Gara për kryetar të Pejës merr drejtim të rrezikshëm

Peja

Gara për kryetar të Pejës merr drejtim të rrezikshëm

Më: 19 mars 2017 Në ora: 15:40
Qyteti i Pejës

Ose ndoshta karakter komik. Listës së kandidateve i është shtuar edhe Kika, i sapo liruar nga burgu për dyshime te ulëta

Lajmin e ka bërë publik vet ish banori i reality show më të madh shqiptar, nëpërmjet Facebook-ut. Kika thotë se me qeverisjen e tij në Pejë do të ketë vetëm buzëqeshje. Madje ai cilëson se me punën e tij ka arritur që ta bëjë Pejën Europiane.

“Peja në mandatin e ri 2017-2021 do të buzqesh me mua kryetar.Për ta fituar Pejën duhet të jesh i Pejës. Unë punova në Pejë , arita ta sjell në këtë qytet modernizimin e të qenurit Eurovpian. Arita të jem përfacuesi i qytetit tim në mbi 76 aktivitete kombetare e nderkombetare. Sot jam edhe zyrtarisht njeriu që synoj Pejën sepse Peja lulzon vetëm me mua”, ka shkruar Kika.

E prokuroria Themelore në Pejë, javë më parë kishte ngritur aktakuzë ndaj Kikës nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale mundësimi osë detyrimi për marrje me prostitucion.

Sipas aktakuzës, i pandehuri K.H. nga viti 2014, e në vazhdimësi deri në muajin nëntor të vitit 2016 në Pejë, me kanosje serioze e ka detyruar të dëmtuarën V.T. me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë një vajzë, që të merret me prostitucion, duke i gjetur klient të ndryshëm. Ndërsa e pandehura A.Z. sipas aktakuzës në vitin 2014 në muajin nëntor, në Pejë, me kanosje serioze, e ka detyruar të dëmtuarën V.T. që të merret me prostitucion, në atë mënyrë që e njëjta i’a ka gjetur dy klientë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat