20.000 veteranë të rrejshëm, 100.000 vota të vërteta

Opinione

20.000 veteranë të rrejshëm, 100.000 vota të vërteta

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 19 gusht 2018 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Se shteti është i kapur nga manipuluesit, e vërteton fakti i skandalit me lista të veteranëve, të cilat janë mbushur me veteranë të rrejshëm të cilët asnjëherë nuk e kishin veshur uniformën e UÇK-së, e madje as nuk ishin prezent në Kosovë gjatë luftës.

Me rreth 20,000 veteranë të futur pa meritë në lista, kemi të bëjmë me një interes politik te ata që menaxhojnë këto lista e më shumë.

Heshtja e vazhdueshme e krerëve të shtetit për këto skandale, po e vërtetojnë më së miri se “heshtja nganjëherë do të thotë pohim”. Afër një javë nga publikimi i aferave me lista të veteranëve, kryeministri Haradinaj e presidenti Thaçi nuk po e kanë asnjë koment lidhur me këtë.

Reagime të shumta po ka nga opozita e mjerë, por pa efekt që të zgjidhet diçka, madje, këta as nuk kanë komision për hetimin e tyre.

Logjikisht, futja e veteranëve në ato lista bëhet nga shteti i Kosovës, e kur e kemi parasysh numrin e madh të të rrejshmëve të UÇK-së, mund të jemi në një pozitë ku një veteranë fallco konvertohen në votë për ata që i futën pikërisht në ato lista.

Çdo veteran i rrejshëm mund t’i sjellë deri në pesë vota në zgjedhje asaj partie kriminale që ka bërë këto manipulime. 20.000 veteranë me nga pesë vota pas vete, i bie që në zgjedhje të jenë 100.000 votuesë për atë X parti.

Ndryshe këta mund të konsiderohet si militantë partiakë të fshehur, e disa mund të quhen të korruptuar të cilët me 5000 euro po e blejnë luftën e shenjtë të UÇK-së.

Kjo është më shqetësuese e serioze se sa tema e shkëmbimit të territoreve, apo demarkimit të kufijve. Të gjitha mund të “përbihen”, por jo njollosja e luftës së shenjtë të UÇK-së që si idel kishte gjithçka që mund të jetë pozitive për Kosovën.

Shteti duhet të ndërmarr masa urgjente për këto skandale, pasi që kjo mund të ketë pasoja të rënda nga ish luftëtarët e vërtetë të UÇK-së, të cilët po janë viktimë e paralelizmit me ushtarë që e blejtën atë krenari që nuk do të mund ta kenë kurrë, të ndihmuar nga shteti kriminal dhe i korruputar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat