Fol Ramush

Opinione

Fol Ramush

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 18 gusht 2018 Në ora: 21:42
Ramush Haradinaj

Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, siç duket nuk po i lënë fare përshtypje zhvillimet e fundit me skandalin e listave të veteranëve dhe dorëheqjen e prokurorit Elez Blakaj.

Po bëhen disa ditë që nga dorëheqja e Blakajt, ndërsa Haradinaj nuk dha asnjë koment lidhur me këtë, e as për manipulimet e publikuara.

Në skandalin e manipulimeve, emri që përmendet është ai i Agim Çekut, për të cilin u publikua arsyetimi i tij mirë i përgatitur së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit, që nëse pyeten se pse ishin aq shumë pjesëtarë të UÇK-së në zonën e Dukagjinit, t’iu thonin se ajo ishte zona që kishe më së shumti hyrje dalje të ushtarëve të UÇK-së, së bashku me Pashtrikun.

Heshtja e Haradinaj nuk duhej të ndodhte në këto momente, pasi vetë ishte komandant i asaj zone (Dukagjinit), e duke e pasur parasysh se ai e njeh më mirë se çdo kush luftën e zhvilluar atje, heshtja e tij ngjallë dyshime.

Kryeministri Haradinaj kur erdhi në pushtet vitin e kaluar, ishte i mllefosur në kryetarin e listave të veteranëve, Agim Çekun dhe ish kryeministrin Hashim Thaçi.

Përkundër numrin të madh të figuruar në listat e veteranëve nga zona e Dukagjinit, Haradinaj thoshte se atje janë lënë shumë ushtarë e veteranë pikërisht jashtë atyre listave.

E tani që ka ngulitur mirë rrënjët në qeverinë e Kosovës, ai po hesht në këto zhvillime që janë shumë shqetësuese për të gjithë shoqërinë e Kosovës.

Dorëheqja e një prokurori nga kërcënimet e vazhdueshme që i ka marrë pas punës së duhur të tij me hulumtimin e manipulimeve të listave të veteranëve, nuk ka se si të përkufizohet ndryshe veç se një kapje e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat