A ka mbetur ndonjë burrë në Drenicë, që e ndalon djalin e Brojës?

Opinione

A ka mbetur ndonjë burrë në Drenicë, që e ndalon djalin e Brojës?

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 18 shtator 2018 Në ora: 10:13
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Mozomokeq,po thonë burrat e Dugagjinit,nuk paska mbetë asnjë burr në Drenicë.Medet o medet?!.Qenka faru Drenica,paska mbetë pa asnjë burr.

Por,Drenica gjithëmonë ka qenë krenaria e kombit.Nga gjiri i sajë gjithëmonë kanë dalë burra që i kanë dalë zot kombit,atedhëut.Porsa,dhe çdo herë kur Kosovës i kanosej ndonjë rrezik nga Drenica ndegjohëj pushka e parë,nga aty jipej kushtrimi për liri,nga aty delnin xixat e para për liri.Të gjithë Shqiptarër kudo që janë e dinë për trimnit e Azem e Shote Galicës,e dinë për trimërit e Shaban Polluzhës që e ndaloj serbin që të mos e shkelë Drenicën,për trimerit e Ahmet Delis,për trimerit e Kulles së Bajraktarëve dhe së fundmi edhe për trimerit e Jasharjve ne krye me heronjet e kombit Adem e Hamësë Jashari,te cilët u flijuan dhe gadi u farue e terë familja për ti dalë zot Drenicës,për ti dalë zot Kosovës.Falë burrave te mëdhënjë te Drenices,atedhëtar dhe sypatrembur Drenicën kurr ndër shekuj nuk është nenshtruar nuk muajtë me e shkelë as kral as mbret.

Por a e dini ju burrat e Drenicës,së treves aty ku ju jetoni por edhe krejtë Kosovës po i kanoset edhe një rrezik tjeter,kur një djalë nga Broja e Juaj ka lidhë “besë” me shkaun për me e coptu Kosovën,më ba njëfarë shkembimi dhe korrigjimi te vijës kufitare,bash atje diku afër jush.Hordhitë çetnike ndër shekuj e kanë shkel trup e trup Kosovën,kan ba zullume,kanë vra e pre,por kurr nuk kanë mujatë me e nda Kosovën,kurr skanë mujtë me e vra shpirtin liridashtës të shqiptarit.

Këto ditë ju e trguat një heroizëm të pashoq kur këlyshin e kriminelit Millosheviq, çetnikun Aleksandër Vuçiq nuk e latë ta shkelë Drenicën,e këthyet pas,sepse nuk lejuat qe tokën e Drenices në të cilën janë ba shumë masakra nga këta kriminel ku  hala është i freskjët gjaku i derdhur,te vjen e te sorollatën në tokën e Drenicës.JU e kryet një vepër brilante në mbrojtje te Drenicës.Më këtë ju e latë një borxhë ndaj viktimave dhe gjenocidit serb te bamë në Drenicë.Kështu i dilët zot atedheut,kështu i dilet zot Drenicës.

Sot ju e dini së po tentohet pik së pari nga i biri i Juaj nga Broja qe te banë njëfarë ndarje,shekmbimi dhe korrigjimi i vijës kufitare.Këtë ai po e banë ne krye në vehte,pa miratimin e popullit,kur te gjithë mbrenda e jashtë janë kunder kësaj idej,ky djali i Juaj si duket ia ka dhanë besen dikujt se kësaj pune do ti shkoj deri ne fund.JU burrat e Drenicës i dini mirë boll se teritori i Kosovës është i paprekshem dhe se askush nuk ka të drejtë të vejë gishtë aty.Këto punë janë te dhemshme,janë te rrezikshme,ndjellin dhe sjellin katastrofa qe me se paku i duhen Kosovës.Kjo ide e djalit te Juaj nga Drenica duhet te ndalët sa më pare që te jetë e mundur.Pikë së pari është detyre patriotike dhe atedhetare e Juve burrave të Drenicës ti thuani këtij djalit të Juaj nga Broja: ndalë,nuk guxonë ti prekish kufinjët e Kosovës së ato janë te paprekshme.Pra ju burrat e Drenicës duhet vetë së pari ta ndalni këtë të keqe qe po i kanoset Kosovës.

Por,jo vetem Ju burrat e Drenicës,por duhet ta ngrisin zërin edhe Komandantet e luftës qe me së shumti kishte nga ana e Juaj.Komandantet e luftës nese nuk janë mpirë nga pasuria qe e kanë ba me hile e pahile,duhet ti thonë këtij njeriu te ndalet sa nuk është ba vonë.Kjo është një detyrë madhore për Ju Komandant,ashtu siç ishte detyre për me e çliru atedheun,sepse ju edhe sot duhet ta ngrisni zerin e arsyes se Kosova nuk bane te ndahet,nuk banë te shkembehet dhe nuk bane te korrixhohet,sepse ju e keni çliru Kosovën ne këta kufinje qe nuk guxon askush ti prekë,dhe se me këta kufinjë e kanë njoftë Kosovën mbi 120 shtete të botes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat