Diçka me korigjimin e kufirit nuk është e qartë !

Opinione

Diçka me korigjimin e kufirit nuk është e qartë !

Nga: Sherif Ramabaja Më: 10 tetor 2018 Në ora: 20:29
Sherif Ramabaja

Presidenti i Kosovës, Thaçi, gjithnjë po trumbeton se me korigjimin e kufiritKosovë - Serbi, do të bëhet e mundur që Serbia të na njoh, do të na hapet dera për në EU, Nato dhe OKB. Thaçi thotë se ne do ta marrim Preshevën, Bujanocin dhe Medvexhen dhe terësia territoriale e Kosovës do të mbetet kjo që është, dmth. nuk dotë ketë ndarje. Është shkruar shumë për këtë çështje, po shkruhet për çdo ditë dhe paqartësitë po shtohen. Sidomos në popull, është krijuar konfuzion i madh. Tash së fundi po vërehet që polarizimi po thellohet edhe më shumë, sidomos në relacionin president - kryeministri. Ne ishim shumë të brishtë dhe tash pozita jonë po dobësohet edhe më. Besimi në popull ndaj udhëheqësve tanë ishte baras me zero, kurse ky besim tash e tutje do të bjerë nën zero, duke marr tatëpjetën e pafund. Shtrohet pyetja : pse Serbia nuk po na njeh tash, akoma derisa nuk na është bashkangjitur Lugina, po kjo do të ndodhë pasi t`i marrim territoret tona, që po na i premton kryetari.


A mund ta besoi këtë kush tjetër, përpos presidentit tonë. Apo ai po sheh prapa bregut e ne si duket s`marrim erë nga asgjë. Presidenti ynë po trumbeton se me korrigjimin e kufirit ne do të fitojmë, kurse Serbia po heshtë. Presidenti ynë si duket nuk e bindi me idetë e tij as Ilir Metën e as opozitën në Shqipëri. Që të gjithë u deklaruan kundër ndryshimit të kufijve. Derisa nuk filloi tema e nxehtë e korigjimit të kufirit, Sebia nuk kalonte ditë pa e kërcënuar Kosovën, pa bërë luftë psikologjike kundër nesh, kurse tash është qetësuar. Si duket është pajtuar që të na dhuroi Luginën! Të na njoh si shtet, të na hapë rrugën për në EU, OKB dhe Nato! Apo këtu po fshihet diçka? Ndoshta po pret që kryetari i Kosovës, Thaçi ta bindë bashkësinë ndërkombëtare për ndryshim të kufirit dhe posatë futet kjo në agjendën ndërkombëtare, të hudhet pastaj në ofenzivë. Serbia që nga fillimi kishte trumbetuar se mënyra më e mirë është ndarja e Kosovës

.
Këtë ide të viteve të 90, kur e panë se e humbën Kosovën, e aktualizuan sërish. Vetë për idenë e ndarjes së Kosovës nuk mundën ta bindin askend përveq Rusisë dhe si duket gjatë bisedimeve arritën që ta bindin presidentin tonë, Thaçin. Tash janë qetësuar dhe po presin. Në ofenzivë është presidenti i Kosovës Thaçi. Konferencat e shtypit i ka shpeshtuar, po do të kishte qenë mirë që të bëhen edhe vlerësimet mbi popullaritetin e tij në intitucione shtetërore, e sidomos në popull. Kjo do të ishte mënyra më e mirë për ta parë veten se ku ndodhet. Më parë tregoheshin anekdota se si mbreti për ta parë se sa e çmon populli veshet tebdil dhe i pyet njerëzit e thjeshtë se ç ka mendojnë për mbretin. Tash kemi metoda moderne dhe vetëm duhet organizim nga mediat, me pyetje të qarta dhe përgjigjet
nuk do të mungojnë. Për një kohë shumë të shkurtër do t`i kemi rezultatet me përqindje shumë të lartë. Polit -barometrat organizohen në shtetet perendimore në çdo dy javë dhe secili politikan apo parti politike e sheh veten se ku ndodhet. Kjo ndihmon në përmirësimin e imazhit të secilit nëse dëshiron të lëvizë përpara. Do të ishte mirë që edhe në Kosovë të veprohet kështu, që secili politikan dhe parti politike ta shoh si i ka punët. Heshtja e Sebisë në relacion me Kosovën nuk premton asgjë te mirë. Sikur ne të ishim të bashkuar dhe të flisnim me një zë, do te ishim të fuqishëm, sepse Serbia ka treguar fuqi gjithmon vetëm ndaj duarthatëve. Kaosi ynë politik mbarshqiptar na bënë që të frikësohemi. Ky kaos nuk është vetëm në Kosovë, po në mbarë trevat shqiptare. Të gjithë kundër të gjithëve, kjo është për brengosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat