Pushteti pa cilësi pa vlera, si një kurorë me ferra!

Opinione

Pushteti pa cilësi pa vlera, si një kurorë me ferra!

Nga: Dedë Preqi Më: 17 gusht 2018 Në ora: 14:14
Dedë Preqi

Pavarësinë e shtetit të Kosovës e menduan mendimtarët e medhenj, njerëzit të cilët ia deshtën të mirën këtij populli dhe këtij vendi, pavarësinë e Kosovës e deklaroj edhe më herët peresidenti historik dr.Ibrahim Rugova.

Këtë imazh që jemi munduar me mish e me shpirt që ta përjetojmë një ditë, ne duhet sot ta kultivojmë me kujdes dhe ta ruajmë si sytë e ballit, por edhe botës demokratike ti tregojmë se e kemi merituar si një popull i lashtë, liridashës e paqësor.

Njëherazi, të kemi parasysh se një gjë e tillë nuk ecën vetëvetiu, nëse shteti nuk udhëheqët nga vetëvetja, apo njerëzit me kuptim të plotë që janë të denjë për të kryer detyrat politike dhe shtetërore në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme.

Ajo që është me rëndësi dhe të kuptojmë rrolin e shtetit tonë, duhet të dimë që ti prijmë me qeverisje të mirëfilltë Institucioneve tona me një qëndrim njerëzor, sëcilës i shtohet edhe dija për të udhëhequr e mbajtur pushtet.

Kosova dhe populli i saj, Pavarësinë e kuptoj si një kurorë të artë, që do të stoliset më të ky popull, i cili do e meritontenjë fitore të tillë të shekullit për liri e demokraci, që e ka ëndërruar shekuj me radhë dhe ka derdh lumenjë gjaku brez pas brezi deri te ky çmim i lartë njerëzor.

Prandaj, është e pa kuptimtë të na lindin dyshimet ndaj gjërave të rëndësishme, dhe do e quajmë krim, nëse e përbuzim këtë lloj dhurate të shenjtë dhe shumë të shtrentë,duke e devijuar rrugën e saj të ndritshme, përmes ambicjeve dhe përfitimeve partiake e përsonale, duke lënë anash mirëqenjene popullit dhe detyrat që na i ka besuar populli dhe shteti.

Për fat të keq, duhet të thëmi, sot në Kosovë, do të hasim kudo në shqetësime të qytetarëve të vendit, që kanë të bëjnë me pa kënaqësitë e tyre nga kushtet e dobëta ekonomike e sociale, si dhe pa punësinë,  që konsiderohet si qelësi i mirëqenjes dhe jetës njerëzore në çdo vend.

Ky shqetësim i qytetarëve është brengë shoqërore, poashtu edhe shtetërore, që shkon edhe më tej, duke shkakëtuar edhe një sëri problemesh të tjera në disfavor të këtij populli dhe shteti, i cili popull shpeshherë përkundër vullnetit të vet kërkon rrugëdalje të tjera jashta vendit të vet.

Nuk do duhej të paraqesim një pesimizëm të tillë dhe njëkohësisht të tregojmë opsionin e vetëm dhe të vërtetë, i cili qëndron i veqantë dhe na pret vetëm të na diktohej. Por, këto komente janë vetëm një imazh i opionionit dhe mendim i  logjikës së popullit, si hapësirë për një njerëzim të vetëdijshëm për domëthënjen e jetës së vet, i cili është i aftë dhe ka mundësi për të ndërtuar shtet dhe për të krijuar kushte më të mira për të ardhmën e vet.

Të kemi pushtet që nuk përcaktohet fare nga përgjegjësitë morale dhe që nuk kontrollohet fare nga një respekt i ndërgjegjësnjerëzore, do të thotë të shkatërrosh një popull dhe të humbët sovraniteti injë shteti, që në këto rrethana është e mundur të kemi edhe ekspozime të ndryshme të rreziqëve nga brenda edhe jashta këtij vendi.

Nuk është vështirë që ta zbulojmë vijën e përbashkët ndërmjet lëvizjeve të rëndësishme politike dhe shtetërore dhe lëvizjeve që shpeshherë janë në kundërshtim me njëra-tjetren, sidomos ato partiake, nëse gjejmë vetëm pakëz kurajo dhe harmoni brenda një rrethi shoqëror, duke kuptuar njëri-tjetrin si njerëz të këtij vendi, por edhe të një gjaku e një kombi njerëzor.

Para se gjithash,të mendojmëse jemi njerëz dhe jo jashtë tokësor, që nuk dinë se çka është rrethi shoqëror dhe shteti, dhe të ulëmi si njerëz, si vëllezër e motra të këtij vendi, që ta gjejmë një formulë të përbashkët, dhe ti japim rëndësi e seriozitet çështjes e domëthënjës së shtetit të Kosovës.

Shteti i Kosovës dhe populli i saj, për momentin e ka vështirë të dëpërtojë nga një grup i njerëzve të korruptuar dhe të inkriminuar, të cilët, që mbas luftës janë instaluar në qeverinë e saj, dhe konsiderohet se e kanë kapur shtetin me metodat e tyre bandeske, por do ndjehët i turpëruar dhe i lënë pas dore ky vend, nëse do mbetët gjithëherë  peng dhe nën mëshirën e tyre.

Gjendja e këtij vendi nuk mund të përmirësohet dhe as të merr kahe pozitive të zhvillohet, sepse këtu bëhët fjalë vetëm për një “ego pushtet”, i cili është i pa fuqishëm dhe i pa dijshëm për të menagjuar me të tjerët, gjegjësisht me këtë vend dhe me popullin e vet.

Përndryshe,gjithnjë e më tepër krijohet përshtypja se një pushtet i tillë, që nuk ka zgjidhje dhe nuk do dinte të krijojë rrugëzgjidhje, me një mal të problemeve të akumuluara edhe më herët, përveq pa aftësisë si rrjedhojë tjetër e ka mungesën e përgjegjësisë dhe ndërgjegjës së pushtetit, që nënkupton keqpërdorimin e pushtetit pa fund, duke e lënduar e paralizuar shtetin deri në palcë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat