Retorika e vjetër dhe e përsëritur e Lavrovit në Berlin

Opinione

Retorika e vjetër dhe e përsëritur e Lavrovit në Berlin

Nga: Sherif Ramabaja Më: 16 shtator 2018 Në ora: 23:22
Sherif Ramabaja

Të premten Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov ishte për vizitë në Berlin, ku u takua me kolegun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, zotin Heiko Maas. Ky takim më tepër kishte të bënte me situatën aktuale në Siri dhe brengosjen e Gjermanisë para ofenzivës vendimtare në rajonin e Idlibit. Në këtë rajon logaritet se jetojnë rreth 3 milion banorë, ku shumica janë popullsi civile.

 Në konferencën për gazetarë Lavrov më tepër u mor me rastet kur SHBA - të bombadonte caqet në Siri dhe askush nuk reagonte , kurse kur është në pyetje Rusia të gjithë ngriten kundër saj. Arsyetimi i tij ishte se po e luftojnë terrorizmin, gjë që cinizëm më të madh nuk mund të ketë. Politikani kontraverz Lavrov në vend se të përqëndrohej për dialog dhe përmirësimin e marrëdhënjeve me perendimin akuzonte se EU - ja po përpiqet që Rusisë tia vështirësoi jetën dhe po bëjnë përpjekje që Rusinë ta mësojnë si t`i rregulloi punët e veta shtëpiake. Problemet e vjetra përpiqej me retorikën e shkollës putiniane t`i hudh në taborrin tjetër dhe për këtë t`i fajësoi të tjerët, siq ishte rasti me Ukrainën që arsyetohej se ata po përgadisnin puç shtetërorë. Një përpjekje serioze për përmirësimin e marëdhënjeve me EU - në, Lavrov si duket nuk ishte i gatshëm sepse duhet respektuar rregullat e parntneritetit dhe respektit, kurse Rusia është e gatshme vetëm për ta plotësuar egon e vetë.

Zoti Maas ishte i prerë se në rastin e Skripalëve, Gjermania kishte informacione të besueshme nga Anglia dhe veproi konform rregulave ndërkombëtare. Sa i përket gjendjes në Idlib zoti Maas ishte po ashtu kategorik kundër një sulmi nga forcat qeveritare siriane dhe ruse kur dihet se do të pësonte popullsia zivile.

Kush do ta rindërtoi Sirinë? 

 Me përfundimin e luftimeve në Siri lind pyetja, kush do ta rindërtoi vendin nga rrënojat e shkaktura nga bombardimet e Asadit, Rusisë dhe Iranit? Bombardimet e aleatëve ishin përqëndruar vetëm në luftimin e ekstremistëve islamik e jo në shkatërrimet në masë. Sigurisht që shpresohet se EU do të jetë ajo që do të derdhë miliarda për ta rindërtuar vendin. Do të jetë shumë vështirë që EU të bie dakord për diçka të tillë kur dihet që shkaktarët kryesorë janë regjimi i Asadit, Rusia dhe Irani. Ata i kanë shkaktur këto shkatërrime dhe ata do të duhej ta financonin regjimin për rindërtim. EU vështirë se bindet të ndërmer një hap të tillë. Më me mend do të ishtë që të ndihmohen vendet përrreth që kanë refugjatë se sa të financohet regjimi i Asadit që solli këto shkatërrime mbi popullin e vetë, vetëm për ta ruajtur pushtetin. Lavrov kërcënoi se kush nuk investon në rindërtim duhet të llogaritë që të ballafaqohet me refugjatë.  Ky më tepër është një blof i tij, se sa dikush i merr seriozisht propozimet dhe mendimet kontraverse të  tij.

Përpjekja për aleancë ruso - kineze

 Rusia duke parë se është në konflikt me EU -në dhe SHBA - të sërish bënë përpjekje për t`iu afruar Kinës. Kjo tentativë sështë e re, po tash duke mos parë alternativë tjetër Rusia këtë javë në manovrat ushtarake kishte ftuar edhe Kinën si pjesëmarrëse aktive. Edhe Kina për herë të parë merr pjesë me një kontigjent kaq të madh ushtark, 3200 ushtarë në një manovër të tillë ushtarake.

Putini tregon sinjale se nuk është i izoluar dhe se mbështetje ekonomike kërkon te fqinji i saj, Kina. Në realitet Rusia gjithnjë me frikë i shikonte raportet me Kinën dhe e kishte rivale si në planin ekonomik, po ashtu edhe në ate ushtarak. Gjithnjë i frikësohej se do tia kopjonte teknologjinë ushtarake, po tash derisa raportet me EU -në dhe SHBA -të i ka të përkeqësuara, kërkon mbështetje dhe aleanca ku të mundet. Në planin afatgjatë është vështirë të besohet në një koperim të tillë kur dihet se edhe Kina ndjek interesin e saj strategjik dhe mosbesimin ndaj Rusisë nuk mund ta shlyej aq lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat