Dy zhvillime madhore për vendin dhe data 13-të?! - Bota Sot
Dy zhvillime madhore për vendin dhe data 13-të?!

Opinione

E shtunë, 22 shtator 2018

Dy zhvillime madhore për vendin dhe data 13-të?!

Nga: Dibran Demaku Më: 14 shtator 2018 Në ora: 11:10
Dibran Demaku

Në kalendarët e shumë popujve të botës data 13-të është e mbështjellur me një lloj misticizmi,nga vetë numri rendor trembëdhjetë.Se përse është kështu nuk dihet,por ajo që dihet është se shumë njerëz të planetit i frikësihen kësaj date dhe këtij numri.Në shumë hotele të botës këtë numër nuk e shënojnë në dyer të dhomës sepse asnjëri nga mysafirët nuk do të hyjë në atë dhomë me atë numër,pra me numrin 13, sepse mendohet se ky numër sjell fatkeqësi!...

Dhe do ti që data dhe dita 13 e këtij shtatori për Kosovën solli dy zhvillime të mëdha: Parlamenti europian i dha dritë të gjelbër Liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ndërkaq Qeveria e vendit e miratoi Ligjin për formimin e Forcave të armatosura të Kosovës, që do të thotë Ushtrisë së Kosovës.Dy ngjarje dhe dy zhvillime të rëndësisë së parë për Republikën! Dy ngjarje dhe dy zhvillime për të cilat do të duhej të bëhej Festë e madhe.Por,për habinë e të gjithë neve, që të dy këto zhvillime të rëndësishme po kalojnë në heshtje,sikur të mos kishte ndodhur asgjë me rëndësi!Që habia të jpëtë edhe më e madhe tregon edhe fakti se pothuajse askush asnjë nga qytetar?t e Kosovës(përndryshe të njohur për kujdestarinë e tyre në rrjetët sociale,për të uruar për gjithçka) këtë herë heshtën?!A do të thotë kjo se ata,pra qytetarët e Kosovës, nuk besojnë më asgjë sa u përket zhvillimeve të ndryshme për vendin,apo edhe ata si shumë qytetarë të planetit i frikësohen datës 13, dhe çdo zhvillim në këtë ditë sa do i rëndësishëm për vendin,mbetet i pabesueshëm?! Apo, të lodhur tash sa vite me premtimet e zyrtarëve të vendit ndër vite:do të bëhet liberalizimi i vizave,jo s'do të bëhet liberalizimi i vizave;do të kemi Ushtri, jo s'do të kemi ushtri, ua kanë lodhur veshët dhe ata më s'duan të dëgjojnë asgjë?!...

Apo që të dy këto zhvillime për Kosov?n erdhën shumë vonë dhe për qytetarët e vendit nuk p?rbëjnë më interes?!Athua,ky liberalizim kaq i vonshëm i vizave nuk i intereson më askujtë,sepse ata të interesuarit, tashmë kanë bërë zgjidhje dhe kanë ikur nga vendi;apo gjithçka që bëhet me vonesë është kundërproduktive?!...Athua zhurma e bërë tash sa vite nga tyrtar?t e vendit do të kemi ushtri, jo s'do të kemi ushtri i ka frustruar deri në atë masë sa ata nuk besojnë më asgjë ,që thuhet dhe që bëhet?!Dhe këtij frustrimi të skajshëm do t'i ketë kontribuuar edhe deklarata e kryetarit të vendit, i cili vetëm pak minuta pas deklaratës se Qeverisë për miratimin e Ligjit për Ushtrinë,doli dhe tha se vendimi i Qeverisë ishte i ngutshëm dhe i pabevojshëm në këtë moment?!...
Dhe derisa dy organet më të rëndësishme të vendit dalin me deklarta kontradiktore, për zhvillime të rëndësishme, atëherë si të besojë populli i shkretë në zhvillime pozitive?!Kur kësaj t'i shtohet edhe fakti se të dy këto zhvillime ndodhën me datën 13, atëherë mosbesimi është edhe më i madh?!....

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test