Pejë: fillon rrënimi i 20 lokaleve

Peja

Pejë: fillon rrënimi i 20 lokaleve

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 16:22
ilustrim

Buldozeri i një kompanie kontraktuese nga komuna, ka nisur të martën aksionin e rrënimit të lokaleve të para në hapësirën përballë Qendrës Zejtare në Pejë.

Ky aksion ishte paralajmëruar të zhvillohej të premten e kaluar, kur kanë qenë të njoftuar nga komuna edhe pronarët e lokaleve.

Por komuna e kishte shtyrë për të martën këtë aksion. Shfaqja e buldozerit pranë dyqaneve bashkë me inspektorët e komunës ka shkaktuar edhe reagimet e para verbale të pronarëve të lokaleve që do të rrënohen.

Probleme që të reagonte policia nuk kishte, por situata ishte tërë kohën e tensionuar. Disa nga pronarët shanin e fyenin pushtetarët e Pejës për vendimin që kanë sjellë.

Disa të tjerë nuk dëgjoheshin fort, pasi e kishin të qartë se komuna nuk e ka ndër mend të tërhiqet nga vendimi që ka sjellë, pasi të gjitha lokalet në atë hapësirë kanë pas leje të përkohshme të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat