistruar në periferi të qytetit, saktësisht në një mal.

Policia e Kosovës tashmë i është përgjigjur rastit dhe është duke shikuar se çfarë ka ndodhur.

“Njësiti policor tashmë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe do identifikojë se për çfarë shpërthimi është fjala. Sapo të kemi informacionet e para do ju informojmë”, ka thënë shkurt zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat