Gurrakoci merr pamje tjetër pas aksionit të pastrimit

Peja

Gurrakoci merr pamje tjetër pas aksionit të pastrimit

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 15:21
Pamje nga pastrimi

Nga sot qendra urbane në Gurrakoc të Istogut do të ketë një pamje tjetër. Kjo qendër urbane në Istog, sot u pastrua nga dhjetëra vullnetarë të lëvizjes mjedisor “Lert’s Do It Kosova”, të cilëve iu bashkuan edhe banorët e kësaj pjese, ku kështu kësaj qendra iu dha një pamje tjetër.

Vullnetarë të “Let’s do it Kosova” së bashku me banorë lokal kanë larguar sot një sasi të mbeturinave nga ky vend.

Aksionit të pastrimit në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, nuk i kishin vetëm vullnetarët edhe banorët, aksionit të tyre iu bashkua edhe ndërmarrja e pastrimit “Ambienti” me një pjesë të punëtorëve dhe me makineri.

Ky vend sipas koordinatorit të iniciativës “Let’s do it Kosova”, Luan Hasanaj, është i frekuentuar shumë nga fëmijët, e të cilët janë rrezikuar nga pickimet e gjarpërinjve.

Hasanaj është shprehur i lumtur që kanë arritur ta pastrojnë këtë pjesë.

“Jemi të lumtur që e pastruam këtë pjesë. Kemi hequr shumë mbeturina dhe kemi kositur barin që ka qenë tepër i madh dhe janë rrezikuar fëmijët nga gjarpërinjtë”, tha Hasanaj.

Megjithatë, Hasanajiu bëri thirrje qytetarëve që të jenë më të ndërgjegjshëm duke mos hedhur mbeturina vend e pavend.

Hasanaj bashkë me disa biznese në këtë zonë dhe me banorët e saj, kanë biseduar për të gjetur një zgjidhje rreth mirëmbajtjes së këtij vendi.

Pasi iniciativa ‘Let’s do it Kosova” bashkë me vullnetarët i dha një pamje tjetër qendrës urbane në Gurrakoc, kjo iniciativë nesër do të jetë në qendrën urbane Banje për të larguar disa deponi ilegale të krijuara ditët e fundit.

Ai ka treguar për KosoovaPress se këtë aksion “Let’s do it Kosova” do të ofrojë karburante për makinerinë e ndërmarrjes “Ambienti”.

Ndryshe, Hasanaj tha se “Let’s do it Kosova” do të vazhdojë të merret me vetëdijesimin e qytetarëve për ruajtje të hapësirës ku jetojmë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat