Telalli e marrtë vesh Hashimin

Opinione

Telalli e marrtë vesh Hashimin

Sinan Kastrati Nga Sinan Kastrati Më 16 shtator 2018 Në ora: 10:06
Hashim Thaçi

Kur i dëgjon Hashim Thaçin dhe vartësit e tij për kur flasin për “korigjimin” e kufijve, të “mbushet” mendja se vetëm ata kanë “të drejtë”. Në të vërtetë të dhemb kryet  kur “i pari i shtetit” flet sikur të ishte ndonjë falltor.

A është për me i besua Hashimit kut të gjithë e dim se kufiri me Serbinë nuk mund të korrigjohet dhe një gje të tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Ai nuk ka asnjë bazë në ato që thotë për “Korrigjimin i kufijve”, dhe jo vetëm kaq, Hashimi nuk e ka mandatin, siq po thuhet me fjalorin politik që ti udheq bisedimet që tashmë jemi mësuar ti quajm edhe “Dialogu teknik” që nga (s`)Edita (Pahiri) Tahiri por që na polli, si dialog politik.

Dje lexova një “këshillë” nga këshilltari i Hashimit, Blerim Shala, dikur kordinator dhe “i besueshëm” i Ibrahim Rugovës më vonë i Ramush Haradinajt e tash, shkoi në prehër të Hashimit, “Këshilltari i Thaçit shokon opinionin: Japim veriun, marrim Luginën e Preshevës”.

Ata të “partisë” së Hashimit, janë çakorduar. Njëfar Zenun Pajaziti, tha se Hashimi edhe po mos të ishte kryetar “shteti”, duhej ta gjenim ku është e ku s`është e ti printe delegacionit për bisedimet me Serbinë. Thash: O Zot, si është e mundur kjo? Çfarë të mire bëri Hashimi për Kosovën?  

Për Hashim flasin mirë “të gjithë” djemtë e vajzat “demokrate”.

Është pak e çuditshme se si Ramushi sa shpejt ndryshoi.

Hashimi nuk e ka as përkrahjen ndërkomëtare e as të asaj vendore. Sipas Albert Rohan “ … se një gjë e tillë është në kundërshtim me planin e Ahtisarit dhe gjithashtu edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”. “Korrigjimi i kufijve”, Albert Rohan e bën për ‘pesë pare’ Hashim Thaçin.

Albert Rohan, ish zv.emisari i OKB-së që bashkë me Marti Ahtisaarin në vitin 2007 kanë përgatitur propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, që çoi në pavarësimin e vendit.

Prandaj për mos me shkel në “drrasë të kalbt” mora Kushtetutën e “Republikës” së Kosovës dhe e fillova nga fundi deri në fillim të gjej ndonjë fjalë nga ato që gati çdo ditë Hashimi po i përsërit, të njëjat fjalë: Nuk ka ndryshim kufijsh, nuk ka shkëmbim teritoresh, nuk ka autonomi për veriun, nuk srpska republika, Presheva, Bujanovci e Medvegja do ti bashkohen Kosovës.

Në Kushtetutë thuhet kështu:

Kapitulli I  Dispozitat Themelore 

Neni 1  [Përkufizimi i Shtetit]

1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.

2. Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet. Republika e Kosovës ushtron autoritetin e saj bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vet dhe të gjithë individëve brenda kufijve të saj.

3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.

Ndërsa:

Neni 2  [Sovraniteti]

1. Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, me referendum, si dhe në forma të tjera, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute. 

2. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.

3. Republika e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së interesave shtetërore, mund të marrë pjesë në sisteme të sigurisë ndërkombëtare.

Atherë, nëse bazohemi në “Kushtetutën” e Hashimit, nuk gjejmë asnjë fjalë që dikush ka të drejtë të luaj me sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, as Hashimi I cili nuk ka integritet.

Atherë a kanë kuptim dokrrat e Hashimit “Thaçi: Korigjimi i kufijve nënkupton, jo ndarje për Kosovën , jo autonomi për serbët?, Korrigjimi i kufijve, Thaçi: Marreveshje me Serbinë, jo luftë – (News, Lajme - Vizion Plus), Thaçi: Korigjimi i kufijve është mjet për të tejkaluar hasmërit?

Nuk ka njeri që ka pakë mend ose së pakut, sa Hashimi që do të besonte se Serbia do të pranonte që Presheva … e Medvegja ti bashkohen.

Dhe krejt në fund u mundova ta gjej edhe fjalën “korrigjim” .

Kjo fjalë në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe shpjegohet kështu:

KORRIGJIM m.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KORRIGJOJ, KORRIGJOHEM. Korrigjimi i gabimeve.

2. shih NDREQJ/E,~A 2. Bëj korrigjimet e nevojshme.

KORRIGJOHEM vetv., pës.

shih NDREQ-EM 2. (Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, Tiranë, 1980, fq. 872.)

NDREQ kal.

1. Kthej në gjendjen e mëparshme diçka që është prishur a dëmtuar; bëj të përshtatshëm përsëri për të punuar ose për ta përdorur, ujdis, rregulloj; kund. prish. Ndreq urën (rrugën) e prishur. Ndreq këpucët (çizmet). Ndreq orën (radion, televizorin). Çoj për të ndrequr.

2. Sjell përsëri në rregull, vë për fije, rregull Ndreq shtëpinë (dhomën). Ndreq shtratin. Ndreq flokët.

3. Përmirësoj diçka në krahasim me të kaluarën. Ndreq notat. Ndreq rezultatin e garave.

4. fig. I mënjanoj a i zhduk gabimet, të metat dobësitë, e sjell dikë në rregull; e përmirësoj. Ndreq gabimet. Ndreq shokun. Ndreq veten.

5. fig. bised. Zgjidh një mosmarrëveshje a grindje, pajtoj; ujdis. I ndreqi me të mirë. Hyri në mes dhe i ndreqi. E ndreqi punën. Kush e ndreq me ta!

6. bised. I bëj shërbimet e nevojshme, i jap të hajë e të pijë, i shtroj për të fjetur etj. Ndreq fëmijët. Ndreq kalin. I ndreqi miqtë. Ndreq tryezën shtroj tryezën.

7. bised. Përgatit diçka për të ngrënë më të gjatë që duhen; i shtoj diçka gjellës për t'i përmirësuar shijen; ndërtoj. Ndreq gjellën me erëza.

8. bised. Drejtoj. Ndreq shtatin (trupin).

9. vjet. Paguaj detyrimin që kam ndaj dikujt. Ndreqi punëtorët. Ndreqi borxhlinjtë.

Ndreq (drejto, rregullo) gojën! shih te GOJ/Ë, ~A. I ndreqi hesapet me dikë mori hak kundër dikujt, i lau hesapet me dikë. Ia ndreqi kryqet dikujt shih te KRYQE,~T. I ndreqi orët me dikë keq. shih tek OR/Ë,~A I. Ia ndreqi (ia rregulloi, të ujdisi) qejfin (kokën) nuk e la të vepronte sipas trilleve të tij; ia ndreqi samarin. Ia ndreqi (ia rregulloi, ia ujdisi) samarin (bërroren, kurrizin, shpinën) dikujt e rrahu, e ndëshkoi rëndë për një faj ose kur nuk bindej; i dha përgjigjen e merituar, i tregoi vendin dikujt. As prish, as ndreq (punë) shih te PRISH. S'di kujt t'ia prish e kujt t'ia ndreq shih te PRISH 20. (Po aty, fq.1220, 1221).

Ku është bazuar “kryetari” jonë kur flet për “korrigjimin” e kufijëve me Serbinë?

Hashimin e marrtë vesh telalli!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat