Kthimi pas dy dekadave

Opinione

Kthimi pas dy dekadave

Nga: Milazim Maraj Më: 22 shtator 2018 Në ora: 06:30
Milazim Maraj

• Dëshmoret nuk shuhen ata aktivizohen edhe pas vdekje.                                                                                                        

• Çdo tradhti përfundon turpshëm, atë nuk e fsheh asnjë mjeshtëri.

Sot në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë u varros Heroi i kombit, Ministri i parë i luftës dhe Komandanti i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës  Kolonel Ahmet Krasniqi. Ishte ushtarak i karrierës, i sprovuar në luftëra, i vendosur për të luftuar për çlirimin e vendit të tij. Ai ishte personalitet ushtarak i respektuar nga ata që e donin dhe që nuk e donin. Ishte i respektuar dhe nderuar nga  ushtria kroate dhe më gjerë. Ishte birë i një familje patriotike të pa përkulshme dhe të pa thyeshme. Ishte familja që kishin përjetuar burgosje dhe internime pa përjashtuar  as gratë e fëmijët e tyre, por që nuk ishin lodhur dhe dorëzuar kurrë. Ai ishte i vendosur që të përfundoj detyrën kombëtare që familja e tij nuk kishte arritur ta përfundoj. Ishte nipi i Haziz Zhilivodes, burri shqiptar që një jetë të terë ia kushtoj lirisë së Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Hazizi ishte një fuqi që nuk pengohej nga shteti jugosllav. Tani emri i tij ishte futë si shigjetë në shpirtin e çdo polici dhe pjesëtari të UDB. Për Hazizin flitej si për një fantazmë që depërton edhe nëpër plasat e derës.” Mjafton që ai të vendos dhe tij i ke ditët e numëruara”,” mjafton më të marrë në thumb dhe ti je i vdekur”; kështu  flitej në radhët e sigurimcave serb për Haziz Zhilivoden. Ai  arrinte në çdo  kënd të Kosovës dhe kryente detyrën e tij kombëtare. Tani nipi i tij  Koloneli  Ahmet Krasniqi kishte vendosur të heqë për gjithmonë robërinë nga atdheu dhe populli  i tij.  Këtë e kishte marrë si obligim kombëtarë dhe familjar. Aftësia e tij organizative, strategjia prej ushtarakut të shkëlqyeshëm , të stërvitur, të guximshëm dhe të vendosur dha rezultatet e para. Lufta e Loxhës dhe e Junikut kishin treguar seriozitetin luftarak dhe vendosmërinë për të çliruar vendin. Gjithashtu edhe në pjesët tjera të Kosovës organizimi dhe profesionalizmi luftarak për çdo ditë po merrte formën e duhur. Respektonte hierarkinë shtetërorë të Kosovës nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova dhe institucionet tjera. Për fatin tonë te keq krahu komunist nuk ndërpretë lidhjet më Rusinë dhe të voglin e sajë Serbinë. Në këtë kohë  shumë delikate dolën edhe opsione tjera të tmerrshme si “Ballkania” apo pjesëmarrja në zgjedhje të Serbisë për të siguruar 30% të votave.

Projektet ushtarake të Kosovës të udhëhequra dhe dizajnuara nga Koloneli  Ahmet Krasniqi ishin pengesë serioze për këto plane komuniste. Ata brenda shëtit shqiptarë arritën të vrasin komandantin dhe të plagojnë rëndë ushtrinë e Kosovës, plagë kjo që edhe pas dy dekadash nuk po shërohet.  Komandanti dhe oficeret e tij besnik nuk e dinin se nata më e lumtur e Kolonelit për sukseset dhe unitetin kombëtarë në ushtri  e tij  ishte nata më e kobshme, për te dhe për FARK-un, ishte nata e fundit e jetës së tij. Ishte liria e Kosovës më negociata që nuk përfundojnë as pas njëzet vitesh dhe vazhdimisht gjendjen e keqësojnë. Po kjo ishte nata ku formimi i ushtrisë mori një kahe tjetër, kahen e humnerës nga e cila ënde nuk po arrin ta dal madje as ta nxjerr emrin dikur të kontestuar nga komunistet FARK. Atë natë kishin përfunduar darkën e punës më eproret e karrierës që kishin ardhur për këtë takim nga tereni. Ishte i lumtur së tani nuk do të kemi dy ushtri, nuk do të kemi dy fonde por policia shqiptare e urdhërua nga eprorët mjerë dhe të shitur kryen aktin e turpshëm. Çarmatosën Kolonelin dhe truprojat e tij dhe vunë pusi kundër patriotit që po synonte çlirimin e gjysmës së kombit shqiptarë.

Këtë gjysmë që kishte mbetur fatkeqësisht e okupuar për një shekull e gjysme. Pa dyshim edhe kjo robëri ishte  pasojë e mungesës së mirëkuptimit të shqiptarëve në mes veti. Sot ishim bashkë të gjithë, bashkëpunëtor, bashkëluftëtarë, kundërshtarë, njerëz që e donin dhe respektonin edhe ata që e shanin dhe kërcënonin të gjithë sot ishim bashkë. Ishim ashtu sikur kishte dëshirë të na shihte Ministri i FARK-ut  Kolonel Ahmet Krasniqi. Po  sot çka na tuboj? Kush ishte fuqia që na tuboj?  Ishte fuqia shpirtërore e tij? Ishte dhembja për mungesën e tij? Ah sa do të ishte mirë të ishte korrigjimi i ndërgjegjes tonë. Sa do të ishte mirë sikur brezi që po vije pas nesh ta kuptonin këtë dukuri më mirë së brezi jonë. Do të ishte e jashtëzakonshme sikur shqiptarët të i respektonin dhe kultivonin vlerat dhe resurset e veta kombëtare. Të kuptonim së burimi i fatkeqësisë tonë kombëtare është pikërisht nënçmimi i vlerave tona fisnike. Sido çoftë  nga sot Ministri i FARK është vendosur në varrezat e dëshmorëve në kryeqytetin e Republikës së Kosovës. Sa herë që do ta vizitojmë do të na kujtohet krenaria, vlera  dhe cilësia  jonë kombëtare. Do të na kujtohen aftësitë dhe dobësitë tona kombëtare.

Do të na kujtohet burrëria, guximi, bujari dhe tradhtia që historikisht po zëne vend si qelizë kanceri në mesin e vlerave tona shpirtërore. Brezi që po vije do të gjënë formën qoftë medikale  apo kirurgjike për të shëruar këtë sëmurje nga e cila po vuajmë më shekuj e që ne nuk e gjetëm. Për këtë është e nevojshme dhe domosdoshme që historinë ta shpjegojmë drejt, pa zbukurime dhe pa shtrembërime. Sot përkujtuam edhe shumë dëshmorë të tjerë patriot dhe veprimtarë që armiku i vrau duke gjetur dorën nga një trup shqiptarë që koka i mendon dhe flet ndryshe nga gjuha.

Sot u rivarros Ministri i FARK-ut Kolonel Ahmet Krasniqi. Po sot ekspert të hetuesisë dhe sigurimit shqiptarë duhet të fillojnë ndriçimin e vrasjes ,logjistiken e kësaj vrasje të rëndë me peshë kombëtare. Projektin dhe autorin e tij. Kabinetin e vendimmarrjes për vrasjen e shqiptarëve. Ky është projekti në mesin e 23 projekteve për eliminimin e shqiptarëve të hartuar në Serbi nga viti 1999 e deri sot. Sot Ministri po fliste pa zë por me plot kuptim, ai eptë porosi të ndryshojmë  botëkuptimin; nga urrejtja në dashuri, nga mëria në respekt, nga keqkuptimi në tolerancë dhe mirëkuptim. Sot do të duhej të betohemi se  Kosova dhe Shqipëria nuk do të rrezikohen nga shqiptarët. Nga sot do të duhej të kuptojmë së nuk ka jetë të lumtur në mesin e njerëzve të vuajtur. Rivarrimi i Ministrit të FARK-ut me nderime kombëtare dhe shtetërorë nga kufiri në mes të shqiptarëve, ne vendin ku u shpall deklarate e pavarësisë së Kosovës, ne teatrin kombëtar të Kosovës dhe përfundimi në kodër të varrezave të dëshmorëve pran Presidentit të Republikës së Kosovës ka kuptim të gjerë dhe tregon çartë së populli nuk i harron të rënët e vet. Tregon së Br. 138”Agim Ramadani “ mbanë fjalën e dhen. Lavdi jetës dhe veprës së Ministrit të FARK-ut Kolonel Ahmet Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat