Lutfi Haziri, më i dëshmuari për të parin e LDK-së!

Opinione

Lutfi Haziri, më i dëshmuari për të parin e LDK-së!

Nga: Dega e LDK-së, Fshati Malishevë - Gjilan Më: 11 tetor 2018 Në ora: 15:55
Lufti Haziri

Po vie në krye të LDK-së ashtu siç u dëshmua gjithëherë brenda saj! Një politikan pasionant, emocional dhe shumë energjik ! Me vendime të forta, personale dhe strategjike, i bindur në vetvete dhe askush nuk mund t’ia imponon asnjë vendim!  Lutfi Haziri është politikani i cili do të ketë jetëgjatësi politike në vend, me ndikim të madh edhe në mbarë botën demokratike, ashtu sic ishte edhe presidenti i ndjerë Dr. Rugova. Luta është një personalitet që e ushtron pushtetin me kapacitetin e tij prej një intelektuali, prej një burrështetasi i cili ishte faktor kyc në rrugën e formimit të shtetësisë sonë, është një njeri që posedon një synim dhe gjithmonë shkoi drejt tij duke ndërruar mjete dhe rrugë , duke ecur me hap galopant në punë dhe në projekte.

Me përvojën e tij të gjatë në politikë, e bëri atë që shumë politikan tjerë as që e kanë endërruar ndonjëherë, e bëri të pamundurën, të mundur. Qëndroi në politikë më shumë se sa gjithë homologët e tij, duke dëshmuar sakrificë, mund dhe përkushtim për të gjithë qytetarët.

Siç ndodh me liderë të këtyre përmasave botërore, por veçanërisht me të, shoqëria u polarizua. Luta është mjeshtër i polarizimit. Ai është një talent i spikatur politik, një talent që prodhon sa triumf, aq edhe kufoma politike në vend. Shtrati prej nga ai u ngrit për të ardhur në krye është ende i nxehtë, pasionet nuk janë ftohur dhe gjurmët e asaj që ai ka lënë pas në të mirë të shoqërisë, janë aty.

Me një atdhedashuri, si një udhëheqës i kohës moderne, Presidenti i Anamoravës, z. Lutfi Haziri, ofron gjithmonë urtësinë, miqësinë, besën dhe bujarinë e votuesit. Për atë edhe shquhet si vlerë e të gjithë qytetarëve të vendit. Luta, folë pak dhe qetë, por jehona e mesazhit të tij përcillet nga gjithë burrështetasit botërorë.

Është koha vendimtare, që në krye të LDK-së të vie pasardhësi dhe strategu i madh Rugovian z. Lutfi Haziri. Lutfi Haziri, është një burrështetas i cili qysh nga rinia e tij e hershme është rritur dhe zhvilluar në LDK. Përvoja e tij e gjatë në politikë, puna dhe profesionalizmi, filozofia largpamëse e tij, si dhe dashuria dhe përkushtimi i madh për vend dhe atdhe, e bënë këtë personalitet ta duan dhe ta respektojnë të gjithë. Është intelektual udhëheqës i cili i ka përfituar të gjitha mendjet e shëndosha njerëzore. Lutfi Haziri, është ikonë identifikuese për fillimin e krijimit dhe përfundimit të periudhës së shtetndërtimit. Luta, përveq zemrave tona, është personalitet që ka arritur të krijojë miq në të gjithë botën demokratike, veqanërisht në vendet përtej oqeanike, në superfuqinë më të madhe botërore të SHBA-ve. 

Është kontributdhënësi më i madh për shtrirjen dhe rritjen e vlerës së LDK-së, dhe njëkohësisht gjithmonë tregonë përfaqësim të vlerave për atë që është mandatuar.

Një vizionar i madh, posedon koncepte të qarta demokratike dhe vizione në rrugëtimin e përbashkët me të gjithë qytetarët. 

Ky personalitet njihet si njeri me mendje dhe zemër të madhe, siç e njohim dhe siç e dimë të gjithë. z. Lutfi Haziri ka qenë gjithmonë i veçantë në modestinë njerëzore e morale, cilësi kjo e njerëzve të mëdhenjë.

Me këto veçori të personalitetit të tij dhe me forcën e argumenteve që gjithmonë shtronte për ta mbrojtur kauzën nacionale të LDK-së për liri dhe pavarësi, z. Haziri, fitoi përkrahjen e njerëzve, rrethit dhe shoqërisë dhe respektin për të si burrë i vendosur dhe njeri me integritet të lartë nga presidenti i ndjerë.

Edhe në planin e brendshëm (brenda Gjilanit), ai gëzon simpatinë dhe adhurimin e qytetarëve, duke qenë një shembull i maturisë politike dhe i këmbënguljes për veprim të përbashkët. 

Me vështrimet e tij, me idetë bashkëkohore dhe me vizionin e gjerë për të ardhmen e kombit të vet, ky njeri përherë zgjonë kërshërinë e ndjejësve të tij, madje jo vetëm të atyre të rretheve politike, por të të gjitha shtresave të shoqërisë në Kosovë.

Ne si qytetarë dhe rreshtues të frymës së ushtrisë së LDK-së, do të vazhdojmë me përkrahje masive që kryetari më i fuqishëm në Kosovë, me armatën më të madhe në vend dhe me përkushtimin më serioz të mundshëm, do ta dëshmojmë se Lutfi Haziri është kandidati i cili do ta rikthejë fuqinë e LDK-së së viteve të 90-ta dhe njëkohësisht  lideri i vetëm i cili do ta  rrëzonte klasën e sotshme politike denigruese në vend. Gandi i LDK-së z. Lutfi Haziri gjithmonë deklaron se Këpucët e Rugovës nuk i bien asnjë njeriu tjetër, por ne si qytetar dhe simpatizant të LDK-së, jemi të bindur se ato këpucë janë të prirura t'i bëjnë vetëm atij.

F.R, LDK Fshati Malishevë - Gjilan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat