Vehabistët (Agjentët Islamik të Serbisë) në akte kriminale në Kosovë!

Opinione

Vehabistët (Agjentët Islamik të Serbisë) në akte kriminale në Kosovë!

Nga: Skender Jashari Më: 13 gusht 2018 Në ora: 10:19
Skender Jashari

Tashmë u vërtetuan edhe me kallëzime penale, aktakuza dhe aktgjykime, por edhe me raporte nga  Departamenti i Shetit  Amerikan etj. Mirëpo kjo e keqe, mund të shmangej, parandalohej me kohë, madje shumica e viktimave mund të mbroheshim me kohë (por fatkeqësisht nuk është bë!)!

Askush më shumë sesa Serbia (shërbimet e  saj  të inteligjencës), nuk kishte,  që ta ndihmonin, nxisnin dukurinë e tillë! Fillet  e dukurive të tilla u panë me dërgimin e të rinjëve Shqiptar, për shkollim gjoja teologjik në vendet arabe, më konkretisht në universitetet islamike me doktrinë vehabiste!

Personalisht, kam studiuar që në stadet e para këtë dukuri, madje kam poseduar informata të besueshme deri edhe disa herë  kanë bë përpjekje me oferta të ndryshme edhe mua t’më përfshinin në “idealet e tyre xhihadiste”. Kam ngritur zërin derisa edhe kanë tentu disa herë t’më vrisnin (rastet për të cilat  Policia e Kosovës-disa policë të saj hetues, qëllimisht i kanë heshtur, shkaku i implikimit të Serbisë)! Për fat  të keq, AKI (Agjensia e Kosovës për Inteligjencë), Policia e Kosovës, e sidomos Prokuroritë dhe Gjykatat, kanë përgjegjësinë  kryesore,  ngaqë morën vazhdimisht porosi politike (nga politika vendore dhe një pjesë e asaj ndërkombëtare me qëllime dashakeqe ndaj  Kosovës), që t’a heshtnin, mos ta  bënin publike, terrorizmin islamik të dirigjuar nga Serbia!

Vehabistët (Agjentët Islamik të Serbisë), kryesisht në Kosovë, por edhe  në Trojet tjera Shqiptare, janë të përfshirë pos propagandimit, nxitjes për kryerje aktesh terroriste islamike, ndikuan dhe u përfshinë edhe në akte tepër të rënda kriminale!

Sistemi i Drejtësisë në Kosovë, shkaku i implikimeve politike (porosive të dhëna nga politikan të caktuar vendor, por edhe nga politikan të  huaj kryesisht të vendeve  jomiqësore ndaj Republikës së Kosovës), dështoi në ndjekjen, hetimin, gjykimin dhe dënimin meritor dhe objektiv të krimeve ordinere të kryera nga kryes me motive fetare  islamike (vehabiste)!

Ndër më të njohurit  në këto fushata kriminale, njihet  rasti i Sh. K.( një  imam  vehabi)[1], i cili  në  mars 2009, ishte  së bashku me dy të dyshuar të tjerë, pasi Policia e Kosovës, kishte tentu t’i ndalonte, të dyshuarit  ikin dhe në ndjekje e  sipër, nga  makina  hedhin një  arsenal të madh  armësh( pushkën JW-20.22 LR me numër  serik 937270 me silenciator dhe optikë, pistoletë jugosllave  M57 TT, pistoletë  CZ M70! Ky rast pos që zvarritet qëllimisht( me porosi politike, të  vendeve  që i mbrojnë   vehabistët  në Kosovë- shtetet  jomiqësore  ndaj  Republikës së Kosovës). Për më  tej,  SH.K. as nuk akuzohet fare, kurse  shiko  rastet tjera, kujdo që i kapet  armë  në  makinë, merret  edhe ai si i dyshuar! Kurse dy të dyshuarit tjerë, njëri prej tyre zyrtar i Partisë LISBA, akuzohen vetëm për  “Mbajtje, Pronësi, Kontroll dhe Posedim apo Shfrytëzim  të pa autorizuar të armëve( neni 328 të KPPK-së)! Armët  e konfiskuara, janë  speciale  për  kryerje  atentatesh, bartja e  tyre tregon më  shumë sesa  thjesht veprën  penale të Mbajtje, Pronësi, Kontroll dhe Posedim apo Shfrytëzim  të pa autorizuar të armëve! Madje  veprat  penale të kryera a të planifikuara të kryhen, ku do përdoreshin këto armë, janë  shumë më të rënda sesa  vepra  penale për cilën janë  akuzuar. Aq më shumë, statusi  i personave  që posedonin këto  armë! Ky është  rasti më  i tmerrshëm, që  kapet  “bosi i vehabistëve”  me  armë  speciale për  atentate, por që  me aq  mbaron  rasti, pas këtij do vijnë  disa dhjetra  raste të tjera, që do mbarojnë  ngjajshëm!

Sa për habi, kam verifikuar tashmë, që  Policia e Kosovës, krahasimin e gjurmëve balistike, nga databaza e  saj, i bënë vetëm për rastet  që janë  ende të hapura! Këtë  e kam  verifikuar edhe personalisht, gjatë  gjykimit tim  politik, e  konfirmon   eksperti i Forenzikës së Kosovës, pastaj edhe  në  rastin e tentim-vrasjes time më 27.05.2009( personi që ka gjuajtur kundër meje,  është arrestuar me armë, por nuk  është bë ekspertiza e armës së tij  dhe krahasimi me  rastet  tjera- mes tyre edhe rastit tim)!

Gjatë  viteve  2008 e sidomos  gjatë  2009,  janë  kryer një numër  mjaft i madh i veprave  kriminale, nga  kryes të dyshuar, që kanë lidhje  me ideologjinë  vehabiste! Kryesisht janë  kryer: tentim-vrasje,  tentim-kidnapime dhe kidnapime, plaçkitje, grabitje, vjedhje,  kontrabandë me  drogë  dhe armë etj!

Derisa në raste të  ndara, disa nga  grupet  terroriste  islamike-vehabiste, të lidhura edhe me Serbinë( siç janë  deklaruar edhe  kryeministri i asaj kohe), janë  arrestuar e  deri gjykuar dhe dënuar. Nuk kam gjetur qoftë  edhe një rast të  vetëm, që të jenë hetuar, akuzuar, gjykuar dhe dënuar meritorisht,  së paku motivi i kryerjes së veprave penale, është   fshehur( motivi i kryerjes, sipas  tyre  ishte   fetar, kurse  para hetuesise dhe gjyqësisë kishin fshehur, kurse  autoritetet  e ndjekjes  nuk e  kanë  zbulu apo edhe  e kishin fshehur pas porosive politike), e në disa  raste  edhe  numri i veprave  penale i ishte  zvogëluar etj etj!

Konfiskimi i sasive  të  mëdha të armëve dhe municioneve kryesisht në  rajonin e  Prizrenit etj, të poseduara nga disa grupe të ndryshme, të  njohura si vehabiste, qëllimi i posedimit ishte  kryerja  e akteve  terroriste  islamike, e nuk ishin mbetje  nga  Luftërat e  Fundit, por që  nuk u hetuan, gjykuan dhe as nuk u dënuan  për përgatitje  veprash  terroriste!  Madje dyshohet që disa  prej tyre, ishin të përfshirë në vepra shumë të rënda  kriminale, derisa  edhe  vetë  viktimat  e tyre, kishin arritur  t’i identifikonin, por që  Drejtësia  qëllimisht( shkaku i porosive  politike), kishte  heshtur!

Edhe  gjatë qëndrimit tim në burgim ( i burgosur nga EULEX, nën dyshimet për sulmet kundër Policisë dhe Xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin të Bujanovcit, për cilat tashmë disa  Gjykata më shpallin të pafajshëm!), kam  hulumtuar duke  i identifikuar një pjesë të madhe të tyre. Shumica e  tyre, nuk janë ndjekur, hetuar, gjykuar e dënuar për tentim-vrasje, kidnapime dhe tentim-kidnapime( apo  për më keq  në disa  raste, është fshehur  qëllimisht  motivi i kryerjes së veprës penale). Kurse në  shumicën e  rasteve  kur  grupet kriminale terroristo-islamike, kryenin krime ordinere si plaçkitje, grabitje dhe vjedhje,  kryesisht të  bastoreve, kazinove, njerzëve më të  pasur  që ata i shënjestronin si kundërshtar, mjetet  monetare i përvetësonin  si “plaçkë  e lejuar” nga  interpretimi vehabist i islamit! Madje  grupet e tilla terroriste islamike, akte kriminale kryenin edhe  brenda burgjeve të Kosovës, sidomos  në formë të kontrabandës së drogës, mjeteve të komunikimit (celularëve), por edhe të armëve, këtë veprimtari bënin sidomos  në Qendrën Korrektuese  në Dubravë!

Numri i rasteve të tilla, është tejet  i madh, zbulimi, hetimi, gjykimi dhe dënimi i kryesëve të veprave të tilla,  qartazi tregon që ende është  i njejtë, edhe pas gati një dekade! Madje gjatë viteve 2012 e  më pas, kemi pa, edhe raste serioze të tentim-kryerjes së akteve terroriste masive, për dallim që më parë, kryenin akte terroriste kryesisht ndaj  viktimave konkrete (të cilat i përzgjedhnin)!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat