Muharem Idrizi, s'duam tët' ngushëllojmë sa për sy e faqe

Opinione

Muharem Idrizi, s'duam tët' ngushëllojmë sa për sy e faqe

Nga: Sulejman Mehazi Më: 10 tetor 2018 Në ora: 19:00
Sulejman Mehazi

Muharem Idrizi, s'dua tët' vajtoj e tët' them lamtumirë, sa për sy e faqe, sa për formë e adete, për shkak se unë dhe të tjerët do ta përjetojmë dhimbjen e madhe të vdekjes, sikurse që e keni përjetuar ju.

S'duam me ju të përshëndetemi, të ngushëllohemi e të themi mirupafshim e lamtumirë për shkuarjen tuaj në botën e madhe shpirtërore të varrezave që është ndërmjetësuese e jetës së padrejtë fizike të përkohëshme me botën e drejtë të bukur shpirtërore të p?rjetëshme. E pse t'ët' ngushëllojmë për k?të botë të pistê, ç'të duhet kjo botë e çfarê të mire ju dha, i nderuar Muharem?, asgjë e kurrgjë.

S'dua tët' ngushëllojmë për vdekjen tuaj për shkak se vdekja trupore ?shtë zero e vlefshme ndaj shpirtit tuaj të shenjtë,  të amshuar.

Lumturia më e madhe njerëzore është vdekja, prandaj vdekja s'është pikëlluese për ju, po lumturuese, të largon nga njerëzit e k?qinj e të posht?r, nga të pasinqertit e dyfytyrëshit, nga dreq?rit e djajtë e k?saj bote njerëzore e t? d?rgon t? shoqërohesh me të urtit, besimtarët, dëshmorët e shehidët, të d?rgon të shoqërohesh me profetê e shenjtorë, me engjujt të edukuar, të butë e intelegjentê në Parajsën e të Madhit Zot.

Vdekja e ka kuptimin e Purgatorit të Dantes, është Ura e Siratit ndërtuar nga Allahu për të kaluar lehtësisht Parajsor?t. Zoti të shoqëroftë me p?llumbat e lulet më të bukura të Xhenetit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat