AAK në Pejë: Koalicioni LDK-PDK po dëmton secilin sektor

Peja

AAK në Pejë: Koalicioni LDK-PDK po dëmton secilin sektor

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 13:30
AAK në Pejë

Pas raportit të Auditorit i cili radhitë komunën e Pejës të 21-tën me radhë nga 35 komunat e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Pejë ka mbajtur një konferencë për media.

Sipas komunikatës, AAK në Pejë thotë se komuna e Pejës që nga formimi i koalicionit qeverisës në mes të PDK-së dhe LDK-së, ka bërë shkelje të shumta në të gjithë sektorët.

AAK-Ja përmes reagimit  ndër të tjerash ka akuzuar qeverisjen komunale se ka punësuar shumë militantë partiakë me kontrata mbi vepër.

Lexoni të plotë reagimin e AAK-së

Këtë konferencë për media po e mbajmë si vazhdimësi e shprehjes së shqetësimeve për shkatërrimin pa pardon të instituconeve komunale që po i  bëjnë partnerët e koalicionit qeverisës LDK-PDK në Pejë.

Që nga ardhja e LDK-së në udhëheqje në Komunën e Pejës së bashku me PDK-në, vërehen shkelje të shumta në të gjithë sektorët, ku kjo është vërtetuar edhe më raportin e fundit të auditorit të jashtëm, sipas të cilit Peja renditet e 21-ta nga 35 komuna të Kosovës.

 Sic e kemi potencuar edhe më herët, kjo qeverisje komunale ka angazhuar 67 militant partiak më kontrat në vepër ku janë shpenzuar afër 85 mijë euro për ti paguar dhe asnjeri nga ata nuk është i derguar nga Enti për Punësim, që do ishte brenda rregullave ligjore.

 Në administatën e Komumës së Pejës frekuentojnë dhjetra militant partiak, të cilet janë të shpërndarë nepër të gjitha dikasteret dhe më e keqja është se nuk dihet as se nga marrin paga. Kjo mund të shihet edhe si fillim fushate nga ana e Muhaxherit, pasi punësimi i militantëve partiak nënkupton tentimin të kontrolloj institucionet komunale nga brenda, ku jashtë të gjitha normave ligjore të kontraktuarëve në vepër u lejohet qasje në të gjitha të dhënat institucionale e më keq lejohen që të marrin vendime.

Në lidhje me këtë, kërkojmë sqarim nga Drejtori i financave Jeton Abazi dhe Drejtori i Administratës Fatmir Asllani se a lejohet më ligj qe financat e një institucioni komunal të udhëhiqen nga një punëtore më kontrat në vepër, fjala është për Çerdhen “Pëllumbat e Paqes” që financat e saj i menaxhon Valesa Kralani e cila gjithashtu si anëtare/militante e LDK-së është punësuar me kontratë në vepër dhe është poashtu totalisht pa përvojë në këtë lëmi? Më e keqja është se kjo zyrtare është më kontrat në veper që nga viti 2014, ketu ligji shkelet edhe më shumë pasi që kontratat në veper duhet të jenë 3 + 3 pra maksimumi 6 muaj.

 Gjithashtu kërkojmë sqarim nga zyrtarët komunal, se a lejohet më ligj që personi në kontratë në vepër të jetë kryetar komisioni për shpërndarje të lopëve dhe subvencioneve të tjera?

Poashtu kërkojmë sqarim se përse vëllau i kryetarit të Pejës, i cili është më kontrat në veper, udhëheq grupin e inxhinierëvë që po ashtu janë më kontrata në vepër?

 Siç e dijnë të gjithë qytetarët e Pejës, këta udhëheqës të paaftë komunal, duke vazhduar shkeljet ligjore vendosin si inspektor rrugor militant partiak, prapë me Kontratë në Vepër ndërsa që këta persona munden që më nënshkrimin e tyre të i dërgojnë edhe në gjykat qytetarët!

Kjo, është e patolerueshme.

 Personat më kontrat në vepër dhe militantët partiak si p.sh sekretari i degës së LDK-së në Pejë Naser Deva, janë të paisur me numra të telefonit zyrtar që paguhen nga komuna, dëshmi për këtë është edhe raporti i auditorit të jashtëm, ku Peja renditet e 32-ta për shpenzimet në telefona.

E përderisa shpenzimet marramendëse në telefona e karburante vetëm rriten, në administraten e Komunës së Pejës nuk ka tonerë të mjaftueshëm madje as letra për printim, kjo shkak i dallavereve me tender sikurse ju ndodhë që nga fillimi i mandatit këtyre tenderomanëve të korruptuar.

Një shqetësim tjetër që duhet të potencojmë është se punëtorët të sigurimit të objekteve komunale janë duke punuar pa paga edhe pse ju është thënë se ata do jenë më komunën, e kjo nuk po ndodh, pasi që ata që punojnë në komunë marrin paga ndërsa puntorët e sigurimit nuk paguhen, ku njejt vlen edhe për puntorët e kompanisë së pastrimit “AMBIENTI” të cilet janë pa paga që 6 muaj.

 Duke parë të gjitha këto parregullsi që po ndodhin në Komunën e Pejës, ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, kërkojmë nga organet përgjegjëse që të merren me rastet në fjalë, pasi që me këtë ritëm të dështimeve nga këta udhëheqës komunal të zhytur në krim ekonomik e moral, po dëmtohen Peja dhe qytetarët e sajë ku pastaj druhemi se pasojat do jenë vështirë të rikuperueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat