Ku duhet të fillojë ndarja?

Opinione

Ku duhet të fillojë ndarja?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 16 shtator 2018 Në ora: 14:19
Sherif Ramabaja

Nëse duhet të ketë ndarje ajo duhet të filloi në Serbi. Ne jemi dakord për t`u bashkuar me BE - në. Këtë synim e kemi pasur akoma pa u konsoliduar dhe njohur si shtet. Tashmë jemi nisur kësaj rruge dhe skemi të ndalur. Ata që akoma ëndërrojnë për ndarje mund të ëndërrojnë sa të duan, po deshën mund të bien edhe në gjumë dhe të shohin ëndërr Stambollin.

Po ta vajtojmë ne mbretërinë e Pelazgëve dhe Ilirinë duhet të arrijmë deri në Slloveni dhe ta marrim edhe Greqinë. Gjyshërit tanë e mbajnë mend krahinën e Nishit me rrethinë, po sot se kemi. Prandaj nëse dikund duhet të filloi ndarja, ajo është Serbia. Së pari Sanxhaku ska qenë kurr i Serbisë. Ai është ndarë në mes të Sebisë, Malit të Zi dhe Bosnjës vetëm për t`ia shkëputur Kosovës dhe për ta asimiluar, gjë që edhe kanë arritur ta bëjnë. Nuk është shume larg kur,  të gjithë e dinë, territoret shqiptare shtriheshin deri në Nish. Të parët tanë në pamundësi për t`i mbrojtur trojet e tyre, pas shpërnguljes së dhunshme, emrat e fshatrave të tyre i kanë shndërruar në mbiemra, për t`u mbajtur mend nga vijnë. Kështu kjo histori e dhimbshme, ruhet në mbiemrat tanë.

Presheva, Bujanoci e Medvexha që sot janë nën Serbi kurrë s kan qenë territore të saj. Vojvodina, po ashtu është territor i pushtuar dhe edhe ajo duhet pra të ndahet nga Serbia. Kroacia dhe Bosnja, po ashtu duhet të deklarohen se cilat territore nuk i takojnë Serbisë, e ndarja të filloi aty ku duhet, e jo aty ku i pëlqen Serbisë.

Konfuzioni dhe polarizimi në politikën mbarë shqiptare po bartet në popull

Propozimi mbi lëvizjen e kufirit Kosovë - Serbi i kishte befasuar të gjithë. Ky propozim u bë nga kryetari i Kosovës duke mos e emërtuar këtë si shkëmbim territori, po si korigjim dhe bashkim me Luginës me Kosovën. Të gjithë pyesin si është e mundur, kur ne e njohim Serbinë. Të demokratizohet Serbia dhe t`i qaset konstruktivitetit këtë se beson askush. Nëse Rusia do të bënte kthesë radikale dhe do të rreshtohej për ta ndihmuar paqen botërore, çka mund vetem te ëndrrohet, ndoshta edhe Serbia do ta bënte një gjest të tillë, po diçka e tillë nuk mund as të imagjinohet. Prandaj të propozosh marrëveshje me Serbinë, duke u nisur nga e drejta historike, pa një leverdi të madhe në favor të Serbisë duket paradoksale. Jo që Serbia ekonomikisht dhe ushtarakisht është fuqi rajonale, po ajo është mësuar në këtë stil të fitoi me ndihmën e Rusisë. A do t`i mjaftoi Sebisë pranimi në EU, që të bëjë këto lëshime në favor të Kosovës, është vështirë të besohet. Politikanët e Kosovës premtojnë bashkimin e Luginës pa shkëputjen e Veriut, po cili tokësor e beson këtë. Tingëllon bukur, po skepticizmi mbetet i lartë.

 Si shoqëri ne shqiptarët shquhemi për polarizim që gjatë historisë na ka kushtuar shumë shtrenjtë, po tash kohën e fundit thellimi i ndarjeve ka arritur përmasa alarmante. Një polarizim i tilë mund të na kushtoj shumë, kur të shihet se udhëheqësia politike e jona është pikë e pesë dhe pa përgjegjësi. Harmonizimi i qëndrimeve në mes politikanëve dhe institucioneve shtetërore siç po shifet nuk po funksionon. Në popull po përhapet frika dhe paniku se çka do të ndodhë me shtetin dhe shoqërinë në përgjithësi, kur dihet për hallet, papunësinë dhe papersektiven e rinisë. Mosbesimi po shtohet dita, ditës. Kredibiliteti i udhëheqësve politikë, karshi popullit që s po din kah t`ia mbaj, në këtë situatë të paqartë po fundoset. Shtrohet pyetja, kush, kah dhe si?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat