Ministri Shala: Investime të rëndësishme në Pejë

Peja

Ministri Shala: Investime të rëndësishme në Pejë

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 17:56
Kujtim Shala në Pejë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, na vazhdën e vizitave nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, të cilat për qëllim kanë inspektimin e investimeve kapitale që zhvillon MKRS-ja, ka vizituar sot Komunën e Pejës, ku së bashku me kryetarin Gazmend Muhaxheri, ka parë nga afër punimet që po bëhen ne Qendrën Rinore në Pejë, investim ky i MKRS-së, në vlerë prej 250 mijë eurove, si dhe investimet në fushat e tenisit në këtë qytet. 

Ministri Shala u shpreh i kënaqur me dinamikën e punimeve në Qendrën Rinore, e cila, sipas planit dinamik sivjet pritet të përfundojë. 

Ministri Shala, u shpreh se kjo qendër është një prej investimeve të rëndësishme në fushën e rinisë, me çka për rininë e këtij qytet krijohen hapësira dhe kushte më të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.

Ndërsa kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, u shpreh se bashkëpunimi me MKRS-në ka ndikuar që Komuna e Pejës të përfitoi në investime kapitale, të cilat ndihmojnë përmirësimin e jetës kulturore, sportive dhe rinore në këtë vend. 

Po ashtu, Shala dhe Muhaxheri, inspektuan nga afër punimet që po zhvillohen për katër fusha të tenisit, investim ky i MKRS-së. 

Ministri Shala dhe kryetari Muhaxheri, u shprehën se ky investim në fusha të tenisit, sipas standardeve moderne, është një ndihmesë tejet e rëndësishme për zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat