Pas reshjeve të shiut për dy ditë me radhe në komunën e Istogut, gjendja në teren është e qetë dhe stabile.
Shtabet emergjente dhe ekipet komunale sipas Komunës së Istogut, kanë dalë në teren dhe kanë intervenuar në disa raste, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e tyre .
Po ashtu për të parë nga afër gjendjen ka dal Kryetari i komunës Haki Rugova, nënkryetari Lulzim Blakaj të shoqëruar edhe nga stafi komunal .
“Gjendja pak më e vështirësuar është paraqitur në fshatin Saradran, për shkak të rritjes së Drinit, mirëpo gjendja është vënë nën kontroll dhe nuk ka arsye për shqetësim dhe se ekipet komunale janë në gatishmëri të intervenojnë për çdo rast”, thuhet në njoftim.
Në rast të paraqitjes së ndonjë situate eventuale të rrezikut nga reshjet, ftojmë qytetarët që të kontaktojnë shtabet emergjente të formuara nga komuna e Istogut, të cilat janë në gjendje gatishmëri 24 orë.