Serbia me urdhër të Aleksandër Vuçiç, komandant suprem i forcave të armatosura serbe, më 4 tetor 2018 hoqi urdhërin e gatishmërisë luftarake të shkallës së lartë në vijën kufitare Serbi-Kosovë. Kjo gatishmëri luftarake kërcënuese dhe e pamatur u bë pas vizitës rutinore së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Liqenin e Ujmanit të ndërtuar në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar me paratë e Kosovës, kur edhe u është paguar serbëve dëmshpërblimi për tokat e tyre të mbuluara me ujë në këtë zonë kufitare. Presidenti serb Vuçiq në disa deklarata ë tij është shprehur se, “funksionarë të Kosovës mund ta vizitojnë Veriun e Kosovës vetëm me dakordim të NATO-s dhe të serbëve lokalë, e para, dhe e dyta, faktit se bashkësia ndërkombëtare mendon se është normale që Presidenti i Kosovës të lëviz nga të dojë”, Vuçiq i përgjigjet se, “ndoshta është normale që edhe kryetari serb të lëviz nga të dojë, por mua mu pamundësua”. Vuçiq me këtë deklatarë Vuçiq mesa duket ka harruar fare se Kosova tashmë është shtet i pavarur me sovranitetin e vet, me institucionet e veta, i njohur nga 115 shtete të botës dhe se nuk është më nën Serbi. Vuçiq ditë më parë udhëtoi edhe në Moskë ku u takua me vëllaun e madh Putin për të kërkuar mbështetjen e tij për këto qëndrime të pabaza të Serbisë. Kjo flet qartë se Beogradi edhe pse me argumente të rreme i tëri është vënë në lëvizje për ta mbrojtur politikën e tij ekspansioniste.
Aleksandër Vuçiq siç transmetoi Televizioni ABC- Tiranë më 10 tetor 2018 si pjesëmarrës në samitin ndërfetar ne Kazakistan, veç tjerash deklaroi se, “ Serbia në bisëdimet e ardhëshme Beograd- Prishtinë në Bruksesl do ta shtrojë edhe çështjen që të mbrohen të gjitha manastiret,kishat dhe vendet e shenjta serbe dhe pasuria e tyre në Kosovë e të vihen nën juridiksionin e Kishës Orthodokse Serbe, dhe se për këtë gjë do të kërkojë edhe ndihmën e Evropës”. Vuçiq më tej shtoi se, “për bisedimet e ardhëshme midis Beogradit e Prishtinës në Bruksel, Serbia është duke përgatitur një platformë të re”. Duke i theksuar një për një afër 50 objekte fetare orthodokse dhe sipas tij vende të shenjta serbe sëbashku me pasuritë e tyre të paluajtëshme, fitohet përshtypja se Serbia e kërkon të paundurën në Kosovë, sepse po të realizohet kjo, atëherë Serbia do ta futën “kalin e Trojës” në Kosovë. Kjo don të thotë se Serbia tashmë po përgatit një okupim orthodoks të Kosovës. Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojë që të ndodh një gjë e tillë, sepse historikisht është e ditur se kisha orthodokse në Kosovë ka patur edhe para se serbët ta okupojnë Kosovën.
Ndërkaq Prishtina zyrtare edhe pse disponon mijëra argumente bindëse nuk është duke i bërë lëvizjet e duhura për ta demaskuar Serbinë si agresore të vetme në Ballkan, e cila në fund të shekullit 20-të nxiti e filloi tre luftëra gjenocidale, të përgjakshme dhe shkatëimtare edhe atë në Kroaci, Bosnjë Hercegovimë dhe në Kosovë.
Deklaratat e lidershipit të Beogradit se Serbia në bisedimet Prishtinë-Beograd në Bruksel nuk duhet të mbetet humbëse, por duhet gjetur një kompromis, shpreh qartë dinakërinë e skajshme serbe lidhur me këto bisedime. Deklaratat kohëve të fundit edhe të Ivica Daçiq, miinistër i Jashtëm i Serbisë se, “Gjykata ndërkombëtare e Hagës është duke i prëgatitur ambientet e saj për 9 ish udhëheqës të lartë të UÇK- së për gjoja krimet e bëra ndaj popullatës serbe”, apo se gjoja shumë shtete do ta anulojnë pranimin e Pavarësisë së Republikës” nuk janë gjë tjetër pos gënjeshtra naïve. Tashmë dihet se ushtria serbe në vitin 1999 e bëri shkrumb e hi Kosovën, duke filluar nga familja e Jasharajve në Prekaz ku u vranë më shumë se 50 anëtarë të kësaj familje të të gjitha moshave perfshirë edhe Adem Jasharin, legjemdën e rrezistencës kosovare. Ushtria serbe në Kosovë vrau 15 mijë shqiptarë, dhunoi në mënyrë shtazarake 18 mijë femra shqiptare, krijoi shumë varreza masive, shkaktoi eksodin e afër 1 milin shqiptarëve, ndërsa edhe sot e kësaj dite nuk dihet fati i 1860 personave të pagjetur. Është e pastër si loti se Serbia ka shkelur trojet shqiptare, ndërsa Kosova nuk ka shkelur as edhe një metër të tokave serbe. Kushdo që sot e viziton Kosovën e Pavarur gjëja e parë që i bie në sy janë varrezat e shumta përkujtimore anë e mbanë Kosovës të rregulluara e të sistemuara bukur ku prehen bijtë më të mirë shqiptarë që flijuan jetën e tyre për çlirimin e Kosovës
Kjo tregon se Kosova nuk duhej të hynte fare në bisedime me Serbinë në Bruksel pa kërkuar Serbia falje publike për terrorin,vrasjet,dhunimet, shkatërrimet dhe gjenocidim që bëri në Kosovë, pa u zbardhur fati i 1860 personave të pagjetur, pa e pranuar Pavarësinë e Kosovës, dhe pa përgatitur një platformë të mirëfilltë dhe një grup të aftë për bisedime.
Egzistojnë dëshmi të argumentuara historike se serbët janq ardhacakë në Ballkan, Serbia nga një Pashallëk i Beogradit i ka zgjeruar kufijtë e vet me luftëra të përgjakshme, me vrasje dhe djegie e më së shumti në dëm të shqiptarëve. Më parë shqiptarët trojet e tyre i kanë patur gjer në Qupërli përtej Nishit. Hordhitë serbe me vrasje i kanë dëbuar shqiptarët nga këto vende dhe i janë afruar edhe bregdetit të Shqipërisë, por në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, dhe në Konferencën e Paqës në Paris në vitin 1920, u vendosën këto kufij aktualë edhe pse në dëm të shqiptarëve. Në viset e okupuara serbët në mënyrë të shpejtë toponimet vendase i kanë zëvendësuar me toponime serbe dhe i kanë ndërtuar kishat e tyre orthodokse serbe.
Këto të dhëna historike i dëshmon edhe Faksimili i hartës së Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, ku shihen qartë kufijtë realë të Serbisë në periudhën e viteve 1804, 1810, 1812, 1815, 1820, 1867 që janë shënuar në brendinë e kësaj harte. Kufijtë e sotëm të Serbisë ku janë përfshirë trojet shqiptare janë arritur vetëm nëpërmjet ekspeditave të përgjakshme serbe ndaj shqiptarëve.
Luftën e fundit në Kosovë në vitin 1999 e nisi Serbia pasi i suprimoi institucionet dhe arsimin në të gjitha nivelet në Kosovë. Ajo e sulmoi Kosovën me dhjetëra mijëra ushtarë, paramilitarë e policë të shoqëruar me tanke, autoblinda dhe armatim të rëndë, duke djegur e shkatërruar qindra mijëra shtëpi, duke vrarë shqiptarë të pafajshëm mes tyre gra, pleq e fëmijë. Dhunimet e femrave shqiptare janë nga më trishtueset dhe më makabëre që njeh historia e njerëzimit.
Serbia ka shpërndarë mijëra dokumente propagandistike për gjoja sovranitetin që i cënohet me Pavarësinë e Kosovës, për të mbuluar tmerret dhe dëmet që ia ka shkaktuar Kosovës.
Ndërkaq Kosova ka bërë shumë pak për ta demaskuar Serbinë. Në Kosovë janë botuar tre libra të autorëve kosovarë bazuar në rrëfimet e femrave të dhunura shqiptare në Kosovë, por për fat të keq këto libra nuk kanë kaluar përtej kufijve të Kosovës.
Gazetari Musa Kurhasku, që gjatë invazionit serb në Kosovë në vitin 1999 për shkaqe sigurie për gazetën “Fakti” shkruante me emrin Albin Isaku, në një shkrim të tij përshkruan ngjarjen rrënqethësë kur një vajzë shqiptare minorene pasi ishte dhunuar nga ushtarët serbë bashkë me motrën e saj të vogël kishin nisur të largohen nga vendi i ngjarjes, dhe pasi kishin arritur në një kodër shkëmbore, minorenia e çnderruar dhe e lënduar psikikisht në dinjitetin dhe nderin e saj për një çast ndalet, e përqafon motrën e vogël dhe e hedh veten në greminë për të mos mbetur e gjallë.
Gazetarja Luljeta Selimi është autore e librit me titull ”Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”. Ky libër me përmbajtjen e tij trishtuese por tejet reale, është argument i pakontestueshëm për mbarë opinionin që të mësojë e dijë më shumë për gjenin shtazarak serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Gjer më sot unë kam shkruajtur disa tekste që janë botuar në media me rekomandim lidershipit kosovar, biznesmenëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në diasporë, që librat me kësi përmbajtje është më se e nevojshme të përkthehen në gjuhë të huaja dhe tu dërgohen ambasadorëve në OKB, në Unionin Evropian, Këshillin e Evropës, Grupin e Kontaktit dhe tërë burrështetasve tjerë. Në këtë mënyrë ata do të kuptonin më qartë se çfarë krimesh kanë bërë serbët në Kosovë, e sidomos ndaj vajzave e grave shqiptare. Në këtë drejtim me një letër të hapur i jam paraqitur edhe Kongresit Mbarëshqiptar në Botë të mbajtur nga vëllezërit Kuzhnini në Prizren dhe në Tiranë. Para disa muajve në media u botua edhe një letër e imja e hapur drejtuar Bexhet Pacollit, ministër i jashtëm i Kosovës, me të njëjtën kërkesë, sepse intuita dhe përvoja prej gazetari më kumbon në shpirt se librat e këtillë po të shpërndahen nëpër botë, flasin më shumë se qindra ambasadorë në të mirë të Kosovës, por për fat të keq këto angazhime të mia hasën në vesh të shurdhër.
Ja disa grimca të rrëfimeve nga libri i Luljeta Selimit. “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”,” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Më dhunuan para syve të nënës”, “Më dunuan e ma prenë gjirin”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “Me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tëtë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderruan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”
Do të ishte gjë e qëlluar që një libër i këtillë tu dërgohet edhe bashkëshortes dhe fëmijëve të Aleksanër Vuçiqit që me fakte të binden për rrugën e gabuar të tij ndaj Kosovës. Një libër të këtillë duhet ti dërgohet edhe Frederika Mogherinit, komesares së lartë të BE që ndërmjetëson bisedimet Prishtinë-Beograd në Bruksel, Maja Kocijançiqit, zëdhënëses së BE-së, pse jo edhe Ana Bërnabiqit, kryeministres së Serbisë.
Ndërkaq Hahim Thaçi, Presidenti i Kosovës, më datë 13 mars 2018 para një auditoriumi prestigjioz në Londër promovoi librin e tij autobiografik “Kosova shtet i ri”, Të njejtën gjë e bëri edhe në Paris, edhe pse para këtij promovimi duhej të kishte bërë promovimi i librave që flasin për dhunimet dhe krimet serbe në Kosovë.
Kohëve të fundit jemi duke i dëgjuar deklaratat e Hashim Thaçit, President i Kosovës, i cili në mënyrë të papërgjegjshme i ka vënë vetes një barrë të rëndë mbi shpinë për të vazhduar dhe përfunduar sa më shpejt bisedimet e Serbinë në Bruksel, edhe me çmimin e korrigjimit të kufijve, gjë që ka shqetësuar dukshëm mbarë opinionin kosovar, mbarëshqiptar dhe ndërkombetar. Kjo me siguri është një kafshatë e madhe që nuk mund ta kapërdijë Hashim Thaçi i vetëm, për vetë faktin se Serbia ka marë maksimumin nga shqiptarët dhe Kosova. Serbia i ka shkatuar Kosovës plagë të thella, përvëluese dhe të pashërueshme, e para, dhe e dyta Kosova nuk është vetëm e Hashim Thaçit, ai nuk është pronar i saj, ai nuk është mbret i Kosovës , dhe se për të ardhmen e Kosovës do të vendosën vetë populli i Kosovës. Kurrën e kurrës një person nuk mund ta dojë atdheun e vet më shumë se sa i tërë populli i tij.
Hashim Thaçi gjatë bisedimeve me Aleksandër Vuçiq duhet tja tregojë Serbisë Vallen kreshnike të Rugovës ose Vallen e Shqiponjve krenare, e jo të shkojë pas Valles sitno Shumadinase serbe.
Zgjidhja më reale dhe e drejtë duhet të jetë që Sërbia të detyrohet që Lugina e Preshevës ti bashkangjitet Kosovës, e asgjë tjetër. Ndryshe zgjidhjet tjera do të ishin një kandil i ndezur për konflikte në të ardhmen. Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që Sërbia agresore e dëshmuar, të vihet në një rafsh me Kosovën viktimë duke kërkuar kompromise absurde.