Vjeshta e lavdisë së rreme patriotike

Opinione

Vjeshta e lavdisë së rreme patriotike

Nga: Rexhep Shahu Më: 13 tetor 2018 Në ora: 14:59
Rexhep Shahu

Duke u kacavjerre pas flamurit te Ismail Morines, duke u ngjite ne qiellin e lavdise e te fames se enderruar si kalores i madh i patriotizmes, iu kujtua per nje çast çelesi i Tiranes tek ia jepte kengetarit serb Bergoviq kengetar qe frymezonte ushtaret serbe ne betejat e tyre kunder boshnjakeve e shqiptareve. U drodh se mos djajte po ia kujtojne dhenien e çelesit te Tiranes. Por djajte flene gjume nga dhjami i tepert si arijte ne dimer. Ai vazhdonte te fluturonte duke u mbajtur ne kepucen e Ismail Morines. Nga atje lart pa hijen e vet ne toke dhe iu duk vetja shume i madh, shume patriot, me shume se sa duhet patriot e atdhetar. Dhe u nis bashke me hijen e tij dhe shkoi ne sarajet e mbretit te ri serb. Aty ne mes te salles ngriti zerin dhe tha se Kosova eshte e pavarur, gje te cilen e dinin mbi 108 shtete te botes, e dinte gjithe bota e cila kishte luftuar vete per ta çliruar e pavaresuar Kosoven.

U shpall si beteje mbi ato te Skenderbeut nga lakejte e tij qe e demtojne me dashje dhe ai i paguan qe ta demtojne. Kur e tha ate fjale qe e dinin te gjithe, njeren dore e kishte te vega e flamurit te Ismail Morines dhe ishte gati te ikte bashke me flamurin ne qiellin e patriotizmit te pavdekshem, por Ismaili iku vetem, fillikat i vetem dhe nuk pranoi t'i kacavirrej askush ne flamurin e tij. Por veç nje vit zgjati vjeshta e arte e lavdise, fames e patriotizmit. Se ja ku erdhi vjeshta e re dhe çelesi i Tiranes duke ia dhene kengetarit Bregoviq rendonte me shume se gjithe fjalet e thena patriotikisht per t'i ngjare veç pak paraardhesit i cili ishte i semure me ate djall patriotizmi por e kishte natyral, bio. Rrafsh ne toke te bjere Ismail Morina, te hyje ne burg. Pune e madhe. Po flamuri! Kush e ul flamurin e Ismail Morines qe vazhdon te ngrihet e te ngrihet. Ne flamuri na duhet, s'na duhet Ismaili.

Aq sa na eshte dashte Ismail Qemali qe e kemi mbajte ne burg ne Muzeun Kombetar deri sa erdhi 100 vjetori dhe e nxorem buze Bulevardit te Mbretit qe e quajne Deshmoret e Kombit por deshmoret nuk kane asnje lidhje me ate bulevard qe e ka ndertuar mbreti Zog. S'ka lufte, ka paqe, ne behemi ure dhe le te kaloje kush te doje mbi kurrizin tone se jemi europianiste dhe jemi te duruar e duhet te sakrifikojme shpinat tona per europianizimin tone. Vjeshta e dyte e dimerveres shqiptaro serbe nis keq.

Gjashte projekte te medha fitoi ne Vjenen tone mike Serbia e njecke, vetem njecke projet fitoi Shqiperia europianiste. Jemi europianiste njehere pastaj dalengadale shqiptare thote naltmadhnia e tij me veprimet qe beri mes dy vjeshtash. Jemi shqiptare njehere uleras une e pastaj si shqiptare behemi shqiptare europianiste ose europianiste shqiptare. Patriotizmi qeveritar televiziv, fejsbukjan, tuiterjan kryeministror rritet, rritet e nuk e nxe vendi, nuk e nxene sallat, zyrat e sheshet e qeverise. Patriotizmi rritet e populli shqiptar pakesohet, zvogelohet ne numer. Me pak shqiptare Shqiperie e me shume shqiptare Gjermanie, shqiptare Zvicre, shqiptare Amerike. Me pak shqiptare zotni, shqiptare zotni ne trojet e tokat, trojet e pronat e tyre e me shume shqiptare skllever te huaj ne vende te huaja si merite e qeverise se droges. Qeveria e droges thote me zagaret e saj se nuk eshte drame as tragjedi ky paksim i frikshem shqiptaresh, eshte natyrshmeri, tendence zhvillimi.

Bile zagaret qe i sherbejne cdo te zoti e qe dine vec te lehin, zagaret tregtare tradhetare thone te vije popullsi tjeter ketu se duhen bleres, duhen konsumatore... Vjeshtat ikin e vijne dhe ne 5 vitet e qeverise se mbetjeve enveriste te frymezuar nga shfaqjet enveriste te diktatures, te mbeshtetur ne droge e vjedhje, trishtimi, frika e deshperimi i njerzve behet ulerites. Qeveria solli shume frike nder shqiptare keto 5 vite. Shume frike e shume servilizem, depersonalizim njerzish. Arroganca e qeverise dhe e parase se piste te droges eshte me e madhe dhe me e rende se frika e qytetareve. Ende frika nuk i lejon njerzit te dalin bashke ne sheshe, por nga shkaku i saj njerzit ikin pa zhurme prej atdheut, i ikin atdheut ne fshehtesi me lote ne sy.

Askush per qejf nuk i leshon trojet e tij, kurre ne asnje vend e ne asnje jete. Per qejf njeriu behet turist dy-tre muaj por nuk braktis trojet, endrrat, kujtimet, nuk braktis veten e tij. Vetem dhuna e eger e qeverise i detyron njerzit ta braktisin vendin. Dhuna e urise, dhuna e shperfilljes, dhuna e droges, dhuna e frikes e kercenimit me mungese shprese, me mungese besimi i detyron njerzit me ike nga syte kembet. Atdheu nuk te jep shprese. Qeveria e Edi Rames ta ngarkon shpresen ne canten e shpines ose ne valixhe ne barkun e avionit ose te autobuzit qe te derdh neper Europe. Kryeministri nuk lodhet duke na mashtruar, nuk e di se kur eshte boll, nuk lodhet duke genjyer, nuk e di kur eshte boll, nuk lodhet duke i bere keq shumices e mire nje pakice. Nuk ka vlere me te flitet per PD e per PS ne kete vend. Nuk ka vlere te flitet me per patriotizem, per atdhe, per liri, per te drejta. Jo. Sot ka vlere te flitet per sigurine personale. Droga sundon ne kete vend. Qeveria ka arrite ti vere te gjithe kunder te gjitheve dhe te gjithe degjojne recitimet patetike e te pandershme te Edi Rames neper ekrane televizive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat