Hashimi nis karrierën me vrasjet politike

Opinione

Hashimi nis karrierën me vrasjet politike

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 18 gusht 2018 Në ora: 00:40
Në historinë më të re të shqiptarëve, Hashim Thaçi nuk ka shoq, për tradhtitë serike, në dëm të Kosovës. Lidhja me ekstremin e majtë, mbeturina të sistemit monist të Hoxhës së Tiranës, pasues të ideologjisë sllavo-ruse, ndihmoi në ngritjen rapide të tij.

1) Në koordinim me Sigurimin Shqiptar, UDB-në serbo-sllave, Sigurimin francez, krijoi Organizatën kriminale e terroriste SHIK, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë, duke eliminuar kundërshtarët brenda spektrit politik shqiptar. Është mjaft domethënëse se përgatitjen e skuadrave ekzekutuese e bëri, pikërisht, në Shqipëri dhe Francë!!

2) Hashimi, me shokë, e dështoi Marrëveshjen e Osllos, duke sabotuar edhe bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të shqiptarëve të Kosovës. Realisht, LPK-ja nuk përbënte as farë faktori, qoftë politik apo ushtarak. Kryesia e re, me dominim nga klani-bandë i Drenicës, me ndoca kokrra dukagjinas, i bëri puç Kryesisë së vjetër të LPK-së. Disa nga krerët e veprimtarëve të saj, i kidnapoi ngeshëm, si sekretarin organizativ të LPK-së, Behajdin Hallaçin, Ismet Jasharin, i njohur si Komandant Kumanova dhe të tjerë, të cilët ishin përcaktuar për luftën, krahas FARK-ut, i vranë në pusira ose i vunë në prita të policisë serbe, si: Ilir Konushevcin, shef i Emergjencës të Luftës, për LPK-në; Komandantin e Çetës, Mujë Krasniqin, së bashku me 42 ushtarë; Fehmi Lladrovcin dhe të tjerë. Eliminimet fizike brenda llojit, gjatë luftës, ishte përgatitja e terrenit për pushtetin vetanak.

3) Atentatimet e kundërshtarëve politikë, do të ishin shumë më të përgjakshme. Në bashkëpunim me SHISH-in shqiptar, të kryesuar nga Fatos Klosi dhe presidenti Rexhep Mejdani, me kompani, Hashimi me bandën e LPK-së, hartoi listat e vdekjes. Të paktën, njëra syrësh, është zënë në duar të shefit të SHP të UÇK-së, Bislim Zyrapi, aktualisht, këshilltar politik i presidentit Hashim, madje, i nderuar me dekoratë presidenciale, së fundi! Ekzekutimet nismuan në Shqipëri, bilëz, në kryeqytetin e saj, në Tiranë.

Viktima e parë ishte zëdhënësi i UÇK-së, gazetari profesionist, Ali Ukaj. Vrasësi i supozuar, u shpall "i sëmurë psiqik". Edhe Hashim Thaçi i arrestuar, "për vrasje në bashkëpunim", me ndërhyrjen e Xhavit Halitit, i cili i bëri një telefonatë nga Zvicra një gjenerali të Sigurimit shqiptar, u lirua dhe dosja u mbyllë. Ishte vjeshtë "e vitit të mbrapshtë" 1997! Dhe, dosja e vrasjes së parë politike, u mbyll lehtësisht, sikur bëhej fjalë për therjen e një gjeli!

Me radhë, bëhet ekzekutimi zyrtar i Ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqit; eprorit ushtarak Sadri Ramqaj; dr. Hazir Malaj; Qazim Jakupi dhe Muharrem Tafa, ky i fundit mik i Sali Çekaj dhe kontraktor i pikës ushtrimore ushtarake në Papaj të Tropojës; Rushit Elezi, kontraktor i pikave, (kampeve), stërvitore në Kalimash dhe Kolsh, të Kukësit. Furnizuesit e luftës, Vëllezërit Nikçi... Të gjithë këta, por, edhe të tjerë, u vranë në territorin e Shqipërisë, tre syrësh shtetas shqiptarë, në shërbim të luftës së Kosovës.

4) Dhe, që këtej, Hashimi i dha porosi bandës-skuadrile të vdekjes përshtatjen e burgjeve rurale, kidnapimin, maltretimin, torturimin, deri në vrasje të FARK-istëve dhe të veprimtarëve e kuadrove të Ibrahim Rugovës. Hashimi, personalisht, arrestoi, i burgosi dhe i dajakosi kryetarin e LDK-së të Malishevës, Jakup Kastratin dhe veprimtarin e dëshmuar të luftës, Cen Deskun. Për habinë e botës, Kosova më shumë ka të vrarë nga SHIK-u i Hashimit dhe njësia simotër vrastare "Shqiponjat e Zeza", kundërshtarë politikë shqiptarë, se sa dëshmorë të luftës!!!

Bartja e krimit vrastar nga Shqipëria në Kosovë, ishte një zhgënjim i  madh i popullit, për "komandantët", të cilët filluan karrierën "luftarake", me vrasjen e ushtarakëve të FARK-ut dhe të kuadrove të LDK-së. Vritet, prapa shpine, luftëtari Ismet Rrahmani i Açarevës; shefi i QIK, (Qendra Informative e Kosovës), Enver Maloku; plagosja, ne tentativë-vrasje e Akademik Sabri Hamitit, gazetari Shefki Popova, profesori Haki Imeri; vihet në pritë, me spiunim, dhe vritet Akademik Fehmi Agani dhe shumë qindra të tjerë. Hashimi shpërblen spiunin me vënien e emrit të tij autostradës drejt Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat