NISMA, dega në Pejë: UÇK-ja ka luftuar edhe për Çakorrin dhe Bjelluhen

Peja

NISMA, dega në Pejë: UÇK-ja ka luftuar edhe për Çakorrin dhe Bjelluhen

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 16:35
NISMA për Kosovën

Dega e NISMA-s për Kosovën në Pejë vlerëson se konstatimi i kryetarit të Komisionit, Hivzi Islami, që Çakorri dhe Bjelluha qenkan në territorin e Malit të Zi dhe i takuakan Malit të Zi, është ndërhyrje flagrante në përbërjen e territorit të Dukagjinit, në historinë e saj qindra vjeçare si dhe e konteston luftën e fundit.

Sipas NISMA-s, në bazë të gjetjeve që ky komision i ka prezantuar këto të dhëna të këtij drafti janë komplet gabim.

Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë:

Në bazë të raportit të fundit të komisionit qeveritar për matjen e territorit të Republikës të Kosovës, dega e Nismas në PEJË e përcolli me vëmendje dhe konsideron që në bazë të gjetjeve që ky komision i ka prezantuar këto të dhëna të këtij drafti janë komplet gabim dhe se territori i vendit nga praktikat ndërkombëtare del se nuk matet sipërfaqja para se të bëhet demarkimi me të gjitha shtetet fqinje që i ka Kosova.

Konstatimi i kryetarit te komisionit Hivzi Islami që Qakorri dhe Bjelluha qenkan në territorin e Malit të Zi dhe i takojka Malit të Zi, dega Nisma në Pejë, konsideron si ndërhyrje flagrante në përbërjen e territorit të Dukagjinit, në historinë e saj qindra vjeçare si dhe e konteston luftën e fundit.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar për çdo pëllëmbë të territorit të Kosovës, përfshirë edhe Qakorrin dhe Bjelluhen dhe kanë mbrojtur me gjak dhe djerse këto territore.

Të gjitha faktet që komisioni i prezantoi kishin të bënin me një shtyllë elektrike të lartëpërquesit që lidhë Kosovën me Malin e Zi.

NISMA dega në Pejë, fton të gjithë qytetarët e Dukagjinit për unitet, pasi që konsideron që kjo qeveri e cila me çdo kusht tenton të falë territore fqinjëve të saj dhe rrezikon sovranitetin territorial të vendit tonë.(sic) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat