Kosova po vjen era Luftë...

Opinione

Kosova po vjen era Luftë...

Adriatik Riza Dosti Nga Adriatik Riza Dosti Më 9 shtator 2018 Në ora: 19:47
Aleksandar Vuçiq në Mitrovicë

....Ndaj dhe Vucici nuk vajti kot atje...pasi me perpara se te rinise agresionin ruso-sllav te cilin e la pergjysem qe me 1999...kreu i shtetit barbar serb kerkoi te rikonjicioje me pare terrenin e ta shohe me syte e tij ate qe ka kaq kohe qe i shfaqet aq frikshem cdo nate ne enderr...

...Dhe nuk vajti kot e as thjesht per qejf a nje vizite protokollare e brenda normave te lejuara nderkombetare per tu takuar e per te biseduar me bashkombasit e tij qe ende jetojne ne territoret e pastra etnikisht shqiptare..

Vucici vajti ne Kosove per te ndjelle eren e re te luftes...vajti per te provokuar e fyer rende 15 mije viktimat e barbarizmit sadist serb te luftes ne Kosove..vajti per te perdhosur me shume se kurre 1642 te zhdukurit pa gjurme te shovinizmit kriminal serb ...

Vucici vajti ne Kosove sepse per mikun e tij te ri per koke sulltanin Erdogan shqiptaret gjakprishur te atjeshem..dalin e festojne neper rruget e Pejes e te Prizrenit me flamuj te Turqise e ''harrojne'' te perkujtojne legjendarin Adem Jashari .

Vucici vajti ne Kosove sepse .. ka garancine e Edi Rames qe shqiptaret do ti pengoje te jene bashke duke ju vene traun antishqiptar qe ne kufirin fals mes tyre ne rrugen e Kombit ne Kukes e Morine..

Vajti per te cuar ne stacion ate Trenin e famshem '' dhurate'' te Rusise ..dy vjet me pare qe u ndalua ne kufirin serbo-kosovar...

Vucici vajti ne Kosove dhe beri si deshi vete dhe nderkombetaret nuk i thane asnje gjysem fjale pasi jane te lodhur, te merzitur e te nervozuar tashme me ne shqiptaret qe ju a kemi sjelle ne maje te hundes me injorancen tone, me hajdutllikun e korrupsionin tone, me mesmirenjohjen tone , mes sherreve pa fund mes vedit shpesh edhe per ''mustaqet e Celos''.. dhe mosdashjen e kombit e popullit tone po prej kombetareve tane qe kemi zgjedhur vete ne krye tone..

Ai vajti atje me siguri absolute per jeten e tij e per sukses te pritshem te vizites se tij atje pasi me pare kishte marre me pare pelqimin, sigurine e garancine e tradhetareve te Kosoves e kosovareve.. Thacit e Haradinajt.. Veselit e Pacollit...njerez qe u pasuruan ne Rusi e ne oborrin e Putinit dhe u lartesuan politikisht pikerisht ne bahcen serbe te Beogradit te tij...

Ai vajti atje pasi me pare kish ngrene e pire ne sa e sa dreka e darka ''pune'' me dhe pa pranine e nderkombetareve me miqte e tij per koke qe jetojne sa ne Tirane po aq edhe ne Prishtine...Ramen e Bushatin por sidomos Thacin e Pacollin...e ku se bashku nen tendat e sulltanit paranojak antishqiptar Erdogan e nen violinat e Dacicit dhe nen efektin e vererave te Strasburgut francez...kishin kenduar me pare O Sole Mio .. ne variantin serb e kishin kercyer Sheherezaden ne variantin turk.... e kishin rene ne gjume me Kalinken ruse ..

Vucici vajti ne Kosove dhe kercenoi me ushtri e lufte nese nuk ''e kuptojne dhe e presin'' ashtu sic do ai e ashtu sic enderron Serbia..dhe keto jane absolutisht efektet e qarta te bisedimeve te gjata, pa fund e maratonomake te tij me Thacin sa ne Bruksel e Strasburg po aq edhe ne Berlin a Paris...

Vizites se tij kokforte ne Kosove i parapriu ''projekti i ri europian'' i Hashes ...per shkembime territoresh mes Serbise e Kosoves..e u pelqye aq shume edhe nga Rama e Batonet tradhetare te Tiranes..e u mbeshtet gjithashtu me kenaqesi nga Macronet franceze filo-serbe e qe mori OK edhe nga shpura antishqiptare e BE perfaqesuar nga karavidhet Hahn, Mogherini, Vllahutini , Kocijancic, Fleckenshtein etj etj...

Askush nuk e paralajmeroi Vucicin qe te mos i hidhte benzine zjarrit duke shkuar ne Kosove por ne te kundert kercenuan kosovaret qe te mos i bllokojne atij rrugen gjate turit te tij luftnxites...e te heqin barrikadat nga rruget e bllokuara ne territorin e tyre amtar dhe ne sinkron me kete linje doli edhe tradhetari president- Hasha...tek e quajti turp kombetar bllokimin e rrugeve per Alexandrin dhe beri thirrje per paqe e mirekuptim mes shqiptareve e serbeve[???]...

As nje fjale prej nderkombetareve per ndonje lloj falje te serbeve per krimet e tyre te perbindeshme ne Kosove.. per kercenimin me nderhyrje te ushtrise ne kete shtet te pavarur e sovran prej Ministrit te Mbrojtjes Vulin qe tha publikisht e boterisht se ushtria serbe ishte gati dhe priste vetem urdherin e Vcicit per te garantuar viziten e tij ne Kosove..

Asnje lloj komenti per ate c'ka deklaroi Ministri i Brendshem serb Stefanovic ..se Serbia i kishte marre te gjitha masat qe Vucici te shkonte ku te donte per vizite ne Kosove..e askush nuk do te guxonte ta ndalte dot...

Asnje lloj reagimi edhe prej antishqiptareve e tradhetareve te Tiranes te cilet kane kohe qe Ceshtjen madhore kombetare ja kane shitur serbit e grekut, maqedonasit e malazezit..

Ndaj dhe Greqia lehtesisht kerkon te vjedhe Detin , mohon ceshtjen Came, fallsifikon dhunshem historine kombetare te shqiptareve, mban ende ne krye te kishes se tyre autoqefale neperken Janullatos, vjedh eshtra shqiptaresh ne vend te ushtareve te saj te vrare ne token e shqiptareve, luan me heqjen e ligjit te luftes me Shqiperine si Macja me miun..etj etj...

Ndaj dhe Maqedonia qe krijoi Unionin orthodoks ruso-bullgar-grek-serb-maqedon -malazezo-rumun kunder rrezikut te krijimit te Shqiperise se madhe..merr si shperblim nga Rama nje Port ne Durres edhe pse vazhdon te mos e njohe gjuhen shqipe ne kete vend edhe pse vazhdon e uleret mbyteni e vriteni shqiptarin..

Ndaj dhe Mali i Zi...kerkon anullimin e njohjes se shtetit te Kosoves dhe mos lejimin e asnje fjale shqip ne muret e nje kishe ndertuar krejtesisht me parate e shqiptareve ..dhe e tmerron ideja e nje shtatoreje te Skenderbeut diku ne Tuz, Tivar, Budva apo Ulqin..edhe pse fale kesaj europe kurve ..ja doli tu marre serisht shqiptareve toka e troje te tyre ...

Ndaj dhe Serbia po kercenon kaq hapur me lufte...sepse e ka Kalin e Trojes brenda...i ka bijte e saj te kurves dhe zuzaret sic i quante i pa vdekshmi Konica brenda ne shtepine e pas shpines se vet shqiptareve ..i ka morrat e kqinj e shakllabanet te xhindosun mes vedit sic i portretizonte aq pa meshire gjigandi Fishta ... po ne shtepi te vet...

Dhe ky Vucici..minister i djeshem i kabinetit sadisto-kriminal te Milloshevicit ..jo vetem qe nuk duhej kurresesi te lejohej te vinte kemben ne Kosove por ne te kundert duhej pritur nese guxonte e vinte [ sikurse erdhi fale Rames e Thacit por edhe Mogherinit e Hahnit].. njesoj sikurse e priten tre vjet me pare boshnjaket ne Serbrenice...me gure e peshtyma ..me perzenie e urrejtje popullore...sepse kur krimineli rikthehet serisht ne vendin e krimit nuk vjen as per turizem e as per shetitje...po rikthehet se e terheq serisht era e luftes, era e gjakut dhe instikti i krimit...

Ndaj perpara se Kosova te ndaloje Vcicet te rivijne serisht ne dheun e saj e te nxisin lufte e gjakderdhje..ben mire qe me pare te perzere nga dheu i vet tradhetaret e thike pas-shpinistet e tipit Thaci me shoke...ndryshe prej neserit gjithnje e me shume ..Kosova po vjen era lufte...sepse baruti i fucise se cmendur ballkanike eshte ende shume i thate dhe mezi pret shkendijen a ferkimin me te vogel per tu ndezur e per te shperthyer ne ate fare feje sa qe askujt nuk ja rrok dot mendja se ke do te vrase e ke do te djege me pare...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat