Bora i bënë të vështira për qarkullim shumë rrugë në Kosovë

Peja

Bora i bënë të vështira për qarkullim shumë rrugë në Kosovë

Më: 6 janar 2017 Në ora: 21:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Bora që po bie pa ndal në Kosovë, ka vështirësuar qarkullimin në të gjitha rrugët e vendit.

Deri sa gjendje më e mirë është në rrugët nacionale, gjendja e vështirë për të qarkulluar rrugor është në zonat malore dhe në fshatra.

Shumë qytetar kanë dërguar foto dhe kanë njoftuar për gjendjen e vështirë të rrugëve, ku kryesisht rrugët po i hapin me vetiniciativë.

Komuna e Prishtinës sonte ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme gjatë 48 orëve të ardhshme për shkak të reshurave të vazhdueshme të borës.

Kurse Policia ka bërë thirrje për kujdes në komunikacion, që të mos lëvizet pa pajisje dimërore, ndërsa këshillon që kujdesi më i madh të jetë gjatë orëve të natës ose të evitohet lëvizja në këtë kohë, kur temperatura bien më shumë dhe rrugët janë më të vështira për t’u kaluar.

Foto nga Raushiqi i Pejës: 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat