6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Opinione

6 arsye për të mos studiuar Mjekësinë

Nga: Herolind Çeliku Më: 13 tetor 2018 Në ora: 11:28
Herolind Çeliku

Shumë nxënës pas përfundimit të shkollës së mesme kanë dëshirë të regjistrohen në fakultetin e mjekësisë qoftë të nxitur nga familja e tyre (për inat të kojshisë ose dikujt tjetër) ose të nxitur nga vetja e tyre duke mos e ditur se çfarë sakrifice jetësore i pret dhe e cila sakrificë nuk ka asnjë shpërblim pos zhgënjimit jetësor. Ne kemi përmbledhur disa arsye pse nuk duhet t'a studioni mjekësinë? Lexim të këndshëm.

1.Gjashtë vite të fakultetit nëse provimet i kryen me afat.Pas kësaj 1 vit e ke praktikën pas diplomimit për të plotësuar të drejtën e nënshtrimit në provimet e licencës.Pas kësaj duhet një vit përvojë pune për të plotësuar të drejtën që t'i nënshtrohesh provimit për t'u pranuar në specializim.Nëse pranohesh ke edhe 6 vite tjera që t'i nënshtrohesh provimit specialistik(ke edhe disa vite tjera për subspecializim). Duket sikur në këtë profesion, shkollimi nuk ndalet kurrë. Ndërsa shumica e shokëve dhe shoqeve të mia do të jenë duke e shijuar jetën e tyre me familjen e tyre të cilën e kanë krijuar, ti akoma do të merresh me studim për kryerje të provimeve që nuk marrin fund kurrë.

2. Provimet e fakultetit të mjekësisë janë tepër të vështira. Do të iu duhet që për një provim të mësoni 1 ose dy vite. Ka raste të cilat kanë mësuar edhe 4 e më shumë vite si p.sh për provimin e Anatomisë së njeriuit dhe provimet tjera (Ka shumë njerëz të cilët i kanë bërë 40 ose 50 vite dhe akoma merren me provime të vitit të dytë ose të tretë). Gjatë studimeve tuaja do të fitoni edhe sindromën e studentit të mjekësisë ku gjatë studimit të sëmundjeve të ndryshme do të mendoni që i keni të gjitha ato sëmundje që i lexoni. Pra do të prekeni nga ky sindromë i cili nuk kalon lehtë. Do të jetoni tërë kohën mbi libra duke mësuar dhe studiuar dhe nuk do të keni kohë as për një kafe. Në mjekësi janë dy gëzime kur e regjistron(por nuk e dinë çfarë të pretë se nuk do të gëzoheshe fare) dhe kur e përfundon (por nuk do të gëzoheshe nëse do ta dije se çfarë skëterre jetësore të pret).

3.Sakrifikimi i jetës familjare dhe shoqërore. E gjithë jeta juaj do të ju shkoj në studim.Nuk do të keni kohë pothuajse për asgjë. Puna juaj do të jetë shumicën e kohës 24 orë pa pushim. Prandaj edhe vetëvrasjet më të mëdha ndodhin në profesionin mjekësorë për arsye të presionit të madh fizik dhe mendorë. Jeta juaj do të jetë një skëterrë e vërtetë. Ndoshta mund të bëni dikur para por çfarë duhen paratë kur e keni shkatërruar jetën tuaj.

4.Politikat shëndetësore- Në thelb, ngritja e shkallës mjekësore nënkupton që ju të filloni nga fundi, t'i përgjigjeni të gjithëve dhe të bëni punën tuaj. Do ta bëni këtë derisa të merrni më në fund lodhjen ekstreme fizike dhe shpirtërore saqë do të donit t'a ktheni kohën pas dhe të mos t'a kishit regjistruar mjekësinë.

5.Popullata e paedukatë. Do të ndodh me qindra herë gjatë praktimit të profesionit tuaj që të përzihen në profesionin tënd njerëz të cilët nuk dinë as shkrim dhe lexim, të cilët do të mundohen të diktojnë punën tuaj sidomos gjatë punës së praksës së përgjithshme. Do ta kuptoni që në mjekësinë primare 90% e pacientëve nuk vinë të kontrollohen por vinë të marrin injeksione dhe infuzione pra ju nuk do të bëni profesionin tuaj por do të bëheni një ''dorë automatike'' e cila shkruan receta për injeksione intramuskulare, intravenoze, infuzione etj. Dhe nëse nuk e bëni do të kërcënoheni në forma të ndryshme nga pacientët saqë mund të ketë edhe sulme fizike ndaj jush. Edhe nëse thirrni organet e rendit prap se prap ata do të qëndrojnë indiferent ndaj kësaj dhe nuk ju mbështesin aspak. Pra që në fillim të punës tuaj pacienti vjen nga shtëpia me mendjen për të marr çka të dëshiron ai dhe jo çka mjeku mendon se është më mirë për të. Pacienti pa trokitur fare futet në dhomën e doktorit dhe pa e përshëndetur fare thotë kam ardhur për injeksion duke dërdëllitur mua nuk më kalon pa injeksion. Dhe nga ky reagim i pacientit ti menjëherë e merr zhgënjimin duke menduar se pacienti mendon që nuk ka ardhur tek mjeku por në një supermarket në të cilin mund të marrë çfarë të dëshirojë?.

6. Do të keni punë me njerëz të kategorive të ndryshme nga njerëz analfabet deri tek njerëzit e edukuar. Gjatë profesionit tënd do të përballesh me sfida të shumta nga të cilat nuk mbështetesh fare nga shteti por vetëm shkelesh dhe trajtohesh me një rrogë të shoferit të qeverisë i cili mund të jetë edhe analfabet. Pra me tërë shkollimin që mund t'a kesh më në fund krahasohesh me një analfabet. Do të keni probleme me familjen sepse nuk do të keni kohë aspak të mjaftueshme për t'ia kushtuar. Do të rriten fëmijët e tu pa prezencën tënde dhe nuk do ta kenë ngrohtësinë dhe dashurinë e prindit. Dhe kjo do të ndikojë në jetën e tyre negativisht.

Të gjitha këto janë të vërteta dhe personeli shëndetësor i dinë mjaftë mirë këto fakte mirëpo ju që mendoni të studioni mjekësinë mund të thoni se ne po ju demotivojmë, jo aspak ne vetëm po iu tregojmë të vërtetat me të cilat do të përballeni në të ardhmen nëse keni synim mjekësinë. Do t'i kujtohet çdokujt ky shkrim në të ardhmen kur të sheh realitetin e hidhur me sytë e tijë dhe atëherë do t'i thotë vetes po ti çfarë kërkon në këtë skëterrë por atëherë do të jetë vonë sepse koha do të ketë ikur e ti do të endesh si i dehur nëpër udhët e jetës duke u përpjekur për të fshirë diçka që më nuk fshihet. Koha flet më së miri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat