Përfshirja e rinisë studentore shqiptare në debatin për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni është e domosdoshme

Opinione

Përfshirja e rinisë studentore shqiptare në debatin për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni është e domosdoshme

Abdulla Mehmeti Nga Abdulla Mehmeti Më 9 dhjetor 2018 Në ora: 16:57
Protestat e studenteve

Ku është zëri i rinisë studentore shqiptare në Maqedoni? Kush e ka dezorientuar, defokusuar, frikësuar dhe përulur, e ka heshtur zërin e rinisë studentore në Maqedoni, për cilat qëllime dhe arsye?

Sot, kur me ndryshimet e reja kushtetuese në Maqedoni vendoset për fatin e gjuhës shqipe, të arsimit në gjuhën amtare, të kufizuar me kushtetutë vetëm në arsimin fillor dhe të mesëm (ligjet janë të përkohshme dhe të pamjaftueshme për sigurimin e kësaj të drejte të ligjshme), jo edhe në institucionet e arsimit të lartë dhe në universitete, kush duhet t'u del zot këtyre të drejtave të ligjshme të popullit shqiptar, para së gjithash të rinisë, shkelja dhe mohimi i të cilave rininë studentore shqiptare e bëjnë të pabarabartë me moshatarët e tyre në vend dhe kudo në botë!

Rinia studentore shqiptare ka më tepër se çdokush tjetër të drejtë ta ngen zërin e saj të arsyes, të bëhet pjesë aktive e debatit për këto ndryshime kushtetuese, të zgjohet kundër kësaj padrejtësie që i bëhet, sepse e ardhmja i takon asaj, jo burokratëve të pushtetit dhe politikës, të cilët kanë keqpërdorur dhe zhvatur gjithçka deri më sot nga djersa e popullit dhe pasuria e këtij shteti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat