100 raste të sëmundjes gungore të gjedheve në Istog

Peja

100 raste të sëmundjes gungore të gjedheve në Istog

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 11:52
Ilustrim

Komuna e Istogut  është duke u përballur me një gjendje shqetësuese të sëmundjes  Gungore të gjedhit , ku tashmë janë të evidentuara 18 raste të asgjësimit në mënyrë të kontrolluar  dhe sipas informatave nga tereni mbi 100 raste të tjera janë të prekura nga kjo sëmundje, ku çdo ditë po paraqiten dy deri ne tri raste të reja.

Në një njoftim për media thuhet se, ky fenomen është shndërruar në shqetësues, andaj edhe është mbajtur sot  takim me përfaqësuesit e firmave veterinare të komunës së Istogut, për marrjen e masave parandaluese së sëmundjes gungore te gjedhit .

‘Nga ky takim u konkludua se gjendje është alarmante dhe shqetësuese, andaj komuna e Istogut kërkon nga Agjensioni i Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK ), që të shfrytëzojë të gjitha mundësitë e veta për sigurimin e mjeteve për blerjen e vaksinave, që ndikojnë në parandalimin e kësaj sëmundje dhe të shohin mundësinë e kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga kjo sëmundje për shkak se fermerët e komunës së Istogut  rritjen e gjedhit e kanë burim të vetëm të jetesës”, thuhet në njoftim.

Më tej,  thuhet se Komuna e Istogut ka marrë të gjitha masat për parandalimin e kësaj sëmundje duke bërë mbylljen e tregut të kafshëve, hapjen e gropës për groposjen dhe asgjësimin   tyre dhe kontrollimin e mishit në thertore dhe në pika të shitjes së tij nga inspektori komunal i veterinarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat