Vjeshta e Hashim Thaçit!

Opinione

Vjeshta e Hashim Thaçit!

Kimete Berisha Nga Kimete Berisha Më 25 shtator 2018 Në ora: 17:46
Hashim Thaçi

1. Krejt-krejt ama kur Duda Balje konstatoi se Kosovës nuk i nevojitet ushtria, urgjentisht vendosa me thy heshtjen (anipse me disa ditë vonesë).

Gospodja, sipas njoh?sve të bythëve, as bythët e veta s'i ka të vetat, po ashiqare i shihet materiali 'ndërtimor' i ngjitur kukave të saj t'ngushta, e nëse i afrohesh më ngat (thanë) e dëgjon silikonin kah e krijon atë tingullin vëzhg- vëzhg, e ajo u bë me tregu a i nevojitet një shteti ushtria a jo.

Qysh ty të nevojitet një 'dupe' që nuk e ke e i mashtron popullin me një 'dupe' që s'është e jotja, ashtu edhe neve na nevojiet ushtria që nuk e kemi, po shërbehemi me ushtri të huaj.

2. Shqiptarët nuk ua dinë vlerën çobanëve të vetë, po çohen e mrekullohen me çobanët e huaj, si Luka Modriqi, bac'o bac që i paska ruajtur dhentë, qenka fenomen, se ne si sheherli e zingjinë që jemi gjak mavi, habitemi se si bën që një çoban me jep gola.

A është e mundur me jep gola shtikëll- opinga!
Në vend se m'u çuditë me çobanët tanë, për shembull me Hashim Thaçin, i cili para se me ardh puna me nda Kosovën i ka ru loptë me shumë përpikëri, kurrë pa deviju nga kodi moral i çobanit.

3. Hashim Thaçi më nuk është ai që ka qenë deri para tre muajve. Do të befasohemi gjithnjë e më shumë me gjestet e tij. 
Por s'kemi arsye ti frikësohemi, aspak, sepse koha e tij ka kaluar. 
Thjesht ka kaluar. Jo pse është njeri i keq, edhe i mirë me pas qenë, njësoj, koha kalon, thjesht sepse ka një kohë për çdo gjë, që thotë Zoti.

Dhe Presidenti tani është i vetmuar (anipse unë jam në anën e tij).

4. Unë jam në anën e Presidentit, për shkak se mendoj se Kosova është e ndarë, përnjëmend e ndarë, te Ura e Ibrit. 
Në të djathtë të Urës, disa metra afër urës gjendet ndërtesa e vjetër e qeverisë serbe me mbishkrimin Republika e Serbisë. 
Asnjë deklaratë e askujt nuk ka themel më të fortë sesa themeli i ndërtesës së re të qeverisë serbe që po ndërtohet aty, në Mitrovicën veriore. Fjalët tona i merr era, derisa Serbia e ndërton qeverinë e saj në Mitrovicë.

Në Mitrovicë nuk shkon kurrë askush, shkojnë këta Rambo, Gipa e shoqnia me rrasë pula n'helli deri në katunde të banuara me do shqiptarë dhe e numërojnë për veri të Kosovës.

Por Kosova 'de fakto' është e ndarë. 
Hashim Thaçi po bën njëfarë rezistence, po e 'maron' një pengesë për serbët (pa u bazuar te shqiptarët që si gjermanët në vakt t'vetin, janë kundër bashkimit), po mundohet me demek nëse e merrni ju Veriun e Kosovës, ne e marrim Kosovën Lindore (apo siç ia pati ngjitur emrin Madeleine Albright 'Lugina e Preshevës', demek edhe kur vjen puna m'u nda, nuk është gjë e madhe, luginë më.

Pra, ideja që të 'korrigjohet' kufiri dhe Kosova Lindore t'i bashkohet Kosovës martire, e ka vetëm një behane, që kish pas lindur në villën e Nexhat Dacit.
Gjithkund në villa lindin fëmijë, tëhollohen pite, shpërndahet dashni e sende vende, veç te villa e Nexhat Dacit lindin ide kombëtare.

Por, unë jam me dajën edhe shkaku se ai e din çka e ka gjetur, se veriu i Kosovës 'de jure' ndahet me asociacionin, dhe plus asociacioni ka autonomi, është i hapur për komuna tjera të Kosovës, ato kanë të drejtë pra t'i bashkohen asociacionit nëse duan (e me dasht duan,) p.sh. Graçanica me shoqe, dhe kështu duke qenë plak për të luftuar 'edhe një herë' për Kosovën, Hashim Thaçi po e bën pazarin, i ka çmistuar shqiptarët atje që të shpurdhin për lirinë e tyre në Serbi, sepse kur shpurdh sado-kudo, del diçka.

Edhe një herë pra, në vend se 'lufta' të zhvillohet në terrenin tonë, presidenti e ka zhvendosur 'luftën' në terrenin e armikut, dhe në vend se të flitet për ndarjen e Kosovës, po flitet për ndarjen e Serbisë. Dhe ky potez mua po më pëlqen.

Ne që kemi jetuar në veriun e thellë të Mitrovicës e dimë mirë se kur ka ardhur si 'car' pas luftës për herë të parë Hashim Thaçi me Bajram Rexhepin e ata mangupat tjerë, u dridh toka, u shpraz Veriu deri në Leposaviq, vullnetarisht serbët janë larguar nga shtëpitë e tyre, normal deri në mbrëmje ja kanë lshu rrugën Hashimit pasi e kanë kuptuar që është larguar dhe s'kthehet më, siç edhe nuk u kthye më.

Por tash ia ka zënë rrota bishtin, s'qe i zoti një shtëpi me ndërtu për vete (prej kompleksit mos po i del fjala që është hajn), e po është i zoti me ta ndërtu ty këmbën mbi këmbë, shtetin e Kosovës.

Atëherë kur ju kanë tutë paramilitarët u duk i n'hallshëm, i lodhtë, i ka lidh 'fremerkat' me sixhim, buzët e holla i ka pas, thuajse pa buzë, veç një vrimë sa te qet gishtin vend buzëve, (s'di çka ndodhi kur ju frynë pak buzët a çka u bë me të), e tash, kur ka kthy, u qëru e vishet si zotni, nuk i tutet më kush. 
Zotnisë nuk i tutët kush. E ende vlen ajo maksima 'ma mirë me t'u tutë sesa me t'dashtë'. 
Se, tuta vdes e fundit, kurse dashnia vdes e para (zbërthimi im).

5. Se çdo dashni venitet, edhe dashnia për atdhe venitet kah pleqnia, dhe merr kahje tjetër, ose shuhet, Zoti e dittë ku po përfundojke dashnia, harxhohet mendoj unë.

Duhet me shku këtyre ditëve edhe një herë te villa e Nexhat Dacit, helbete mos po na lind edhe naj ide madhështore që na kish nxjerrë prej situate.

Edhe kur i ka ble syzet me pare të shtetit, aty në atë villë i ka lind ideja Nexhat Dacit. 
Prandaj nëse bashkohet Kosova Lindore me neve, ajo villë duhet m'u shpall e shenjtë, më së paku tyrbe, e më së shumti shpellë.

6. Ama që çohen krejt 'intelektualët' pleq të Preshevës dhe e kundërshtojnë ndarjen
e Serbisë, kjo s'merr bojë, vëllezër.

A i ka hije Rexhep Ismajlit, u çu vet u ardh në Kosovë me llaskucu krejt jetën kurrë pa ja pa hajrin historia e letërsisë, vet u nda prej Serbisë, kurse Preshevën nuk e do të ndarë nga Serbia.

E a është e mirë kjo sjellje!

Nuk ka gjë më tëbpamoralshme për një shqiptar normal sesa të shprehesh kundër bashkimit të Preshevës, Medvexhës e Bujanovcit me Kosovën.

Në jetën e tij 'profa' s'ka thënë asnjë fjalë që ia 'petaq' frizurën e tij tallasa tallasa, që e ka kultuvuar me aq përkushtim, pse flet tani kur s'din me folë, se shumë i vjetër është me fillu me folë, sidomos kur e di se nuk e gjen gjë nëse e jep një mendim politik

Fati i tij që s'ka më letërsi, kështu që i ka 'vdekur' edhe historia.

E njejta situatë edhe në Mal të Zi, shkronja P e (partisë demokratike) e ndarë nga shkronja D në derën me dry rë zyrës, pikë e pesë shqiptartë, gjithë ditën dëgjojnë këngë serbisht të dashurisë, kurse kur martohen, martohen me flamurin kombëtar, thuajse po shkojnë me çliru nusen nga opupatori e jo me marrë për qejf.

7. Për korrigjimin e kufijve është edhe Edi Rama, i cili për herë të parë në jetën e tij nuk diti ta mbështes idenë e korrigjimit të kufijve te ndonjë bindje e tij, por u thirrë në Ibrahim Rugovën.

Kur Rugova paska pas qenë për korrigjim të kufijve, Kosova nuk ka qenë shtet, nuk është e njejta gjë prandaj, Edi Rama s'ka pse e thërret shpirtin e Rugovës në ndihmë, por nëse ia mban, të thotë se Serbia Shqipërisë ia ka marrë të gjitha Kosovërat, e jo Kosovës.

Batonit i ka thënë 'lopë' Edi Rama, se ia kish sqaru shumë sende, ashtu siç e ka kthjellë Presidentin Thaçi, se këta haxhitë kështu e kanë pas zanat, babai tij 'qeli' u shku në milicinë serbe me 'Bregun e pikëllimit' të Teki Dërvishit nën sqetull, me ju tregu milicisë, se 'ku -ku lele majko' çfarë shfaqje 'armike' po don m'u ba.

Këtu ndahem me Presidentin, por megjithatë edhe atij i nevojitet dikush qe e din ujë serbishten.

8. E LDK më së shumti i ngjan popullit. 
Nuk i bëhet vonë LDK-së. 
Prandaj, do të jetoj gjatë kjo parti, sepse jeton ngadale, si breshka. 
Breshka ecë ngadal, prandaj jeton 500 vjet. 
Kush ngutet, jeton shkurt.

A me protestu more? 
- S'di bre, a? Qysh doni! Ftoftë. Diçka ethet po më nxan. 
A me rrëzu qeverinë a qysh me ja ba? 
- Hajt mos u ngutni, se qitash e thejnë qafen vetë! 
- Albini po na thërret në protesta! A me dalë more çka me ba? 
- Ishim dalë, po veç për inati që ma ka gju bazenin me gurë, nami u bëftë se nuk del Isa.

Se është hakmarrës dhe hatërmbetës, nuk falë me qajt nanën. 
Por sikur edhe për Hashim Thaçin, edhe për Isa Mustafën koha ka ndryshuar. 
Po pshton Kosova, mos e humbni besimin.

Në intervistën e fundit, më erdh mirë, Isa Mustafa u duk i shëndoshë në formë fizike (anipse televizioni për inati e kish fokusu aty ku njëra mëngë e setrës, ju kish rrudhë, ba si me ja pas nxjerr ajrin me fshisë t'rrymës, me vakum).

9. Albin Kurti tha se Presidenti Thaçi është 'pinokio'. Nuk më pëlqey ky krahasim, se më së pari Hashim Thaçi nuk është fiksion por është realitet; 
e dyta, kur gënjen Hashim Thaçi nuk i rritet hunda, por ta merr dheun nën këmbë ky e ti nuk e heton.

Nuk di a dal në protestë, sepse unë jam për bashkimin kombëtar, dhe se kjo protestë për mua është disi absurde, sepse organizohet nga ata që janë për bashkim kombëtar.

E, nëse Hashim Thaçi është aq i zoti sa e ndanë Serbinë (sepse Kosovën e keni të ndarë, dhe s'keni nevojë për lejen e Hashim Thaçit me shku me 'çliru'), lëreni ta ndajë Serbinë.

Nuk po luaj me fjalë, thjesht nuk e kam të qartë pse një shqiptari normal i pengon bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovë.

Kosova i ka do ligje, s'mund ta ndash tokën e babës pa pëlqimin me shkrim të të gjithë vëllezërve e motrave e lëre më ta ndash Kosovën, pa dashur edhe ne, 'vëllezërit dhe motrat' e Hashim Thaçit.

Unë besoj në protesta, dhe veç ideja që të dalim të shpurdhim pak, të dihet se jemi të gjallë, na bën shumë mirë.

P.S. E Kryeministrin e kam takuar te sheshi Nëna Terezë. 
Dola nga puna dhe u nisa drejt sheshit Zahir Pajaziti. 
Në atë moment, qimen e ujkut qysh e kam, i rrethuar me roje, Kryeministri ma preu rrugën. 
40 ditë thashë s'vijë n'veti.

Besa më shikoi me buzë në gaz, në shenjë respekti e uli pak kokën, por rojat e tij po m'lexojshin 'ma kishin marrë inati dhe sikur e krijuan idenë se ekziston rreziku me ua 'rreh' shefin, më rrethuan, s'ke rren.

Përfundova në protestë për të zhdukurit. 
I shihja krejt ambasadorë, qeveritarë e kësi tipash, s'shihja popull, aman more Zot ku jam, dhe meqë jam manjake e protestave, pata shumë qejf me protestu, anipse ndihesha në një siklet pozitiv, shkaku se isha e rrethuar me rojet e Rambos në të dy krahët e mi.

Meshkuj bukurosha, vonë më shkoj mendja se po 'm'tuten', kujtova se po ju pëlqej.

Dhe kështu, në një rresht me Rambon, prej sheshit Zahir Pajaziti deri te Kuvendi. 
Rojat e Kryeministrit në gjendje gatishmërie, ma çoj Zoti një nuri, që s'kish kush asnjë arsye m'u ru prej meje, ama, më la shumë përshtypje sjellja e tij se kish diqysh qejf me më ba 'shoqe' se s'di sa herë e ktheu kokën dhe me respekt më përshëndeti. Unë, krenare dhe e vendosur siç jam, s'ja ktheva përshëndetjen, kuptohet  ????.

Të nesërmen e mora vesh se protesta kish qenë e organizuar prej kryeministrisë dhe i tregova nanës. Ajo tha 'gjynah', nashta e ke tepru me shkrime kundër tij. 
I thashë 'moj, ka mbajt një minutë heshtje për Ivanoviqin (përballë banesës ku jeton nana ime është ndërtesa e mbushur me jetima, e me vuajtje të shkaktuara nga Oliver Ivanoviqi, i akuzuar për vrasjen e shqiptarëve), nana më tha: Gjynah, s'din.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat