Kosova ecën gjithnjë nëpër një urë!

Opinione

Kosova ecën gjithnjë nëpër një urë!

Nga: Dedë Preqi Më: 8 tetor 2018 Në ora: 11:49
Dedë Preqi

Do na mbetët pa përgjigje pyetja: çfarë lloj pushteti do të ketë Kosova, që nuk po ia arrinë dhe nuk po mbërrinë askund?

Nuk është fjala për shtetin, pasi kjo është diçka historike dhe do të mbetët i përjetshëm, por për formën e pushtetit dhe realizimin e strukturës shtetërore dhe ligjore. Sa me më shumë vendosmëri ata që nuk i besojnë këtij pushteti, do ta refuzojnë edhe vazhdimin e tij, duke ardhë deri te zgjedhjet e reja, që duhet të qartësojnë të ardhmën e këtij vendi, apo ta nxjerrin vendin nga kjo amulli dhe mjegullirë.

Qytetari i Kosovës, nuk ka rrugëdalje tjetër, duhet të heqë dorë nga pushtetet e tilla, të cilat nuk janë të afta dhe nuk janë në favor të popullit dhe këtij vendi, që nga njëra anë rrahin gjoks për premtimet që kanë bërë, të cilat nuk janë realizuar as për së afërmi, ndërsa në anën tjetër, ky lloj pushteti po e bënë të vetën, duke i shfrytëzuar vlerat dhe fuqinë ekzekutive në realizimin e aspiratave përsonale dhe partiake.

Koha që po vjen po krijon një paqartësi dhefrikë për qytetarët e këtij vendi, kur ka pak qytetarë që i gëzohen kësaj situate, të cilët përspektivën e tyre të punës dhe jetës në përgjithsi e shohin të mangët, duke mos përjashtuar mundësinë e ndikimit të këtij pushteti të dobët në relacionet që ka filluar dhe po vazhdon, që do të ishte mirë që të nxirret në pah kjo situatë sa më parë, pa ndonjë keqkuptim.

Nëse qytetari i Kosovës e ka ndërmend dhe pret me padurim marrjen e ndonjë vize dhe me ikë prej vendit të vet, e bënë këtë veprim tërësisht të kundërt me qytearin e rëndomtë, i cili ka mirëqenje të mirë dhe është në pajtim me jetën dhe kushtet ekzistenciale në vendin e vet. Prandaj, qytetari i këtij vendi është largë një mundësie për ta sqaruar të ardhmën e vet, për deri sa nuk ka marrë ndonjë seriozitet nga pjekuria njerëzore e pushtetit të vet, për të pasë një pushtet dhe shtet përspektiv, për një jetë më të begatshme.

Ky mos seriozitet erdhi nga njerëzit, nga të cilët ishim krenar kur ata e rrokën pushkën dhe ia kthyen armikut shekullor serb, dhe falë atij guximi edhe populli ua besoj pushtetët e njëpasnjëshme, por ky popull nuk e besoi se një ditë do të zhgënjehët me njerëzit e tillë, që sot e ka shumë vështirë ti largoj nga kolltuqët, që kanë zënë vetëm me bythë, përndryshe merita e tyre në qeverisje është barazi për tu bërë milionera për një kohë të shkurtër me djersën dhe mundin e këtij populli.

Prej gjithë kësaj rrjedhin edhe politikat e dyshimta, të cilat nuk e shpiejnë këtë vend përpara, përshkak të  ngecjeve në shumë aspekte politike dhe ekonomike, me përshtypjen e veqantë se ky vend po kalon që prej ditës së parë të qeverisjes e deri më sot, duke ecur kinse drejtë, në realitet, po kalon dhe ecën nëpër një urë, ku nuk e dinë qëlimin dhe cakun e vet, në cilën anë do rrëzohet, djathtas, apo majtas, për të rënë pa pritmas në ndonjë greminë…

Por, ajo që qëndron në thëmel të këtyre problemëve, është mosvullneti i tiparit partiak, si dhe krijimit i një ekzistence thjeshtë kryeneqe ndërpartiake, që e vërteton në rend të parë joseriozitetin dhe sinqeritetin ndaj qytetarit dhe vendit të vet, si dhe paaftësinë e tyre, për tu pozicionuar në realitetin që po lind, duke mos qenë të zotët të përballën me një parti të vogël, që ka lista serbe, e cila po e luan shtetin e Kosovës në gishta.

Sa i përketë konceptimëve tjera, sipërshembull negociatat me Serbinë, mohimi i domëthënjes së jonegociatave nga ana e Vetëvendosjes, do të ishte jo aqë i pa vlerë, duke ditur se Serbia dhe shteti i saj, i ka borgj të madh popullit dhe shteti të Kosovës, prandaj, Serbia nuk duhet të kaloj provimin e saj, pa e dhënë testin provues, i cili do të sqaronte pozicionin e saj ndaj vendit tonë dhe rajonit.

Në përpjekje për të vendosur marrëdhënie të mira me Serbinë, në një rrafsh të pavarur pre saj, Kosova do të duhej të mbështetët në një realizim krejt tjetër, duke prekur në veqanti problemet e veta, të cilat janë të shumta, që meriton të diskutohet, sidomos mbajtja peng edhe 1500 përsonave të pagjetur, të cilët po i keqpërdor shteti i Serbisë, për qështje të veta politike.

Përveq kësaj në Kosovë ndodhin edhe shumë çka, që ne e emërtojmë pabesi të kohës tonë, me korigjimin e kufinjëve, që sipas shumë analistëve dhe miqëve ndërkombëtarë, një gjë e tillë do të ishte një lojë e dyfishtë, e cila në një anë e mohon shtetin ekzistues me kufinjt e njohur nga shumë shtete, ndërsa nga ana tjetër, do linte vetës rrjedhojat tjera, të cilat mund ta qojnë vendin në ndonjë konflikt të mundshëm, duke përfshi edhe rajonin.

Duhet ta pranojmë dhe të u jemi shumë falenderues miqëve ndërkombëtar, posaqërisht SHBA-ve,  Gjermanisë dhe shumë të tjerëve, të cilët na krijuan së paku një strehë shtetërore, për t’u mbrojtur nga rreziqët e gjendjes së sotme, por në thelb të natyrës së saj, qëndron pa aftësia e vetë kosovarëve, gjegjësisht e politikanëve tanë, që të mbrojnë këto vlera dhe ndryshime të epokave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat