Letër e hapur znj. Frederika Mogerini

Opinione

Letër e hapur znj. Frederika Mogerini

Nga: Milazim Maraj Më: 11 shtator 2018 Në ora: 08:41
Milazim Maraj

Shumë e nderuara znj. Mogerini!

Keqardhja e juaj që krimineli Vuçiq  nuk arriti të shkojë në Banjë të Runikut për të i vizituar dhe manipuluar  edhe një herë ish kriminelet dhe për të rekrutuar kriminel të ri,  beri të ndihen keq  ish nxënësit e helmuar më helme luftarake në Kosovë,familjet e masakruara, invalid të luftës, familjet e të pagjeturve, vajza e gra të dhunuara dhe nënat e fëmijë të vrarë, fëmijët e rritur pa prindër  që u vranë nga ushtria dhe policia e Vuçiqit gjatë viteve 1998/99. Në këtë kohë Vuçiqi ishte ministër i Informatave në qeverinë e kasapit të Balkanit Sllobodan Millosheviq. Teksti i fjalimeve të tij shqiptarëve dhe të tjerëve ju përkujton” Jogurt Revolucionin serb” para fillimit të luftës kundër popujve tjerë në ish Jugosllavi. Të gjithë  këta njerëz kanë pritur nga ju dhe BE që do ta dënonit sjelljen dhe fjalimin kriminal dhe qëndrimin agresor të Vuçiqit. Ai në Mitrovicë lavdëroj Millosheviqin dhe krimet e tij.  Qëllimin  dhe veprimet e tij gjenocidale i cilësoj shumë të mira; por ja që tjerët nuk menduan si ai. Ai nuk shprehu fare keqardhje për çka kanë bërë në Kosovë.

Ai premtoj krimineleve serb  së do të ri kolonizoj Kosovë edhe më treqind shtëpi. Vuçiq tregoj se kanë përtëri kontratat e vjetra më Turqinë dhe Rusinë tani edhe Kinën dhe synon që këto të tria do të i sjell në Mitrovicë, për të” investuar” në Trepçë  dhe në Ujman etj. Ai u angazhua për të “drejtat e serbeve në Kosovë”dhe po të njëjtën ditë në Serbi mbajti në polici politikanin e Preshevës Ragmi Ibrahimin. Ai nuk i lejoj librat nga Kosova që të u dërgohen nxënësve shqiptarë në  shkollat shqipe ,që  padrejtësisht jetojnë brenda kufijve të Serbisë. Ai nuk pranoj që është në një shtet të njohur nga 116 shtete të botës demokratike dhe të konfirmuar ligjërisht nga GJND. Që ka institucione të veta të zgjedhura më vota të fshehta. Sjellja e Viçiqit ishte sjellje që nuk përkon më një burrë shteti që pretendon fqinjësi të mirë me Kosovën por një kapadai tejet të pa edukuar dhe më predispozita për luftë të re në Ballkan.

Përkujtimi i kontratës së re dhe gatishmërinë e Erdoganit për të iu përgjigjur Vuçiqit sa herë që ai ka nevojë e publikojë në Kosovë. Kjo për shqiptaret e Kosovës është një ogur i zi. Gatishmëria e Erdoganit për një bashkëpunim trepalësh Rusi, Serbi, Turqi,për ndërtimin e xhamive anë e kënd Kosovës,edhe mbi varre të dëshmorëve shqiptarë të rënë në luftë kundër ushtrisë turke, që mbronin tokatë e veta. Ndërtimi i xhamive  ku ka dhe ku nuk ka nevojë, buzë rrugës për të krijuar Kosovës pamje të Nagorni Karabahut sipas projektit të tyre,  përkujton, shpërnguljet masive të miliona shqiptarëve nga tokat dhe pasuritë e tyre, zhdukje masive të tyre dhe okupim të tokave të tyre. Këtë shqiptaret e kanë përjetuar shumë herë, për herë të fundit në vitin 1998/99.  Kjo është për keqardhje zonjë e nderuar dhe jo dështimi i vizitës së Vuçiqit në Banjë të Runikut!!                                                                                                                                                

E nderuara znj. Mogerini me keqardhjen  tuaj për vizitën e dështuar të Vuçiqit  në Banjë të Runikut ju keni krijuar frikë dhe stres të shqiptaret. Tani frika së Evropa ndjenë keqardhje për kriminelin dhe jo për viktimën dëmton besimin dhe shpresën që Kosova dhe shqiptarët e kanë në BE.                                                          

Besojmë së Zoti, SHBA, Evropa dhe Bota e qytetëruar nuk brengosën për kriminelet dhe planet e tyre kriminale, por për viktimat. 

Me respekt.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat