Ngjarjet e fundit tregojnë se konflikti me Greqinë është akoma i hapur

Opinione

Ngjarjet e fundit tregojnë se konflikti me Greqinë është akoma i hapur

Nga: Asllan Bushati Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 17:17
Asllan Bushati

Mendimet e më poshtme për këtë shkrim, dëshiroj ti ndaj në radhë të parë me gjithë pjestarët e komunitetit  shqiptarë në SHBA . Por në se mirkuptimi është më i gjërë  në diasporë  e në trojet etnike do t’ju ofroja  mirnjohjen time të pakufishme . Kështu, më se pari jam i prirur tju kërkoj mbështetje  e mirkuptim  gjithë vatranëve , të cilët më njohin nga afër. Po ashtu  edhe miqve të mi të vjetër e të ri, drejtuesve të organizmave të komunitetit , intelektualëve, biznesmenëve, medias, madje dhe të gjithë shqiptaro- amerikanëve që mendojnë afërsisht (ose identikisht)  si  unë. E them këtë se pas një analize të shkurtër do t’ju bëj thirrje të bashkohemi për dy problem të cilat i konsideroj shumë të rëndësishme.

Janë të njohura botërisht: sulmi  grek kundër shtetit  shqiptar të porsa krijuar në 1912, pushtimi i trojeve jugore shqiptare në luftën ballkanike, sulmet  e papricipta në Lidhjen e Kombeve, pushtimi i trojeve shqiptare në konfliktin italo-grek, gjenocidi  ndaj popullsisë came, shpallja dhe mbajtja deri më sot i ligjit të luftës me Shqipërinë, konflikti i armatosur i vitit 1949, kërcënimet e vazhdueshme gjatë gjithë Luftës së Ftohtë,  vrasja e tre ushtarakëve shqiptar në Postën Kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër, vrasja nga policia greke  e 171 shqiptarve pas 1991 pa dhënë asnjë shpiegim dhe ngjarja e 7 Nëntorit 2018 në Bularat të Gjirokastrës, etj, etj  tregon se konflikti i shqiptarve me grekët është akoma  i hapur dhe i rrezikshëm.

Shtetasi shqiptar Kostandinos Kacifas (minoritar grek , por edhe me shtetësi  greke), i stërvitur në forcat komando të Greqisë, shfrytëzoi një aktivitet paqësor në fshatin e tij në Bularat të Gjirokastrës  (ku ishte e  ftuar edhe një ministre  greke) për të kryer një akt të shëmtuar  terrorist. Ky person pa asnjë arsye dhe pa paralajmërim  sulmon  me një automatik  me dylbi , postën e policisë shqiptare që ishte e pranishme për ruajtjen e rendit e të qetësisë publike.  Pasi Kacifas  vazhdonte të qëllonte pa ndërprerje,  e nuk i bindet forcave të rendit që  të dorzohet, dhe duke qenë një  rrezik potencial  për  njerzit e pranishëm dhe policinë , asgjësohet sipas ligjit shqiptar dhe së drejtës ndërkombëtare.  

Asgjësimi i tij, brenda pak orësh u kthye  në Greqi , në një valë urrejtjeje  e rracizmi  të paparë  kundër shqiptare, ku  pothuaj në shumicën e mediave , situata u transformu  në thirrje të hapur  për luftë. Sa kaq,  forcat më të errta greke  të të ashtuquajturit “Agimi i artë” e të nacionalizmit ekstrem, planifikojnë dhe organizojnë një maskaradë të vërtetë  gjat ceremonisë mortore  në Bularat  më 7 Nëntor 2018. Me trupin e pajetë me arkivol të hapur të të ndierit  Kacifas, në prani të një euro deputeteje qipriote, të një deputeti  grek, të dy deputetëve ( dhe një ish deputeti) shqiptar të komunitetit grek, me një flamur super të madh grek ku thuhej se : këtu është vorioepir, vorioepiri është Greqi, Maqedonia është Greqi …në korr bëhej thirrje që  me sopata e me zjarr vritni shqiptarët. Kështu ceremonia mortore  e Kacifas  u këthye në cfaqen më të shëmtuar të nacinalizmit kriminal  grek.

Ceremoninë e udhëhoqën figura të njohura  dhe të skeduara të krimit në Greqi,  të cilët kanë qenë të pranishëm  pothuaj në të gjitha provokimet e tri dekadave të fundit që grekët kan bërë në Shqipëri. Krahas fyerjeve të rënda , ata  kërkonin në korrin  mortor e në media që Kacias nga terrorist të shpallej “hero i vorioepirit’ dhe kisha ta shall  ate “Shejt” e në vendin e asgjesimit të tij  në Bularat të ngihet një kishë me emrin e tij, e të bëhet vendi i peleglinazheve të së ardhmes. Kortezhi me në krye figurat e sipërpërmendura , e në mënyrë provogative bllokoi edhe qarkullimin e lirë  njerëzve e të mjeteve  në rrugën nacionale Gjirokastër- Kakavi, duke e këthyer  ceremoninë mortore në një shëmti  të  pa dëgjuar ndonjëherë e të përdorur politikisht në mënyrën më të ulët të mundëshme.

 Në gjykimin tim,  lejimi  nga autoritetet shqiptare i  grekëve për të marrë pjesë në një ceremoni  mortore, ka qenë i drejtë dhe i  arsyeshëm. Por toleranca e autoriteteve shqiptare ka qenë  më e  tepërt se sa duhej, madje  deri  poshtëruese. Prisja që: Presidenti, Kryeministri, Ministri i Jashëm, e Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit të dilin me deklarata dhe të mbronin sigurinë kombëtare e prestigjin e shtetit. Nuk e bënë ,e kjo rëndon jo vetëm mbi to por mbi cdo shqiptar.

Kjo situatë provogative dhe e shëmtuar më ka shtyrë tju drejtohem ju të nderuar  bashkatdhetarë në SHBA e më gjërë, që për dy problem të bashkohemi dhe të kërkojmë ndihmën e miqve tanë amerikan në Kongres, Senat, Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë (po të jetë e mundur edhe në shtete të tjera)se :

Varrezat e ushtarëve grek të rënë në trojet shqiptare në kohën e luftës italo-greke, janë  ngritur padrejtësisht në Shqipëri. Por më e keqja,  ata tashmë janë  këthyer në vende peleglinazhi  fyes për shqiptarët nga forca të errta e ekstremiste greke. Prandaj është në të mirë të të dy vendeve, të të dy popujve dhe të të dy shteteve që ato të trasferohen sa më parë brenda teritorit grek. Në të kundërt do të krijohen kushtet që njerëz të pa formuar, të pa përgjegjëshëm e  jo tolerant , të ndërmarrin akte dhunimi e përdhosjeje  ndaj këtyre varrezave. E këtë nuk do ta dëshironte asnjë shqiptar i përgjegjëshëm, se në kodin tonë moral si komb dhunimi i varreve (edhe i armiqve është i papranueshëm). Por kjo ka gjasa që të ndodh dhe konflikti i armatosur do të shtrohej si opsion.
Ekstremistët grek në Bularat të Gjirokastrës ,bënë thirrje që në atë vend të ngrihet një kishë me emrin e Kostandin Kocifas, ku të jetë vend peleglinazhi i përhershëm. Kjo do të ishte për shqiptarët shumë provogative  dhe e pa pranueshme. Grekët në vendin e tyre  terroristin Kocifas mund ta bëjnë hero , ashtu sic mund ta bëjnë edhe shejt, por Bularati është pjesë integrale dhe e pandashme e Shtetit Shqiptar. Në se maskarada e 7 nëntorit 2018 vazhdon me mënyra e forma të tjera  , konflikti nuk është larg.

Që konflikti i armatosur midis shqiptarve e grekve të mos ndodh, ju bëj thirrje të nderuar bashkatdhetar, që në kohën më të shkurtër të kontaktoni me kongresmenët dhe sematorët e shtetit tuaj  e t’ ju bëni  të qartë situatën shpërthyese që ekziston për të dy problemet e sipër përmendura. Ndihmesa e tyre do të jetë   shumë e madhe dhe shumë e nevojëshme.  Unë ju siguroj se në kohën më të shkurtër do t’ju kërkoj takim Kongresmenit Eliot Engëll dhe Senatorit Carl Shumer të NY-së. Me shumë respekt për Ju.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat