Pacolli: Me programin e AKR-së do ketë 8% rritje ekonomike

Peja

Pacolli: Me programin e AKR-së do ketë 8% rritje ekonomike

Më: 26 prill 2017 Në ora: 17:33
Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli takimit me degën e AKR-së në Pejë

(E plotësuar) - Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, sot ka zhvilluar disa takime në Pejë. Mes tyre edhe një takim me përfaqësuesit e bizneseve, zejtarëve, fermerëve, bujqve dhe afaristëve të tjerë, ku Pacolli kritikoi institucionet se nuk kanë punuar për të mirën e qytetarëve si dhe shpalosi programin e AKR-së.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, sot ka zhvilluar disa takime në Pejë. Mes tyre edhe një takim me përfaqësuesit e bizneseve, zejtarëve, fermerëve, bujqve dhe afaristëve të tjerë, ku Pacolli kritikoi institucionet se nuk kanë punuar për të mirën e qytetarëve si dhe shpalosi programin e AKR-së.

Pacolli, duke shpalosur programin e AKR-së, tha se nëse partia që ai udhëheqë vjen në pushtet, atëherë numri i punëtorëve të administratës do të zvogëlohet për 60%, meqë sipas tij administrata publike në komuna edhe në qendër është e stërngarkuar dhe sipas tij efikasiteti i punës është diku 4%.

Po ashtu Pacolli tha se nëse AKR-ja vie në pushtet  Ligji i Prokurimit do të ndërrohet. Sipas tij zgjedhja e punëkryesve nuk do varet prej njerëzve fare, por në mënyrë të posaçme do të shikohet ana teknike. Sa u përket çmimeve, Pacolli tha se do nxjerrët çmimi mesatar i propozuar, meqë teoria e zgjedhjes së më të lirit në fakt po kushton shumë.

Pacolli: Ne kemi reforma specifike në trajtimin e lëndëve gjyqësore     

“Ne kemi reforma specifike në përkryerjen ose në trajtimin e lëndëve gjyqësore. Në Kosovë kemi 450 mijë lëndë gjyqësore që janë atje në rafte, janë pluhurosur. Dhe askush nuk e din se kur do t’iu vije rendi atyre, se çka është fati i tyre. Ne do t'i trajtojmë krejt deri në fund. Por si? Ne edhe sallat e sporteve do t'i kthejmë në vende pune, në ëorkshope për njerëzit që do t’i trajtojnë ato lëndë. Do t'i marrim krejt studentët e drejtësisë, që kanë studiuar Drejtësinë edhe bredhin rrugëve, do t'i trajtojmë ata, do t’u japim një tavolinë, dhe do t'i trajtojnë ato lëndë. Çdo 20 tavolina do të ketë një gjykatës, që do t'i asistojë ata dhe këto lëndë do të kryhen. Ne besojmë se në mandatin e parë dhe në gjysmën e mandatit të dytë, do t'i heqim tërë këto lëndë,” tha ai.

Sa i përket anës ekonomike Pacolli tha se programi i AKR-së është 100% ekonomik.

Pacolli: Për dy vite do ketë 8% rritje ekonomike

“Sipas programit tonë i cili do të implementohet qind për qind në mbarimin e dytë të qeverisjes së AAK-së, ne do të arrijmë rritje ekonomike prej 8%. Rritja ekonomike 8% krijon mundësi punësimi diku në mënyrë evolutive diku 50-50 mijë vende pune çdo vit. Por unë po e përsëris, është bërë avaz, në AKR atë idenë tanë në krijimin e hallkave zinxhirore do të thotë në agroekonomike. Ne do të krijojmë tri platforma agroekonomike. I kemi financat ne. E dimë kush janë donatorët. E dimë kah i marrim kreditë e lira për këtë. Një në Dukagjin, një në rrafshin e Kosovës dhe një në Anamoravë. Do të jenë platforma që do të angazhojnë diku rreth 60-70 mijë njerëz të punësuar drejt për së drejti dhe indirekt,” tha ai.

Pacolli gjithashtu tha se shkollimi do të jetë pa pagese për të gjithë dhe do ketë vend për të gjithë në universitetet publike.

Ai po ashtu shprehu shqetësimin e tij rreth gurëthyesve dhe dëmtin që i shkaktohet ambientit.

Pacolli: Nuk ka majë mali që nuk është ataku prej uzurpatorëve

“Jam shumë i shqetësuar për këtë situatë. Ne sot kemi një ambient, një Kosovë të vogël 10 mijë metra katrorë, dhe nëse shkoni e shihni nga lartë do ta vëreni që nuk ka majë mali që nuk është ataku prej uzurpatorëve, prej njerëzve, prej shfrytëzuesve. Ata të ashtuquajturit gurëthyes, zgafellet që janë bërë. Shikoni a shihni diku nëpër Kosovë që është bërë një shtrat lumi, dhe lumi kalon edhe kur ka vërshime, nuk ka problem uji kalon, shkon ashtu siç duhet. Nuk ndodhë ajo. Krejt shtretërit e lumenjve janë shkatërruar sot”, tha ai.

Ali Durmishi, një ndër afaristet  e pranishëm në takim, tha është bërë pjesë e AKR-së që në fillim dhe shprehu bindjen se Pacolli nuk do ta zhgënjente.

Durmishi: Unë nuk jam biznesmen, jam ndërtimtar

“Unë nuk jam biznesmen, jam ndërtimtar. Por me ja arrit qëllimit aty ku po thotë kryetari, ne duhet me punuar ne tjerët. Qysh me punuar? Duhet me shkuar në çdo shtëpi edhe me ju tregu programin e AKR-së edhe me ju tregu të vërtetën. E cila është e vërteta. Unë jam i bindur 200% që zoti Pacolli nuk do t'na zhgënjen”, tha ai.

Mes tjerash Pacolli po ashtu shprehu bindjen se fillimi i kësaj vere nuk do të jetë i rëndomtë meqë sipas tij para zgjedhjeve lokale këtë vit do ketë zgjedhje parlamentare.

Pacolli: Politikat e gabuara e kanë sjellë Kosovën në krizë ekonomike

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli në kuadër të vizitave nëpër Komuna, sot ka vizituar qytetin e Pejës, ku ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e bizneseve në këtë qytet.

Komunikata e plotë e AKR-së:

Në kuadër të vizitave nëpër Komuna, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar sot qytetin e Pejës ku ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e bizneseve në këtë qytet.

Presidenti Pacolli para ndërmarrësve pejanë, prezantoi programin zhvillimor të Aleancës Kosova e Re, program ky me të cilin Kosova do të shënojë rritje ekonomike mbi 8%, vende të reja të punës, si dhe krijim të një ambienti të sigurt për investime.

“Nga politikat e gabuara qeveritare, Kosova sot ndodhet në krizë ekonomike, nuk kemi investime  kapitale, TVSH-ja është rritur, papunësia gjithashtu, ndërsa shihet çartë se në çdo sferë të jetës Kosova ka shënuar regres”, ka thënë Pacolli.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për ndryshime rrënjësore ndërsa ato bëhen vetëm me ndryshim të qasjes dhe avancim të sistemit, si politik ashtu edhe ekonomik.

Duke folur për mënyrat e krijimit të bizneseve dhe ndërmarrjeve prodhuese, Pacolli ka thënë se AKR do t`i krijojë tri platforma agro-ekonomike, ku bujqit do t’i punojnë tokat e tyre, ndërsa tregu për prodhimet e tyre do të jetë i garantuar.

“Tani ka ardhur koha e njerëzve të punës, atyre që ia duan të mirën Kosovës, e jo të atyre që e kanë shkatërruar vendin duke demonstruar forcë”, ka thënë numri i një i AKR-së, duke shtuar se me AKR-në në qeverisje do të ndalet edhe ndikimi i politikës në gjyqësor, në arsim, shëndetësi si dhe të gjitha sferat tjera institucionale.

“Sipas programit tonë në vitin e dytë të qeverisjes së AKR-së, do të arrijmë rritje ekonomike e cila do të krijojë mundësi punësimi deri në 60 mijë vende të reja çdo vit. Ne kemi demonstruar që dimë të punojmë, por kemi edhe mundësi”, ka shtuar Pacolli mes tjerash.

Pas prezantimit të alternativave të ndryshme ekonomike dhe biznesore Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, bëri një debat me ndërmarrësit e pranishëm.

Përfaqësuesit e bizneseve në Pejë, folën kryesisht për problemet dhe sfidat me të cilat ata ballafaqohen, si rezultat i politikave jo efikase në vend, si dhe diskutuan për mundësitë të cilat do të aplikoheshin përmes programit ekonomik të AKR-së.

Pacolli: Nuk është krijuar ambient i mirë për biznese

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka kritikuar institucionet e Kosovës se nuk kanë punuar për të mirën e qytetarëve.

Ai gjatë disa takimeve që kishte të mërkurën në Pejë me përfaqësuesit e bizneseve, zejtarëve, fermerëve, bujqve dhe afaristëve të tjerë, ka thënë se Kosova është dashur të ecë përpara në drejtim të përmirësimit të standardit jetësor dhe përmirësimit të shërbimeve jetësore, por sipas tij, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Dora e institucioneve është ndie shumë pak në Kosovë. Këtë më së miri e dinë njerëzit e biznesit. Veprimtarët ekonomikë që pos problemeve që është tentuar t'i shkaktohen biznesit asgjë tjetër nuk ka pasur ndonjë ndihmë nga institucionet. Nuk është krijuar një ambient i pranueshëm për të bërë biznes. Janë krijuar disa lehtësira në dy-tri vitet e fundit sa i përket TVSH-së. Por në fakt TVSH-ja në Kosovë është rritur nëse merren në përgjithësi prodhime, të cilat nevojiten për jetën gjegjësisht për standardin jetësor të kësaj kohe. Në disa prodhime nuk ka TVSH, por në disa ka rritje. Mesatarja, faktikisht është rrit dhe asgjë nuk është arritur me disa manipulime që janë bërë te TVSH-ja,” tha Pacolli.

Pacolli, po ashtu, tha se fillimi i kësaj vere nuk do të jetë i rëndomtë meqë sipas tij para zgjedhjeve lokale këtë vit do të ketë zgjedhje parlamentare.

acolli vizitoi degën e AKR-së në Pejë

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotme ka vizituar strukturat e degës së AKR-së në Pejë me ç’rast është njoftuar me gjendjen e kësaj dege nga Xhevdet Krasniqi, kryetar.

Më tej i pari i AKR-së ka vizituar edhe shtypshkronjën “Dukagjini”, ku është pritur nga përfaqësuesi Korab Lluka, ku është njoftuar për së afërmi me punën që bëhet në këtë shtypshkronjë.

Në ndërkohë i pari i AKR-së pritet të ketë një takim me përfaqësuesit e bizneseve, zejtarëve, fermerëve, bujqve dhe afaristëve të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat