Sot gjashtë muaj pas: Lamtumirë Çakorr, lamtumirë për sa të jetë jeta....?!

Opinione

Sot gjashtë muaj pas: Lamtumirë Çakorr, lamtumirë për sa të jetë jeta....?!

Nga: Prof. dr. Binak Maxharraj Më: 22 shtator 2018 Në ora: 16:17
Prof. dr. Binak Maxharraj

Sot mbushen gjashtë muaj kur më 21.Mars 2018, Parlamenti i Kosovës mori vendimin me të turpshëm për faljen e Kurorës së Kosovës Çakorrin Malit të Zi. Kjo ishte një vepër jetësore e Presidentit tonë Hashim Thaçit në një madhësi prej 8200 hektarë, por e ndihmuar edhe nga Ramush Harajdinaj dhe Isa Mustafa.

Çakorrin, këtë kurorë madhështore të Kosovës me shekuj mundohej ta merrte, por nuk mundej sepse kreshnikët malësorë të Rugovës nuk lejonin assesi që Çakorri të bie në duart e përlyera me gjak shqiptari të Mark Milanit. Historia tregon se u bënë beteja të ashpra për ta marrë Çakorrin, por rugovasitë nuk lejonin. Nuk lejonin sepse Çakorri historikisht ishte i tyre, ishte zemra dhe ëndrra e rugovasëve. Me Çakorroin i lidhte historia, u lidheshin ujëvaret, liqenet burimet e ujit akull bilur, i lidhnin varret e rugovasëve në mbrojtje të Çakorrit.

Por, derisa Çakorrin nuk mund ta merrte kurrë as kral as mbret i Malit te Zi. Por, doli një shqiptar me emrin Hashim Thaçi i cili bëri çmos, mashtroi, dredhoi, gënjeu, thoshte dhe tha se Çakorri nuk është i joni. Me këtë i lëndoi zemrat e të gjithë shqiptarëve të Kosovës, e në veçanti të atyre të Rugovës. U bënë protesta të mëdha për tri vjet rresht në mbrojtje të Çakorrit, por kot Thaçi e kishte nënshkruar humbjen e Çakorrit qysh më 2013 në Bruksel në krye në vete.

Për ta ratifikuar këtë Marrëveshje të turpshme Thaçi bëri dredhina dhe e mashtroi opinionin. Shkoi atje në Potgoricë, e lidhi një marrëveshje djallëzore. Nga atje e solli një leckë letër të nënshkruar nga ai vetë dhe Presidenti i Malit të Zi Vujanoviq, se Marrëveshja edhe mund të korrigjohet. Ky thjesht ishte një mashtrim, një grackë në te cilën ranë Ramush Harajdinaj dhe Isa Mustafa, duke thënë se do të bëhet korrigjimi i kufirit pas ratifikimit nga ana e Parlamentit te Kosovës.

Kaluan gjashtë muaj dhe kjo çështje gati se është harruar, s’ka korigjim, bile këtë askush nuk e përmendë as këndej as andej kufirit. Bile Hashim Thaçi para disa ditësh qëndroi në Mal të Zi, për disa punë të kota të vetat, por as që guxoi ta pyes Gjukanoviqin se kur po ia fillojmë ta bëjmë korrigjimin e kufirit, por as Qeveria e Harajdinaj e la në harresë këtë punë, sepse është një punë qe nuk bëhet, një punë që Mali i Zi nuk pranon të bëhet, sepse tashi e ka në dorë"Kurorën e Maleve" për të cilat këndonte me lahutë Njegoshi i tyre.

Pra, thjesht nuk ka korrigjim të kufinjëve, e as që do të ndodhë ndonjëherë.

Kështu pra, derisa Çakorrin, kurorën, krenarinë e Kosovës me shekuj nuk mundi ta merrte as kral as mbret, doli djali nga Drenica Hashim Thaçi dhe paturpësitë duke e keqpërdorë funksionin e vet ua fali malazezëve, bijëve të Mark Milanit. Keq do ta dënojë historia.

Atë ditë, pra me 21 mars 2018, kur Parlamenti i Kosovës e mori këtë vendim, të mashtruar nga Thaçi isha shumë i mërzitur, i rraskapitur, i thyer në shpirt për humbjen definitive të Çakorrit dhe ashtu spontanisht fillova të shkruaj këtë:

ELEGJI PËR ÇAKORRIN

Lamtumirë, o ju malet dhe shkrepat e nalta.
Lamtumirë, o ju tufat, kullotat dhe livadhet e gjata,
Lamtumirë, o ju smetijet e borës, me lugje uji të ftoftë bilur,
Lamtumirë, o ju stanet e verës, në te cilat e çova rininë,
Lamtumirë, o ju baçicat dhe bareshat e bukura,
Lamtumirë, o ju arusha, ujq, shpezë dhe mlleza,
Lamtumirë, o ju krojet dhe liqenet e arta,
Lamtumirë, o ju tufa dhe kullota të gjata,
Lamtumirë, o ju mrizat e lisave te gjatë qe aty me bagetinë mrizova,
Lamtumirë, o ju shqiponja të mia qe fluturonit lart, shumë lart
mbi Çakorr që tanimë s’është i imi,
Lamtumirë, o ti lahuta e malcis me te cilën u këndova kreshnikëve në mbrojtje të Çakorrit,
Lamtumirë, o ju varret e t’parëve te mij qe sot ju përdhosën
Hashimi, Veseli , Ramushi dhe ti Isa Mustafa, qe kurr mos e pafshin driten e bardhe dhe mallkimi raftë mbi kokat e tyre,

Lamtumir…lamtumirë….lamtumirë për sa t’jetë jeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat