Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, kopje të Esat Pashë Toptanit

Opinione

Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, kopje të Esat Pashë Toptanit

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 24 shtator 2018 Në ora: 07:35
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Momenti kur ju trubullua  mendja, Esat pash Toptanit për tradhti kombëtare shqiptare, siç ju ka trubulluar mendja Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, dhe kuptohet, varësve të tyre, ndodhi kjo që ndodhi....Esat pashë Toptani, tek e kishte lënë të hante me nipin e tij, Xhemil bej Vlorën dhe mikneshën e vet Elizën, Esati u vra në rr. Castiglione në Paris më 13 qershor, 1920 nga Avni Rustemi në kushtet e konkurrencës politike për tradhti kombëtare. Ky kishte qëndruar i fshehur pas njërës prej shtyllave të hyrjes së hotelit Continental në pritje të pashës. Avniu i kishte shkuar nga mbrapa dhe e kishte qëlluar prej njëfarë distance me një revolver Smith & Wesson, që e mbante me vete. Plumbi i kishte depërtuar në qafë pranë shtyllës kurrizore dhe kur ishte rrotulluar me duart lart për t'u mbrojtur, Avniu qëlloi përsëri, në anën e majtë të kraharorit në lartësinë e sqetullës. Dhe Avni Rrustemi lirohet i pfajshëm, sepse me e vra tradhtarin ku një komb ia sheh sherrin, me Avniun ka ndodhë kështu. Lexo biografinë e Esat pashë Toptanit.

Edi Rama e konsideron të papranueshme që Hashim Thaçi të quhet ‘argat i Beogradit’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e konsideron të papranueshëm që presidenti kosovar, Hashim Thaçi të quhet ‘argat i Beogradit’, duke thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po e kryen punën mirë vetëm për faktin që shqiptarët merren me njëri-tjetrin.

Këto komente të Ramës erdhën gjatë debatit në Opinion, ku po flitej për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jam absolutisht i bindur që duhet të jemi shumë të matur dhe të hapur për të gjitha opsionet”, tha Rama.

“Siç është kështu Kosova nuk mund të garantojë perspektivën e atyre që sot janë 18 vjeç në Kosovë”.

“Po flasim për një shtet që funksionon dhe mbi të gjitha flasim për një komb dhe bashkësi shqiptare që jeton në një situatë skizofrenike në dy shtete”.

“Dhe njëri shtet, të paktën nga ajo pamje e juridiksionit i ka të gjitha, e tjetri është praktikisht i marrë gjysmë-peng”.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare ky është një ngërç që duhet zgjidhur në një mënyrë apo tjetër, ndërkaq sa i përket komunikimit me të parin e Serbisë, ai tha se është pajtuar me të që nuk arrijnë pajtim në këtë pikë, për të cilën Rama insiston se shteti serb duhet hequr dorë nga Kosova.

“Me Vuçiqin kam folur edhe flas, dhe kemi rënë dakord që të mos jemi dakord në këtë pikë. Bindja ime është që sa më shpejtë ata të heqin dorë nga Kosova, aq më mirë është për ta”.

“Vuçiqi është president i Serbisë, nuk punon as për mua, as për ty, as për Ramushin [Haradinaj], as për shqiptarët, punon për serbët”.

“Më vjen shumë keq ta them por [Vuçiqi] po e bën punën e vet për Serbinë më mirë seç po e bëjmë ne nga ana tjetër duke u marrë me njëri-tjetrin. Si mund t’i thuhet Hashim Thaçit argat i Beogradit? Mund t’i thuash je gabim, mund t’i thuash je i çmendur. Argat i Beogradit, Hashim Thaçit? Si mund të thuhet kjo? Çfarë fjalie është kjo?”, tha Rama duke i dalë zot Thaçit të cilin e konsideron si sakrifikator në kohën e luftës në Kosovë.

Sa bukur dhe shishëm e tha dikush këtë  "Me udhëheqës shqiptarë të tillë Serbia nuk ka nevojë as për Rusinë"

Me krim të montuar në dy pushtet, në politikë dhe në drejtësi,përfshirja masive në këtë ndërmarrje kriminale të kultivimit të trafikimit të drogës të organizuar nga mafia e politikës dhe drejtësisë, fatkeqësisht tregon se në Shqipëri dhe në Kosovë, vetë politika me pushtetin, vetë drejtësia dhe paraja e pistë, të tria këto janë vetë krimi që sundon shtetin dhe shoqërinë. Kjo veprimtari  kriminale dhe droga janë shndërruar në një sëmundje të rëndë sociale.

Pas skandalit që ka shpërthyer në Shqipëri, në lidhje me ish- ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, u bë ''bujë'' edhe në Kosovë, dhe ishte e qartë se fuqia e kryeministrit Edi Rama do të ndikojë fuqishëm tek deputetët në Parlament dhe do ta shpëtojë Sajmirin nga arrestimi, se Sajmiri doli si doli, nuk kishte prova të mjaftueshme për arrestimin e tij. Por, edhe sa prova u duhen kuvendeve të dy shteteve shqiptare, gjegjësisht, deputetëve për të gjetur fajet e tyre në pajtim me Kushtetutën e shtetit dhe ligjet. Analistët politikë, të të dyja shteteve, me të drejtë shtrojnë dyshimin dhe shqetësimin se edhe politika kosovare, ngjashëm mund të jetë e lidhur me trafiqet kriminale miliardëshe të drogës si në Shqipëri, por edhe më gjerë. Skandali na kujton faktin se në Kosovë fare lehtë u harrua vjedhja e drogës, dhe e arit në zyrat e Policisë së Kosovës, dhe sot e kësaj dite askush nuk doli para ligjit. Një shpresë e vetme e kapjes së këtyre rrjeteve kriminale shihet tek Gjykata Speciale, pasi Prokuroria në Kosovë as që ka bërë dhe as nuk guxon të bëjë hetime dhe as një hap të vetëm për të zbardhur rrjetet e krimeve të organizuara, që po bëjnë kërdinë ngjashëm me ato në Shqipëri. Analistët shqiptar konsideruan se ish-ministri Saimir Tahiri nuk ishte një fenomen që ra nga qielli, ai shihej edhe në dritë të diellit dhe ishte një produkt direkt i nëntokës kriminale me në krye kryeministrin Edi Rama.

Politikanët e inkriminuar në korrupsion, trafiqe droge, janë inkorporuar në bizneset më fitimprurëse Njëjtë është edhe në Kosovë, ku rrjetet e drogës, kontrabandës, korrupsionit, evazionit dhe krimit të organizuar nuk janë raste të ndara, por pjesë e rrjetit të krimit të organizuar të vetë politikës së inkriminuar në ato rrjete kriminale, si në nivelin qendror, po ashtu edhe në atë lokal kriminal. Siç thuhet, nga Raporti konfidencial i OSBE-së (Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë), që nga shtatori i vitit 2015, fliste me emra konkretë të deputetëve të Kuvendit dhe politikanë nga të gjitha nivelet dhe të të gjitha partive politike që dyshohen për lidhje kriminale deri tek grupet mafioze në vend dhe jashtë tij. Tani lindin dyshimet pse u fshehën dyshimet që një rrjet i tillë të ketë shtrirje edhe në Republikën tonë. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, ku politikanët e inkriminuar në korrupsion, trafiqe droge dhe lloje të tjera të krimit të organizuar, janë inkorporuar në bizneset më fitimprurëse dhe kamufluar në grupe interesi e organizata gjithfarë, në të cilat ende po dëshmohet se është tepër e vështirë për t'u hetuar, për t'u zbuluar dhe për t'u vërtetuar fajësia e tyre. Kështu edhe paratë që grumbullojnë me metoda mafioze, ata mund t'i pastrojnë në mënyrë tejet të rafinuar dhe, siç edhe është përfolur disa herë, ata për të pamundësuar hetimet ndaj tyre, pjesën kryesore të pasurive të paligjshme i transferojnë jashtë shtetit në konto të koduara apo edhe regjistrojnë në emër të bashkëfamiljarëve, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të besueshëm me të cilët edhe mund të ndajnë pjesërisht interesat. Shumë nga biznesmenët shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë, të lidhur me trafiqe të paligjshme dhe krim të organizuar, për të qenë sa më afër njerëzve udhëheqës dhe qendrave të vendosjes dhe për të siguruar në këtë mënyrë sa më mirë pasuritë e tyre, kanë hyrë në politikë, si dhe kanë hapur kompani reale e fiktive për të marrë tenderë publikë dhe për të pastruar kështu më lehtë edhe paratë, pasi edhe sipas Raportit të OSB-së, pastrimi i parave është një nga bizneset më fitimprurëse".

Pozita gjeografike e trojeve shqiptare

Pozita gjeografike e trojeve shqiptare, kufizohet nga të katër anët me trojet e veta etnike të grabitura nga shtetet fqinje.

Ashtu siç ndodhi në mënyrë të dhunshme copëtimi i territoreve në fund të shekullit nëntëmbëdhjetë dhe përgjatë shekullit njëzet, me ndikimin dhe vendimin e Fuqive të Mëdha, pavarësisht kundërshtimeve të popullsisë autoktone shqiptare, me ndikimin e Rusisë dhe luajtjen e rolit të e viktimës krahasuar me shtetet tjera, në dëm të integritetit territorial.

Ndërsa, Qeveria e Republikës së Shqipërisë të mos jetë indiferente ndaj copëtimit të mëtejshëm të territoreve shqiptare, por t’i përdorë të gjitha mundësitë për eliminimin e këtij kushti të padrejtë dhe të dëmshëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në shtetet e Bashkimit Evropian.

Qeveria e Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarët kudo që janë, duhet ta ndalojnë krijimin e precedentit që për çdo të drejtë anëtarësimi në marrëveshjet evropiane të detyrohen t’u japin territore fqinjëve të tyre ballkanikë. integritetit territorial të shtetit, paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, të demokracisë perëndimore për qarkullimin e lirë të njerëzve, ideve dhe kapitalit, si dhe kultivimin e fqinjësisë së mirë mes vendeve dhe popujve të Ballkanit.

Toka e Kosovës nuk bëhet më pazar....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat