Dështimi i një takimi

Opinione

Dështimi i një takimi

Nga: Fatmir Lohja Më: 10 shtator 2018 Në ora: 09:06
Fatmir Lohja

Nën drejtimin e ndrikullës, dy krushqit parashikuan një takim në Bruksel. Data e ora e takimit u lajmërua nga mediat e ndryshme me gërma të mëdha, edhe të vogla, me zë te lartë edhe të ulët. Nuk u saktësua nga asnjëra palë, se në çfarë kushtesh do të lidhej krushqija. Hamendësimet e ndryshme parashikonin ndarje tokash për prikë.

Përpara takimit,faktorët pjesmarrës, ngrefoseshin përpara gazetarëve, për t’u dhënë të kuptonin se kanë të bëjnë me udhëheqës botëror, pra burra e gra shteti të një niveli tepër të lartë. U panë qartë simptomat e epidemisë, kur provincialët kërkojnë t’u japin mend kancelarive ndërkombëtare.

Papritmas takimi tre palësh deshtoi. Krushqit u takuan vetëm me ndrikullën. Nuk u dha asnjë lajm se për çfarë biseduan kokë më  kokë me zonjën. Aktorët, kur dolën përpara gazetarëve, secili e interpretoi takimin sipas interesit të vet. Njëri deklaroi me nervozizëm, se nuk lidhte krushqi në këto kushte, sepse e kanë kërcenuar me jetë. Tjetri e deklaroi mostakimin sukses me rezonancë botërore. Ndrikulla, për t’i dhënë kivet vetes, deri në zgjedhjet e ardhshme, deklaroi se jemi në rrugën e mbarë dhe krushqija do të lidhet brënda mandatit tim. Si për inat, kancelaritë ndërkombëtarë, këtë mos takim e kaluan në heshtje, ndonëse në Shkup ulen ngrihen aueroplan qeveritar nga shumë shtete të botës.

Dy president e nderuar, kur shkuan në atdhe, u munduan të qetësonin banorët e tyre, me mendje me të kthjellët. Në një krushqi bashkohet nusja me dhëndrrin. Nga asnjëra palë nuk merret vesh se cili është dhëndërri e cila është nusja. Njëri deklaron se unë shkoj vetëm me lypë. Tjetri thotë se kjo krushqi nuk do të lidhet për pesëdhjete vitet e ardhshme. Ndrikulla kërkon të na mbushë mendjen se krushqija është pranë, dhe nuk ka rëndësi për Europën e Bashkuar se kush është dhëndërri, e kush është nusja, pas legalizimit të LGBT-ve.

Kjo e veshtirëson problemin më shumë, sepse traditat kombëtare janë të ndryshme në tilla raste. Ka kombe që nusen e marrin vetëm me prikë të madhe, siç ka kombe që nusen e blejnë sa frengu pulën, kur ajo u pelqen shumë. Traditat ndryshojnë edhe në shperblimin dhe trjatimin e ndrikullës si përpara edhe pas dasmës. Ende nuk ka dalë asnjë gjysëm fjale se sa i ëshë premtuar asaj.

Të bësh pazare sot, me mend e 1918- tes, ishte krejtësisht e sigurt që takimi do të dështonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat