Plagjiatura, pasqyra e zymtë e UP-së

Opinione

Plagjiatura, pasqyra e zymtë e UP-së

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 15 tetor 2018 Në ora: 13:43
Zejnullah Jakupi

Të trajtosh problemin e plagjiaturës në UP dhe institucionet arsimore private në Kosovë është sikur të gërvishës varrën ende të pa shëruar mirë e cila mbetet ndër çështjet më të diskutueshme të shoqërisë kosovare. Arsimi i Lartë dhe skandalet e një pas njëshme në UP lidhur me plagjiaturën u shëndrruan në ankth, i cili po i preokupon edhe univerzitetet përtej kufinjëve nacional. Mbase tek ne ky problem është më i thekësuar ose dhjetëherë më present dhe shumë pak i trajtuar.

UP-ja si olimpiadë e arsimimit të lartë në Kosovë u bë arenë e gladiatorëve politik ku mbateshin dhe mbaten akoma muskujt. Punësimi në UP ishte dhe mbeti synim i çdo intelektuali sa do pak i arsimuar që ishte. Secili filloi të projektojë idenë e një karriere të bujshme, e një jete të mirë, e cila do arrihej siku të fitonte ndonjë gradë shkencore, qoftë edhe në mënyrë të dyshimtë dhe të avancohet në UP si kuadër akademik. Postet e tilla pas luftës ishin shumë të kërkueshme, sepse elita politike i kishte rritur aty edhe rrogat mbi 100 përqind. Sipas Arsim Bajramit ish-ministri i arsimit, një professor i asociuar merrte jo më pak se 2000 Euro në muaj. Gjysmën e kësaj shume, e ndanin docentët, ndihmësit e profesorëve ose kandidatët e studimeve postdiplomike.

Për këtë fajin e kishte „Kapitali kulturor“ i Pierre Bourdieut i cili u avancua në një sindrom të pasluftës kosovare. Ky ishte sindromi i „hajnisë“, i cili filloi të zgjerohet edhe në fusha tjera. Njëherë  ai u formalizua vetëm me vjedhje votash, pastaj i erdhi radha kapitalit financiar i cili u konkretizua në tendere, pastaj vazhdoi edhe me zhvatjen e kapitalit kulturor. Nocionin për „kapitalin kulturor“ më së miri e shpjegon filozofi francez Pierre Bourdieu (1998) i cili preferoi që t’i studionte shoqëritë, jo në termat e klasave siç bëri Karl Marks, por e përdori konceptin e fushës ( shih veprën e tij „Dallimet e vogla“). Shoqëria sipas tij funksionon si „një arenë sociale në të cilën njerëzit manovrojnë dhe luftojnë në ndjekjen e burimeve të dëshiruara. Fusha është një sistem i pozicioneve sociale i strukturuar së brendshmi në termat e marrëdhënieve të fuqisë. Më specifikisht, një fushë është arena sociale e luftës mbi pronësimin e disa llojeve të kapitalit“(cituar sipas Ervin Muço 2018: 16f.).

Bourdieu e zgjeroi idenë e kapitalit financiar në kategori të tjera të tilla si kapitali social, kulturor dhe ai simbolik, duke pohuar se „një individ zë një pozi[c]ion në hapësirën sociale dhe nuk është i përkufizuar nga kapitali social, por nga shuma e të gjitha llojeve të kapitalit që ai posedon dhe nga shuma relative simbolike, sociale, ekonomike dhe kulturore” (po aty, sic!).

Sipas këtij përshkrimi reflektimi i kapitalit kulturor ose human hyri në modë edhe për shoqëritë në tranzicion. Filloi të tjetërsohet edhe kapitali kulturor/human e që dot të thotë se filloi marrja e diplomave ad hoc dhe pajisja me tituj dhe grada shkecore, pasi që u konfirmua se kapitali human sillte në mënyrë idirekte edhe kapitalin financiar dhe ate simbolik, pra pushtetin, autoritetin dhe forconte pozitën e individit në shoqëri.

Me të drejt edhe R. Benson (2003) duke interpretuar autorin P. Bourdieu argumenton se të kesh kuadër të mirë [akademik] do të thotë të kesh kapital të mjaftueshëm kulturor. Por problemi kompleksohet kur elitat vazhdojne gjahun, përpos kapitalit human i rreken gjuetisë, drejt synimeve tjera, t´i bashkojnë; kapitalin financiar bashk me atë simbolik dhe kulturor. Vetëm me një kombinim të tillë, sipas Bourdieu-t, arrihet rezultati maksimal i autoritetit.

„Kapitali kulturor/human“ dhe plagjiatura

Elitës politike të paslufës i mungonin tre llojet e kapitali; kapitali social, financiar dhe ai kulturor. Këto dyjat të parat i sotroi për mrekulli, por i mungonte kapitali kulturor. Atërherë shumë prej tyre filluan "vjedhjen" ose shkollimin me zor. Në raste kur ju mungonte ideja kreative e shkrimit akademik kopjonin vepra të autorëve tjerë dhe nuk jepnin burimin, veprën e autorit prej nga kishin huazuar citatet në punimet e tyre shkencore. Kandidat e shumtë në mesin e tyre edhe politikanë nga elita politike nxituan, „me para në dorë“ e pa merita t´i blenin titujt dhe gradat shkencore duke përvetësuar veprat të huaja si personale, edhe pse ato ishin hulumtime që një autor ose autore kishte punuar për vite të tëra, ndërsa dikush i bënte për vete, me një copy past.

Bërja publike e këtyre rasteve sporadike të plagjiaturës në UP (kjo velnë edhe për vendet tjera kudo në botë) lindi si rezultat i zhvillimit teknologjik të softuer-it të plagjiaturës (ndër më të shquarit që përdorin univerzitetet me renome botërore si; Vroni plag, PlagAware, Turnitin, etj). Këtu duhet përmendur ekipin e specializuar gjerman i quajtur „Weber-Wulff” i cili njihet si ekipi më i profesionalizuar në këtë lëmi dhe i cili testoi gjithësej 28 programe prej të cilave 15 prej tyre dolën të sukseshëm në gjetjen e plagjiaturës. Pikërisht ky zhvillimi teknologjik po sjell me vete edhe ndryshimin shoqëror dhe çasjen në arsim për tejkaluar strukturat e manipuluara arsimore. Fenomeni i plagjiaturës – po bëhet gjithnjë "një ndjenjë e ankthit" dhe po merrë përmasa shetësimi dhe që është prezente në çdo shoqëri dhe jo vetëm në Kosovë.

Si veprohet në raste kur paraqiten rastet e plagjiaturës në univerzitetet gjermane?

Nëse dikush akozohet për plagjiaturë, fakulteti ndërmerrë masa dhe i rreket hulmtimit për ta vërtetuar këtë akuzë. Nëse vërtetohet se i apostrofuari ka bërë plagjiatë, atij i merret grada shkencore dhe i ndalohet të paraqes punime shkencore në atë fakultet, çfarë do të thotë se i pamundësohet edhe paraqitja e një teme të tillë në univerzitetet tjera. Kemi disa raste eklatante, siç është ai i ish-ministrit të mbrojtes në qeverinë gjermane Karl-Theodor zu Gutenberg, i ministres, po ashtu të mbrojtes Ursula von der Leyen. Gazeta gjermane „Die Zeit“ (Koha) shkroi në vitin 2015 se Gutenberg kishte kopjuar 475 faqe, ndërsa ministrja Leyen e cila akoma është në këtë post kishte plagjiatë vetëm në 70 faqe. Pastaj kemi rastin e kryetarit të parlamentit Dr. Norbert Lammert, ministrit për zhvillim Dr. Gerd Müller dhe ish-ministrit të jashtëm Dr. Frank-Walter Steinmeier, tani president i Gjermanisë. Gazeta në fjalë pyet; pse dikujt i merret grada dhe posti, siç ishte rasti me ish-ministrin Karl-Theodor zu Gutenberg dhe dikush tjetër u la në harresë? Z. Gutenberg u shkarkua nga posti i ministrit dhe ju morë grada Dr. Në raste kur i ndodh kjo një profesori, gjë që rallë hasim raste të tilla në Gjermani, ai humb vendin e tij të punës. Në shumtën e rasteve fenomeni i plagjiaturës po paraqitet zakonisht më shumë tek politikant të cilët në shpejtësi „marrin“ titujt shkencor për të filluar ose për ta vazhduar karrierën në politikë, se sa tek profesorët univerzitar.

Çfarë kosiderohet plagjiaturë në univerzitetet gjermane

Plagjiaturë do të thotë kur një autor merrë një pasazh më shumë se tre fjalë, p.shembullë “ “[Filan] mediumi është anakronik dhe shquhet për gazetari jo-profesionale”. Në këtë rast kemi nëntë fjalë në rrjesht. Ky supozim është një fjali e tërë. Nëse ne e citojmë këtë pasazh në mënyrë direkte, siç po e bëjmë tani, duhet t´i vejmë thonjëzat në fillim dhe në mbarim dhe të japim, emërin e autorit, veprën ku është thënë kjo thënije, vitin e botimit, shtëpinë botuese dhe faqen e librit, të revistës etj.

Nëse ne si autor e citojmë këtë X autor i cili e ka lancuar këtë supozim lidhur me mediumin, vetëm pjesërisht, pra japim vetëm shprehjen “mediumi anakronik”, atëherë në këtë rast nuk është pa tjetër të citojmë autorin, si në rastin e parë. Këtu mjafton vetëm ta fusim në thonjëza dhe kjo tregon se metafora “Mediumi anakronik” nuk e kemi thënë ne por, e kemi huazuar nga një autor tjetër. Nëse ne nuk japim citatin „fjalë për fjalë“, këtë mund ta japim vetëm si parafrazim duke shkruar: „Mediumi [i caktuar] është kritikuar për profesionalizëmin e dobët dhe është quajtur medium “anakronik”. Siç shihet sërish nocioni “anakronik” futet në thonjëza. Nëse heqim dorë tërsisht nga ky nocion dhe e përshkruajmë ose e zëvëndësojmë atë me një nocion tjetër, për shembull; mund ta plotësojmë me shprehjen jo-modern, i tejkaluar etj, atëherë nuk kemi nevojë ta fusim në thonjëza. Pra në raste kur një citat të caktuar e përshkruajmë përmbajtjen e tij pa ndryshuar në esencë kuptimin, atëherë shënojmë si më poshtë; krahaso ose shih atorin X ose Y. Me këtë i thuhet lexuesit, krahaso citatin në origjinal të cilin ne si autorë e kemi parafrazuar. Citati i drejtpërdrejt do të thotë se ne kemi lexuar X. autorin i cili ka thënë se „[Filan] mediumi është anakronik...“. Pra në këtë rast ne i qasemi veprës primare (origjinalit). Nëse e kemi lexuar këtë citat në versionin sekundar dhe, ne e përvetësojmë ate si interpretimin tonë personal, pa e dhënë autorin Y, kjo i bie se ne kemi bërë plagjiaturë, çoftë ky edhe një rrjesht i vetëm.

Kur jemi te sasia se deri kur vlerësohet një punim si plagjiaturë kjo mbetet një çeshtje brenda univerzitare. Pra dihet se nese punimi prej 200 faqeve ka vetëm 2% plagjiaturë, është kompetencë e fakultetit pastaj të vendos se çfarë të bëjë me punimin në fjalë. Këtu duhet analizuar se në çfarë masë janë bërë këto lëshime, ndoshta janë vetëm fjali të huazuar pa ndonjë domethënie të caktuar të cilat nuk prekin çështje bazike të temës dhe ansajelltas.

Duhet thekësuar gjithashtu se, nëse punimi përmban mbi 7 përqind ose 30 përqind plagjiaturë, ku ka faqe të tëra të kopjuara pa dhënë autorin, atëhërë pa më dyshje kjo quhet plagjiaturë e rëndë dhe ndëshkohet autori i cili ka lejuar një gjë të tillë.

Kur jemi tek fshehja e burimit të autorit, nëse e citojmë atë, nuk ka rëndësi se në cfarë relacionesh qëndrojmë me autorin e cituar. Pra, plagjiaturë konsiderohet edhe nëse e citon babën, bashkëshortin, por edhe vetë punimin tënd, të cilin e ke botuar para ca vitesh. Në gjitha rastet duhet të jepet autori, përndryshe nëse e fsheh do të thotë ke bërë plagjiaturë.

Univerzitetet në Gjermani dhe ato në Kosovë, si reagohet në raste të tilla?

Tani, teknika e zbulimit te plagjiaturës, siç cekëm më lartë ka përparuar mjaftë mirë. Në Gjermani për shembull çdo fakultet posedon softuer-in me të cilin në raste të dyshimta bëhet hulumiti për plagjiaturë. Këtë detyrë e ka mentori, profesori i fakultetit ose komisioni vlerësues. Nëse profesori sheh që studenti i tij ose doktoranti ka vëtem 7 përqind plagjiatur, i rekomandon t´i rishikoj faqet e shkruara dhe ti jap me korrektësi faqet e plagjiatuara. Ka raste kur edhe paraqiten probleme në komunikim. Profesori ose mendori i studentit mund ta ndërpres bashkëpunimin me studentin e tij shkaku i plagjiaturës dhe ky është një fakt për mentorin se studenti në fjalë nuk ka punuar në mënyrë korrekte dhe nuk dëshiron që nesër ky student të njollos emrin e tij ose emrin e univerzitetit.

Në vendet post-socisliste pra, e kam fjalën për të gjitha vendet e dalura nga tranzicioni, siç është rasti me Kosovën ka akoma shume probleme, sepse UP-ja, nuk ka mekanizma të zhvilluara për t´i luftuar këto dukuri negative. UP-ja ende nuk ka „struktura solide arsimore“, tek të cilat shoqëria mund të mbështetet në pritshmëritë e saja.

Në UP ka raste kur edhe profesorët kanë marrë tituj me vepra të autorëve ose studentëve të tyre, pra kanë bërë plagjiaturë të plotë kanë kopjuar komplet librin e X autorit dhe e kanë përvetësuar si vepër të tyre (Shih listën e botuar nga organizata „ADMOVERE“, sipas mediave, një bashkëpunim ky me „Koalicionin për Integritet dhe Transparencë në Universitet, e përkrahur edhe nga KFOS-i“ i botuesit Shkëlzen Gashi.). Në këtë rast as fakulteti por as ministria nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për tu tërhequr gardat shkencore këtyre personave të akuzuar.

Univerziteti i UP-së duke qenë akoma në suaza transicioni i cili është ngritur në kohën e pasluftës pikërisht me kuadër të pa verifikueshëm dhe pa stafë adekuat, nuk po mund të çlirohet nga kjo klikë gjysmë illegale e instaluar në UP. Pra, vet hierarkia e univerzitetit ka vendosur në krye kuadër të përfour për plagjiaturë dhe këta vetvetiu kanë bërë plagjiaturë në mënyrë zingjirore dhe mbajnë rreth vetes gjithë stafin me defekte të tilla.

Ky kuadër me profesorët jomeritor nuk ka dëshiruar t´i verifikojë  rastet e tilla, qoftë edhe në mënyrë analoge, se cili autor çfarë ka shkrur dhe sa ka bërë plagjiat? Në këtë rast as shteti, pra as prokuroria nuk reagon pa reaguar univerziteti. Të vetmit janë studentët vigjilentë të cilët i kanë hulumtuar dhe tematizuar këto dukuri negative, por deri tani pa ndonjë efekt të duhur sepse nuk ka akoma një reflektim nga univerziteti lidhur me këtë çështje.

Rekomandimi

Problemi i zgjidhjes së kësaj dileme mbetet vetë stafi akademik. Për ta pastruar atë duhet një „skanim“ biografisë së profesorëve dhe veprave të tyre.Me fillimin e këtij „lustrimi“ mund të „dridhet“ e gjithë elita politike dhe natyrisht edhe kuadri akademik, prandaj druaj se për të mos prishur rehatinë e stabilitetit politik kjo gjendje do të jetë tutje kështu, për fat të keq do mbetet gjendje staus quo.

Pra, nëse UP-ja nuk ndërmerrë asnjë iniciativë të tillë e cila është e obliguar ligjërisht ta mbrojë pronën intelektuale, i mbtetet shoqërisë civile dhe medias pastaj t ´i tematizojë rastet në fjalë dhe përfundimisht t´i drejtohet prokurorisë dhe të fillojë investigimin, pavarësisht se sa është e rëndë kjo sifidë, ajo duhet të filluar. Përndryshe nuk mund të ketë reformimim të UP-së qualitet dhe qëndrueshmëri të arsimit të lartë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat