Kosova një shtet pa kufi ku çdo bir shkine mundet me hy

Opinione

Kosova një shtet pa kufi ku çdo bir shkine mundet me hy

Nga: Nue Oroshi Më: 8 shtator 2018 Në ora: 18:23
Nue Oroshi

Sot në Kosovë është një heshtje mortore.Është heshtje mortore sepse Kosovën po e viziton ish krahu i djathtë i Sheshelit dhe ish ministri i Millosheviqit me emrin Vuqiq.

Ky pasardhës i Sheshelit e Millosheviqit është duke u njohur me tokën që mendon se përmes Hashim Thaqit do ta pervetson dhe do t'ia kalon Serbisë.Ai sot eci shlirë dhe si duket edhe Presidenca, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës por edhe kryetarët e partive politike janë strukur foteleve të nxehta e hoteleve të Prishtinës duke mos iu ndier zëri.

Është e tmerrshme kjo që po ndodhë në Kosovë. Ky qetnikë i konvertuar në demokratë sa për sy e faqe me këtë vizitë që i bëri Kosovës pa kërkuar falje për masakrat e Serbisë në Kosovë, pa i kthyer të zhdukurit shqiptarë që u vranë ,u djegen dhe u gjuajtën gropave të fushave serbe, ai vjen si triumfues në Kosovë falë mosdijës dhe tradhëtisë së politikanëve shqiptarë në Kosovë.

Ata kur është puna të luftojnë me njëri - tjetrin ja nxjerrin sytë njëri -tjetrit ndërsa kur është puna për ta kritikuar dhe ndaluar Vuqiqin dhe zyrtarë tjerë serbë që hyjnë e dalin në Kosovë pa asnjë frikë, bëhen sikur pulat e strukura në kotecë kur bjen një brymë apo borë e madhe dhe ato janë të mërdhira nga të ftoftit.

Të njëjtën heshtje e bën edhe kryetarët e të gjitha partive politike por edhe populli në Kosovë që se paku nuk e bëri edhe protestën më të vogël për qëllimet e këtij pasardhësi të Sheshelit dhe Millosheviqit, që lëvizë shlirë nëpër tokat e Kosovës sikurse ta kishte me tapi.Sot në Prishtinë si shenjë kundërshtimi për ardhjen e Vuqiqit në Kosovë ka qenë dashtë të organizohet një protestë e madhe tek sheshi i Gjergj Kastriotit në shenjë solidarizimi për të vrarët,të zhdukurit dhe të masakruarit shqiptarë, që shumicës as që i dihen se ku i kanë eshtrat.

Deri sa ky bir shkine lëvizë sikurse triumfues në Kosovë nënloket shqiptare tash e njëzet vjet me radhë bëjnë vetëm pak gjumë se mendjën, shpirtin dhe zemrën e kanë tek djemtë e tyre të zhdukur dhe vuajnë për faktin se nuk kanë mundësi që fëmijëve të tyre që i rritën me plotë mundime nuk munden t'iu ndezin një qiri tek varri sepse nuk kanë varre.Harresa është shenjë e cila kthehët bumerangë. Kosova sot është mbetur një shtet pa kufi, ku çdo bir shkine mundet me hy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat