Faktorët që shtyjnë apo tërheqin (faktorët pull-push) lëvizjen e popullsisë nga njëri rajon i Kosovës në tjetrin, si dhe nga Kosova jashtë saj

Opinione

Faktorët që shtyjnë apo tërheqin (faktorët pull-push) lëvizjen e popullsisë nga njëri rajon i Kosovës në tjetrin, si dhe nga Kosova jashtë saj

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 14 gusht 2018 Në ora: 18:40
Dr. Artan Haziri

Faktorët që i shtyjnë kosovarët të lëvizin nga një vend i Kosovës në tjetrin, janë që t’u ofrohen më shumë qendrave kryesore, sepse mundësia për punësim është më e madhe. Arsye tjetër është shkollimi më i lehtë i fëmijëve. Po ashtu, edhe aspekti mjekësor është faktor shtytës.

Gjithashtu, faktor tjetër është se një pjesë e popullsisë nuk dëshirojnë të merren me bujqësi, kurse e dëshirojnë jetën në qytet.Një qasje tjetër e studimit është identifikimi i arsyeve për largimin nga Kosova (faktorët shtytës). Faktori më i rëndësishëm që ka nxitur emigracionin në vendka qenë faktori ekonomik, ku 72% u përgjigjën se vështirësitë ekonomike (p.sh., varfëria, problemet ekonomike, papunësia) ishin arsyeja e parë për largim. Mirëpo, duhet theksuar se faktor tjetër shtytës ishte edhe siguria në të ardhmen, që, d.m.th., edhe ata që janë duke punuar po migrojnë si shkak i pasigurisë. Pra, edhe ata që po punojnë në shkollë, në komunë e në biznese private, po ikin nga vendi, sepse shohin se për fëmijët e tyre këtu nuk ka ardhmëri. Me ndërrimin e pushtetit, edhe gjithçka rrënohet, andaj edhe mbesin pa punë. Faktorë të tjerë me rëndësi janë kushtet e këqija të jetesës në vend dhe mundësia për jetesë më të mirë në Evropën Perëndimore dhe në vendet e tjera.

Faktori ekonomik - Kosovarët largohen, kryesisht, për arsye ekonomike, siç janë: mungesa e mundësive për punësim, kushtet e vështira të jetesës, veçanërisht në disa zona ku mungojnë kushtet elementare, si, bie fjala, energjia elektrike, uji dhe strehimi. Niveli i lartë i papunësisë, si pasojë e reformave në ekonominë shqiptare pas rënies së komunizmit, ka qenë faktori kryesor për flukset masive të emigracionit pas viteve 99 e këtej.

Faktorët shtytës

Mungesa e mundësive të punësimit në Kosovë, e gërshetuar me kërkesat e tregut të punës në vendet pritëse, për krah të lirë pune në fusha, si: ndërtimtari, bujqësi etj., është një faktor i madh nxitës për emigracionin e personave të pakualifikuar.

Nga ana tjetër, shumë shqiptarë të kualifikuar, pra me diplomë universitare, kanë emigruar si rezultat i mungesës së mundësive të përshtatshme të punësimit në Kosovë dhe janë punësuar jashtë vendit në vende pune larg kualifikimit të tyre.

Kosova është përballur me flukse masive emigracioni, si pasojë e nivelit të ulët të sigurisë publike apo të trazirave në vend. Një numër i madh i personave të kualifikuar, me kushte të mira ekonomike, janë larguar nga vendi për një të ardhme më të sigurt për veten dhe familjen e tyre. Kjo dukuri ka ndodhur, veçanërisht, pas vitit 2004, që u shoqërua me një valë të eksodit masiv. Institucionet e dobëta çojnë në mungesën e besimit te qytetarët për përmirësimin e situatës në vend, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar paralizojnë funksionimin normal të institucioneve shtetërore. Institucionet e dobëta dhe vështirësitë në zbatimin e ligjit, gjithashtu, ndikojnë në përpjekjet dhe perspektivat e emigrantëve për t’u kthyer dhe vendosur në vend, veçanërisht kur ata hasin vështirësi në ndërtimin e aktiviteteve private apo në marrëdhënie me administratën shtetërore.

Ndër faktorët nxitës, e që përmendën gjerësisht në studime të ndryshme, janë:

•             rritja e ulët ekonomike, e kombinuar me një pabarazi të dukshme në shpërndarje të të ardhurave;

•             mbipopullimi;

•             niveli i lartë i papunësisë;

•             nepotizmi (lidhjet familjare në institucionet shtetërore).

Abuzimet me të drejtat e njeriut, diskriminimi dhe trajtimi çnjerëzor dhe degradues, persekutimi apo frika nga persekutimi për shkak të bindjes politike, fesë apo përkatësisë në një grup social, katastrofat natyrore dhe degradimi ekologjik, keqqeverisja.

Ndër faktorët tërheqës përmendën:

•             siguria dhe zhvillimi ekonomik në vendin e destinacionit;

•             mundësia e punësimit;

•             mundësia për legalizim të dokumentacionit;

•             mundësitë e integrimit;

•             distancat me vendin e destinacionit dhe ekzistenca e rrjeteve migruese.

Ndër shkaqet e lëvizjeve migruese të viteve të fundit, renditen: pagat më të larta, mbështetja financiare e familjes, kushte më të mira pune, kushte më të mira jetese, kushte më të mira arsimimi për vete apo për pjesëtarët e tjerë të familjes, si dhe, në periudha të caktuara, niveli i sigurisë dhe i rendit në vend. Ndërsa, përzgjedhja e vendit të destinacionit ka të bëjë me faktorët, si: lehtësia për të gjetur punë, afërsia gjeografike, lehtësia e hyrjes në vendin pritës, njohja me mundësitë për arsimim dhe përmirësimi i aftësive profesionale, mundësia për të punuar në profesionin e tyre dhe paga më të mira në krahasim me vendet e tjera.

3.12. Pasojat e migrimit

Do i cekim edhe pasojat e migrimit, ku edhe i kemi përkufizuar dy pasoja kryesore:

Në vend të parë janë dëmet imediate e negative të ikjes masive; efektet e të cilave veçse mund të shihen.

Së pari, një largim enorm si ky, domosdoshmërish do të prekë nivelin e kërkesës së brendshme në Kosovë; nëpërmjet prekjes së konsumit e investimeve. Rënia e konsumit në Kosovë do të ketë dy implikime imediate; fillimisht do të bien importet (meqë konsumi ynë në to bazohet), kurse më pas do të bien edhe të hyrat buxhetore, si rezultat i rënies së importeve dhe vetë kërkesës. Rënia e konsumit, përveç të tjerash, do të përcillet edhe me rënie të investimeve te një zinxhir i tërë operuesish në Kosovë. Të theksojmë se një blerje, tek kushdo qoftë ajo, nxit një sërë sjelljesh ekonomike të agjentëve të ndryshëm; nga bukëpjekësi te bujku, nga bujku te mësuesi, nga mësuesi te punëdhënësi; të gjithë, pra, preken nga secila lëvizje regresive e konsumit.

Së dyti, do të ketë lëvizje të shpejta në tregun e parasë; pra në kreditë bankare. Sërish, kjo për dy arsye. Fillimisht, sepse një pjesë e bankave tanimë veçse ballafaqohen me kredi të këqija, të individëve që kanë marrë kredi të vogla e që kanë ikur – një fenomen i shpërndarë gjithandej, sidomos në ditët e para të eksodit; e më pas, sepse në kohë të paqartësive shoqërore si këto, do të rritet risku i kredidhënies, rrjedhimisht do të rritet çmimi i parasë.

Së treti, do të ketë implikime të menjëhershme në tregun e banimit e qiradhënies; njërin ndër sektorët më ekspansiv të Kosovës. Sidomos, do të preken regjionet periferike të qyteteve të mëdha, të cilat do të kenë – në terma margjinalë – shumë më të vështirë përballjen me një fluks të tillë ikësish masivë.

Së katërti, rastet e lëshimeve kolektive të Kosovës, nga individë e punëtorë madje, do të kenë pasoja për bizneset vendorë, të cilët do të duhet tash t’i zëvendësojnë të njëjtët me forcë të re punëtore të paaftësuar, veçanërisht në sektorët e prodhimit. Kjo, natyrshëm, do të ndikojë në aftësinë konkurruese të tyre, ashtu-kështu të rëndë. Në terma afatgjatë, gjithmonë duke tjetërsuar moralitetin e pranimin e ikjes masive si normale. Dhe, mbi të gjitha, duke besuar se ikësit që do të akomodohen nëpër Evropë do gjejnë punë e krijojnë vlerë. Andaj, edhe efekti i ikjes do të jetë më i lehtë për Kosovën. Në fakt, në disa raste ai edhe mund të jetë pozitiv (gjithmonë përtej stabilitetit social që pakësimi krijon).

Për të ndodhur një gjë e tillë, natyrisht, largimi do të duhej të ishte selektiv, e jo e tërë familja, siç ishte rasti i një familjeje prej 113 anëtarësh! Pra, në rastet kur i gjithë nukleusi i familjes ikë, e s’mbetët kush pas, është e pamundur të ndërtohet ndonjë beneficion remitance nga krijimi i gjeneratës së re të diasporës. Por, në raste të tjera, kjo diasporë e re do të shërbejë për mirëmbajtjen e mbarëvajtjen e një vendi të tërë. Sepse, për aq kohë sa punojnë ata, do të krijohen të ardhura të reja, potenciale të reja e (në rastin më të mirë) edhe investime të reja. Normalisht, rastet e tilla do të duhej të trajtoheshin, në rend të parë, nëpërmjet programeve ndërqeveritare të punësimit; pra duke dërguar fuqinë tonë punëtore në punë sezonale afatshkurtër.

Sidoqoftë, zbrazja mbetët tragjedi. Dhe, në gjithë këtë tragjedi arsyetimet ekonomike e sociale mbesin të zbehta. Por, për të ndalur këtë tragjedi, për të zëvendësuar eksodin me punë, vlerë e energji, duhet ta ndryshojmë gjithë paradigmën tonë ekonomike, sociale e politike. Paraprakisht duhet të ndryshojmë diçka...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat