Gjorgji Ivanov mund të bëhet fajtori kryesor i shkatërrimit të Maqedonisë

Opinione

Gjorgji Ivanov mund të bëhet fajtori kryesor i shkatërrimit të Maqedonisë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 13 tetor 2018 Në ora: 06:13
Sulejman Mehazi

Lojërat juridike e politike në Maqedoni s'kanë të ndalur, popullata e gjorê rri sy hapur e me bindje se çfarë do të bêhet me ish-funksionarët e lartë të korruptuar të këtij shteti. Dyshimet janë të shumta për burgosje, argumentet anojnê drejt aktrimeve politike sesa nga drejtësia juridike shtetërore. Regjisor e skenarist kryesor i aktrimeve dramatike politike shtetërore gjatë muajve në vijim mund të jetë e bëhet Gjorgji Ivanov. E gjithë situata politike e juridike do varet prej tij. Drama politike "Maqedoni" do ndahen në tri skena:|

-Skena e parë, me mizanskenat e saja kanë të bëjnë me veprimet gjykyese të Prokurorisë Speciale, dënimet, paraburgimet dhe burgosjet e ish-funksionarve të lartë të Maqedonisë, VMRO e  BDI;

-Skena e dytë me mizankenat e saja kanë të bëjnê me monologje e dialogje politike konfliktuoze maqedonase-jugosllave-ruse të VMRO-së, kundër palës tjetër maqedone-shqiptare për NATO e BE;

-Skena e tretë me mizanskenat e saja mund të jetë  trishtuese e shumë tragjike me shkatërrimin e Maqedonisë, personi kryesor i politikës kriminele mund të bëhet vet Gjorgji Ivanovi me amnestimin, faljen e të gjithë ish-fuksionarëve të lartë shtetëror të VMRO-së e as sesi të ish-funksionarëve të BDI-së. 

Me kësij veprime amnestishê Gjorgji Ivanov mund ta dërgonte shtetin e tij deri në mosegzistencë. Pas kësaj, ja ndarja e Maqedonisë në dy tabore politike apo luftarake: njëra, Maqedoni perëndimore për NATO e BE, tjetra, Maqedoni lindore pro sllave-ruse-serbe. Kush do fitonte vetëm Zoti e di!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat