Ndalohet në Pejë një veturë me mbishkrimin “POLICE”

Peja

Ndalohet në Pejë një veturë me mbishkrimin “POLICE”

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 16:16
Vetura me mbishkrimin “POLICE”

Policia e Kosovës, në rajonin e Pejës ka ndaluar një veturë të tipit “Mercedes”, me targa të huaja, por në dyert e para anësore të të cilit gjendej mbishkrimi “POLICE” si dhe numri (9-1-1) RESPONSE, në pjesën anësore mbrapa.

Në një njoftim për media thuhet se pas ndërmarrjes se veprimeve policore dhe konsultimeve me prokurorin kompetent, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast në pajtim me ligjin në fuqi, respektivisht sipas kodit penal të RKS-së, për procedim të rregullt sipas ligjit.

 Policia e Kosovës informon të gjithë qytetarët apo personat që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe i këshillon ata që të kenë parasysh që pavarësisht se veprime të tilla mund të jenë të lejuara në shtetet nga ata vijnë, duhet të jenë të vetëdijshëm që me të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës duhet të respektojnë ligjet e aplikueshme që janë në fuqi, përndryshe masa ligjore do të aplikohen për çdo shkelje të raportuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat