Korigjimi dhe rregullimi i kufijve të Kosovës, frikësimi dhe shtrembërimi i zengjijve të skromorës - Bota Sot
Korigjimi dhe rregullimi i kufijve të Kosovës, frikësimi dhe shtrembërimi i zengjijve të skromorës

Opinione

E premte, 21 shtator 2018

Korigjimi dhe rregullimi i kufijve të Kosovës, frikësimi dhe shtrembërimi i zengjijve të skromorës

Nga: Sali Leka Më: 21 gusht 2018 Në ora: 12:47
Sali Leka

Për dijeni drejtuar z.Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Edi Rama, Gramoz Ruçi.

Me debat dhe bashkëbisedim jetik me guximtarët eposik që as ishin as janë frikësuar as shtrembëruar ashtu si zengjijtë e skremuar.

Shumë të nderuar Hashim Thaçi presidenti i Republikës së Kosovës.

Ramush Haradinaj kryeministri.

Kadri Veseli kryetar i paralamentit.

Edi Rama kryeministri i Republikës së Shqipërisë.

Gramoz Ruçi kryetar i parlamentit.

E kam obligim të shkruaj fakte konkrete, ngjarje të vërteta në vorbullën e gumzhitjeve dhe llomotitjeve me gënjeshtra të stisura dhe lëvozhga të grisura në Tiranë dhe Prishtinë, që mbushen çdo ditë faqet e gazetave dhe studiot televizive, pa asnjë lloj etike, mendimi diturie as vizioni jetik eposik historik.

Dy fjalë të urta shqipe thonë: “Mos u bëj frikacak më shumë sesa je. Mos u mbaj si trim kur nuk don Atdhe, as Fe”. Gjuhën shqipe nuk e duan e urrejnë frikacaku, shtrembalaku dhe alabaku. Frikacaku hap panik “Apo dëgjoni si dridhet toka”. Në fakt i trembet zemra dhe koka. Shtrembalaku llomotit në publik “Shikoni si përkulet e shembet qielli. Po na shqtyp si kërmilli”. Në fakt përkulet e shtrembërohet vetë si rezili.

Për alabakun do të rreshtoj episode faktike ditë tjetër.

Urime shumë urime, pë rata shqiptarë vizionarë guximtarë që kanë mendime dhe kujtime.  Pa mendim s`ka vizion as obligim me bashkëbisedim sublim, por ka gumzhitje pa mbarim.

Gjuhën shqipe e flasin dymbëdhjetë milion shqiptarë të shpërndarë në 25 vende të Europës, Azisë, Amerikës. 540 vjet nuk kishin shtet Atdhetarë, kombëtarë publik por kanë ibret e mysibet skurrik. Kishin klika mizore, uzurpatore, që tokën Atdhetare, e kanë dashur për ta shkretuar, popullin për ta stërmunduar, diskriminuar dhe duan akoma me e skremuar, gangrenizuar.

Në Serbinë dhe Bosnjen jugore janë shtatë krahina me popullsi Serbo Boshnjake dhe Dardo Shqiptare.

Frikacaku, shtrembaluku dhe alabaku nuk i flasin këto thesare të vërteta kombëtare, por sajojnë mysibecka dhe tymnaja, kërce prift nga belaja.

Duan të frikësojnë, të shtrembërojnë dhe të largojnë tërë shqiptarët e Ballkanit nga atdheu i tyre pellazgo Arbo Dardan. Shqiptarët janë dhe do të jenë në Ballkan. Aty kanë lindur, janë rritur dhe ngulur që kur ishin Kristianë Konstandin, kollos vigan dhe kreshnikë eposik me taprak taban, mbi Vjosin Vardarin edhe Drin Radik Shkumbin.

Ishim dhe jemi trashëgimtarët e Atdheut Shënkonstandinit dhe kombit Skënderbeut Kastrioti Hasin Dibro Kruj Kurbin.

Shqipëria, Kosova dhe Diaspora sot kanë shtatë milion njerëz të arsimuar në shqip, nga të cilët dy milion flasin dhe shkruajnë dy, tre dhe katër gjuhë të botës, Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Rusisht, Arabisht, Turqisht.

Kjo situatë e shekullit XXI është etapë dhe mrekulli e madhe Shqiptare me famë e jehonë botërore, por batërdi vandale dhe maskaradë mizore janë: Historinë kombëtare e shkruajnë e publikojnë në dy milion versione sipas oreksit dhe gustove të tyre personale fiziko trupore, por historia ishte dhe është Atdhetare teuratike Shpirtnore dhe monumentale e përjetësuar. Është objektive dhe jo subjektive.
Është faktike Hyjnore dhe jo fantastiko skorrore.

Historia kombëtare shqiptare është e lashtë dymbëdhjetë mijë vjeçare Presheva, Bujanovci dhe Medvegja ishin me Kosovën edhe gjatë katër shekujve të pushtimit otoman, por në shekullin XX, ja dorëzuan Serbisë, dy klika marksiste komuniste në Tiranë dhe Prishtinë, që e kthyen historinë ashtu si këmbyen pasurinë.

Sot këto dy klika vandaliste mizoriste nuk janë në pushtet politik juridik, por kanë pushtet të madh zengjinik, mediatik televiziv, regresiv, destruktiv dhe botojnë ditë dhe natë, brockulla, gelbocka, mysibecka shtrembalucke, rezilucke.

Në Beograd kishte dhe ka historian të angazhuar megalomanë të sofistifikuar, që në shekullin XX, kanë dominuar dhe triumfuar mbi historianët skerc sharlatanec në Tiranë dhe Prishtinë, dhe shkruajnë e thonë: “Kosovo Stara Serbia! “Djepi i Serbisë Jugore. Aty ka lindur dhe është flijuar Shenllazari i bekuar”.

Por e vërteta qëndron dhe do të qëndrojë: Serbi jugore ishin dhe janë: Kurshunlia, Prokupia, Nishi, Novi, Sanxhaku me dy popullsi, Dardane dhe Serbiane.

Deri në pushtimin otoman kanë jetuar në harmoni duke folur dy gjuhë serbisht dhe shqipnisht me dialekt Dardanisht. Në vitin 1507 otomanizmi e ndaloi gjuhën shqipe publikisht, por Kurshunlia, Prokupia, Nishi, Novi, Sanxhaku e kanë folur tinzisht familjarisht shekull mbas shekulli edhe tani në shekullin XXI.

Në vitin 1607 otomanizmi në Ballkan nisi muslimanizmin dhe ndaloi rreptësisht martesat midis kristianëve dhe muslimanëve.

Deri në vitin 1607 vajzat serbiane në Kurshunli, Prokupi, Nish, Nov dhe Sanxhak martoheshin me burra dardan se ishin besnik fisnik human dhe kreshnik eposik vigan.

Popullsia Dardane Shqiptare edhe në Novisadi dhe Novipazari e Nishi Vardari ishin dy herë më shumë se ajo serbiano-jugore, por u pakësuan se Dardanet u asimuluan u serbizuan.

Nishi vendlindja etnike autoktone e Shënkostandinit, dishepulli dhe Apostolli i bekuar, i shekullit IV epoka madhështore, fitimtare triumfatore e krishterimit dhe bizantinit, të luginës Epirotike të Vjosës, Vardarit dhe Drinit.

Mjer ata shqiptarë të shekullit XXI, që as e kujtojnë, as e nderojnë Shenkostandinin e lartësuar të përjetësuar, ashtu si e kujtojnë dhe e nderojnë Serbët Shenllazarin e bekuar.

Shqiptarë kishte dhe ka në Dubrovnik, Xarë dhe Zagreb Kroaci, por janë të ardhur nga Shkodra, Lezha, Puka, Tivari, Plava dhe Gucia.

Shqiptarë kishte dhe ka në Bosnjen jugore dhe janë vendali. Mbas vitit 1607, u kthyen musliman, bashkë me Boshnjakët, por Boshnjakët ishin dhe janë fanatik obskuran dhe e urrejnë me egërsi dhe ligësi emrat shqiptaro, Dardan me gjuhën shqipe me pesë dialekte të mrekullueshme aromatike sherdelike autoktone teuratike: Arbërisht, që e flasin kalabrezët në Itali, Arvanitisht, që e flasin pelopenezët dhe mollosët në Greqi, Toskërisht, gegërisht, dy krahina xhersike pellazgjike përgjatë detit Adriatik, Jonik dhe dialekti Dardanisht, që e flasin Kosova e sotme me trevat lindore deri përtej burimit Drini i Zi, në Terhall, Perlep dhe në Manastir Britol me dy popullsi Maqedone dhe Sqiptaro Thesprotike.

Helenisht quhet “Vorios Epiros Theollogos Thesprotios”.

Helenët ishin dhe janë shembull dhe model human vigan për të ndihmuar popullsinë minoritare Helene në Ballkan. Kurse shqiptarët ishin dhe janë të uzurpuar nga klika të ndryshkura skorrore shumë mizore, anarshiste antihumaniste dhe ulurasin shkruajnë llomotisin, zgërdhecka “Mete, Mete secila për vete zhete rrete”.

Po citoj disa mysibecka të neveritura të këtyre klikave zengjiniste kaotike në Tiranë dhe Prishtinë që i zbrazin nëpër studio televizive “Hashim Thaçi do të bëjë kërdi dhe hata, Kosovën me e nda Preshevën me shkëmbyer me veriun e Kosovës. Kjo aventurë është me rrezik të madh për luftë”.

Edhe unë me kaq për sot nuk po i përsëris të tëra broçkullat dhe proçkat e Edith Harxhit, dhe Altin Goxhaj antarë të klikës zengjiniste të frikësuar deri në palc dhe në gjak, por edhe të shtrembëruar zgërdhec cullak.

E kam obligim të theksoj: Presheva, Bujanovci dhe Medvegja të bashkohen me Kosovën pa interesa pa kushte, pa i kërkuar Serbisë dhe Bosnjes popullsinë e asimiluar shqiptare. Serbia dhe Bosnja Hercogovina ka shtatë treva krahina me popullsi shqiptare, por të asimiluar në serbo Boshnjak dhe shqipen e flasin edhe sot tinzisht.

Duhen lejuar ta flasin publikisht gjuhën amtare, Atdhetare Kombëtare, Shqiptare ashtu si janë lejuar dhe lejohen Serbianët, ta flasin dhe ta shkruajnë gjuhën Serbo Kroate kroatinisht, në Grashanicë, Ulpianicë dhe në Mitrovicën Veriore por  tabanore toksore e Dardanisë Arbnore.

Neve shqiptarët e shekullit XXI duhet të jemi krenarë që kombi shqiptaro dardan, human vigan nuk ka sulmuar asnjë komb në Ballkan, por i ka ndihmuar shumë, përpara dhe mbas Shënkonstandinit, i përjetësuar, përpara dhe mbas Gjergj Kastriotit strategu i lartësuar Skenderbeg i paharruar edhe kur kanë jetuar dhe sunduar Filipi me Aleksandrin e Maqedonisë dhe Car Stefani e Dushani i Serbisë.

Presheva, Bujanovci, dhe Medvegja ishin bashkë dor për dore me Kosovo Dardaninë Arbnore dhe në kohën shkëlqimtare të Filipt, Aleksandrit, Shenkonstandinit Car Stefan Dushanit, dhe Georgi Castrioti Skanderbegu, atleti, belegu dhe iradeti i betuar Kristian në Ballkan.

Prandaj Hashim Thaci, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli mos u frikësoni mos u shtrembëroni, mos i urreni kristianët Ballkanikë. As viganët dhe kreshnikët eposikë Xhersiko Dardanikë. Katër shekuj në Ballkan u derdh gjak i madh Kristian.

Dyqind mijë janë vrarë shqiptarë. Nëve sot nuk mundemi me i ringjallur por duhet me i kujtuar me nderim.

Mos u besoni cirrkinickave të disa analistëve sharlatanë marksistë komunistë në Prishtinë dhe Tiranë që shkruajnë e thonë: “Trojet shqiptare i ka ndarë Kongresi Berlinit në 1878. Shqipërinë e ka coptuar Bismarku i Gjermanisë kapitaliste armike e popullit shqiptarë”.

Jo, jo mos i besoni, mos i besoni! Këto gënjeshtra të shtrembura të frikacakëve të shtrembëruar, që janë të paaftësuar me u drejtuar, por do të jetojnë edhe në shekullin XXI të frikësuar duke lenguar dhe rrenkuar edhe kur janë të ulur në kolltuk nuk bëhen të vitalizuar, por mbesin hutuk curruk.

Ne një tregim tjetër do të tregoj fakte konkrete me ngjarje të vërteta, sa shumë e kanë ndihmuar Bismarku, Jozefi dhe Kajzeri Arian Gjerman, kombin shqiptarë. E kanë dashur dhe ndihmuar me shumë se Ahmet Zogolli Ramizi, Enveri, Esat Pasha dhe Mithat Frashëri Franxhili Dangilli.

Sali Leka, cel: 068 38 55 304

Shkrimtar dhe poet i censuruar nga ingranazhet e klikës markiste enveriste ramiziste e shekullit njëzet. Shekulli i mizorist i vampirizmit anti humanist, që akoma duan ta vazhdojnë zengjijt e gazetave dhe televizioneve rezilickit si urithkit në Tiranë dhe Prishtinë që Kosovën dhe Shqipërinë e kanë dashur dhe e duan për ta shkretuar, për ta zhytur dhe përlytur me kërdinë dhe batërdinë.

Kurse unë me shokët e mi e kemi dashur dhe e duam për zhvillim, progress dhe modernizim me blerim dhe shkelqim.

E kam obligim me iradin ilmin veratisin të demaskoj të keqen më të madhe të dekadës dytë të shekullit XXI. Në Shqipëri Kosovë dhe diasporë pesëqind mijë shqiptarë kanë në pronësi redaksi gazete, televizione mediatike, shoqata skurrike dhe fondacione zengjinike, dhe kanë botuar dyqindmijë faqe librash me dy edhe me katër gjuhë të botës, duke zhgarravitur literaturën Atdhetare kombëtare sipas bidateve personale, me pacavure langare. Libra me procka, dokrra, zgërdhecka, mysibecka, gelbocka, sipas oreksit për qofte zgaruce dhe llallucka të thata, pa gjethe, as lule.

Me këto zhuclucke rezilucke kanë mbushur sallonet dhe korridoret komode të Europës Kontinentale dhe të Amerikës lluksoze kolosale.

As nuk skuqen nga turpi, as nuk zbardhen nga karakteri, sedri dhe dinjiteti që me këtë zhul, zhum vrug mysibeti e kanë njollosur keq imazhin e shkëlqyer kristal qelibar i Atdheut pëlqyer i Shënkonstandinit dhe i Skenderbeut, i biri i Gjon Kastiotit filizi fildish i Has Dibro Drinit Skampinit, i Vardarit Skopjinit.

Në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë po të numërohen janë më shumë se pesëqind mijë shqiptarë të angazhuar me letërsinë gazetarinë në strukturat mediatike televizione, portale, instagrame dhe kanë botuar libra me tregime të rëndomta neveritëse me brockulla dhe mysibecka.

Janë shkrimtarë dhe gazetarë pasanikë dhe i demaskoj që pasurinë e shpenzojnë për botimin e zgërdheckave, gënjeshtrave të stisura dhe gelbockave të pista.

Në Tiranë dhe Diasporë i kanë botuar nën maskën e antikomunizmit, në Prishtinë nën maskën e antisllavizmit ortodoks.

Disa nga këta shkrimtarë dhe gazetarë reziluck shtrembaluc kanë botuar libra zuzare, anti Atdhetare, libra langare antikombëtare me sajime dhe trillime zhgarravare edhe për epokën kushtrimtare triumfatore të Skenderbeut strategu viganik i kombit Arbnor Xhersik, Heroi eposik historik i Atdheut Shenkonstandinik.

Unë i shkruaj emrat e këtyre shkrimtarëve dhe gazetarëve gënjeshtaruc që kanë botuar fallsifikime skurrike me shtrembërime monstruoziste për epokën njëzet e pesë vjeçare të Gjergj Kastriotit, epoka e betejave eposike historike me përmasa Ballkanike, Marmaro Bosforike. Po, po i shkruaj i demaskoj, por nuk i publikojnë redaksitë e gazetave të vetëshpallura private të pamvarura, por e vërteta është: Këto gazeta ishin dhe janë të varura vetë në çengelin e ndryshkur të lëvozhgave skorrore të spekullimeve, mashtrimeve, abuzimeve, gënjeshtrave, zgërdheckave, mysibeckave zuzariste mizore.

Falenderoj Edi Ramen dhe qeverinë socialiste moderniste që vitin 2018 e kanë shpallur vitin e Skenderbeut.

Qeveri pozitive, progresive, antiregresive, qeveri liberaliste humaniste antianarshiste.

Ministria e kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Kosovës duhet të bashkëveprojnë, të kontribojnë dhe të botojnë gazetën e përhershme kombëtare historike me emrin “EPOKA KASTRIOTI”.

Skenderbeu ishte Ai mbret që nuk kishte pallat në kryeqytet, por ka jetuar njëzet e pesë vjet me ushtarët dhe kapedanët kreshnikë, duke bashkëbiseduar me besimtarët fisnikë dhe guximtarët eposikë.

Skenderbeu ishte Ai strateg viganik që familjes fisit Kastrioti, shokëve dhe miqve luftëtarë veratisin ilmin nuk u la trashëgim pasuri e lakmin, por u la fisnikërinë, besnikërinë teuratike me betim, iradin për Atdhe, Komb e Fe Hyjnore Kristiano humano paqësore.

Në Shqipëri dhe Kalabri, Itali, janë edhe sot pasardhësit fisnik gjenetik të Gjergj Kastriotit Skenderbeut Shenkonstandinik. Po, po janë edhe sot, por nuk kanë pasuri të vjedhur me shinik. Pasurinë sot e kanë zuzarët, shtermbalarët, kusarët, langarët skurrik.

Mjetet e botimit i kanë reziluckit, zgërdheckit, urithkuckit shtrembaluc dhe botojnë, i zbrazin në publik gënjeshtra të përshtirosura, brockulla dhe mysibecka të jargosura, për të njollosur epokën e Skenderbeut. Epoka triumfatore shembullore!

Dy reziluck urithkuck të rrjedhur kurrukut kanë botuar në faqet e gazetave fallsifikime monstruoze, për ta paraqitur Skenderbeun si kriminel dhe gjakatar antimusliman.

Në tregimet në vijim këta dy megaloman sharlatan manguran obskuran, do ti demaskoj me pseudonim, dhe jo me emrat e vërtetë që kanë, për arsye se: Gazetat private pamvarucke, nuk i botojnë demaskimet e drejta, me fakte konkrete dhe ngjarje të vërteta, por stisin dhe tjerrin sajime dhe trillime të shtirura të rëndomta të neveritura, por sot theksoj: Dy shtrembaluc të tjerë kanë shkruar “Kur Skenderbeu mori Krujën në vitin 1443 ka vrarë dymije musliman shqiptarë“.

Unë kësaj gënjeshtre monstruoze i përgjigjem me fakte konkrete: Në ato vite në Krujë dhe në Ballkan nuk kishte asnjë njeri musliman.

Edhe asqerët otoman të Valiut të Krujës gjenerali Hasan Beu ishin kristianë nga vendet aziatike. Skenderbeu nuk i vrau, u mori armët luftarake dhe i nisi për tëk sulltan Murati. Kur i pa asqerët kokë ulur të paarmatosur Murati u dëshpërua dhe vdiq. I plasi zemra nga marazi.

Unë nuk imponoj asnjë obskurant të bëhen kristianë viganë si Gjergj Kastrioti, por i paralajmëroj mos shkrujnë në publik nëpër instagrame dhe portale mediatike, gazeta skurrike fjalë të pista brutale vulgare për strategët e atdheut, përpara dhe mbas kohës së Skenderbeut, as për historinë kombëtare qindra shekullore se kam me i demaskuar me doemos dhe pa derman ata që llomotisin nëpër këto llumra skorrore.

Kam besimin se do të funksionojë gazeta “EPOKA KASTRIOTI” me faqe letrare artistike, kombëtare historike, me demaskime të drejta eposike me tregime të vërteta jetike, publike, teuratike, filozofike sociologjike.

E drejta, e vërteta janë biologjike Hyjnore dhe duhen thithur e shijuar si lule qumështore.

Një fjalë e urtë shqiptare amtare thotë: “Kur mbaron hataja dhe belaja nuk do të kujtohen zullumet e armiqve, por do të turpërohen miqtë dhe shokët që kanë heshtur dhe janë strukur në zhgun skurr“.

Mjer ata që nuk flasin e nuk shkruajnë sot, për kombin Atdheun, për Shqipërinë dhe Dardaninë, me fisnikëri e besnikëri.

Mjer ata shkollarë letrarë që kanë mësuar dy gjuhë të botës, por nuk dijnë dy fjalë të urta amtare.

Mjer ata që mburren dhe lavdërohen si dijetarë Fetarë por kanë harruar kishat dhe manastiret e shkretuar dhe bibliotekat me libra teologjike filozofike dy mijë e pesëqind vjeçare në gjuhën shqipe Amtare që i kanë djegur përvëluar në Manastir, Skopjin, Ulpiana, Tivar, Ulqin, Shkoder, Rozafin, Skadar, Shëngjergj, Durrah dhe Skampin.

Lumsi Ata djem dhe burra që shkruajnë e thonë: “Jemi dhe do të jemi trashëgimtarët e Skenderbeut dhe mendimtarët e kombit Atdheut pellazgjik Shënkonstandinik“.

Lumsi si Ato vajza dhe gra që me njëra tjetrën flasin e bisedojnë: “Jemi dhe do të jemi Stermesat Apostolike të Gjon dhe Vojsava Kastrioti“.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test