Digjet një shtëpi në Pejë

Peja

Digjet një shtëpi në Pejë

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 18:56
ilustrim

Një shtëpi është kapluar nga flakët në Pejë në orët e mbrëmjes.

Gazetari i KALLXO.com në Pejë raporton se dy ekipe të zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes në përpjekje për ta shuar zjarrin  e madh që ka përfshirë shtëpinë e cila gjendet në rrugën “Ueslli Kllark”.

Policia është gjithashtu në vendin e ngjarjes ndërsa deri më tani nuk ka dhënë ndonjë informacion rreth pasojave eventuale të këtij zjarri.

Në lagje është ndalur energjia elektrike ndërsa hyrjet e rrugës në të cilën gjendet kjo shtëpi po mbahen të bllokuara.

Raportohet se zjarri ka nisur nga kulmi i shtëpisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat