Rusia dhe Turqia flasin për luftë ekonomike ndaj tyre!

Opinione

Rusia dhe Turqia flasin për luftë ekonomike ndaj tyre!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 12 gusht 2018 Në ora: 08:08
Sherif Ramabaja

Që nga dje, në mediat gjermane është duke u raportuar me të madhe për krizën financiare që e ka kapluar Turqinë. Pasojat e një krize të tillë jo që do ta dëmtojnë vetëm shtetin turk, po kjo krizë do të ndihet edhe në BE, posaqërisht do të preket edhe vet Gjermania.

Shtrohej pyetja, pse Erdogani i organizoi zgjedhjet e parakohshme në vendin e vet. Shumëkush këtë e lidhte me krizën ekonomikedhe financiare në një të ardhme të afërt që do ta përfshinte Turqinë. Po të priste deri në zgjedhjet e rregullta, do e përfshinte kjo gjendje në të cilën ndodhet tashTurqia. Rënje drastike e sistemit financiar dhe keqësimi drastik i ekonomisë turke. Në këto rrethana Erdogani do ta kishte vështirë që t`i fitonte zgjedhjet, prandaj vendosi për variantin e parë, zgjedhje të parakohshme. I fitoi ato me rezultat të ngushtë dhe tash vendin po e drejton dret bankrotit. Kuptohet, për këtë situate u gjend edhe fajtori. Perendimi dhe SHBA janë shkaktarët për gjendjen e kaotike të ekonomiksë turke, duke i shpalur luftë ekonomike Turqisë.

 Me të njejtën gjuhë reagoi edhe kryeministri i Rusisë Medvedjev dhe ministri i jashtëm rus Lavrov, në paralajmërimin e zgjerimit të sanksioneve më të reja amerikane ndaj Rusisë. SHBA-të dhe shtetet përendimore, Angia, Gjermania dhe Franca kishin ardhur në përfundim se qeveria ruse është përgjegjëse për sulmin ndaj Skripalëve, me helmin kimik në Londër. Për këtë arsye SHBA-të paralajmëruan sanksione shtesë ndaj Rusisë. Tregjet financiare në Moskë u lëkundën dhe reaguan me trend negativ, ende pa hy sanksionet e reja në fuqi dhe pa u ditur se ndaj çfarë sektoreve në rend të parë do të drejtohen.

 Kryetari turk, Erdogan drejtoj kërcënimin e tij në adresë të SHBA-së, në mënyrë që të respektojnë sovranitetin e Turqisë, në të kundërtën Turqia do të kërkoi miqë të tjerë dhe partneritet me të tjerët. Miq të tjerë kuptohet janë rusët dhe partneritet ekonomik po ashtu do të jenë rusët dhe kinezët. Presidenti Erdogan si gjithnjë krenar, luti popullin turk që dollarët, eurot dhe arin, që e ruajnë nën jastek, t`i këmbejnë me valutën turke,  në mënyrë që të ndihmojnë shtetin në këtë moment të vështirë.

 Shtrohet pyetja, kush është i gatshëm ta rrezikoi ekzistencën e vet për krenarinë dhe ruajtjen e pushtetit të Erdoganit, që  është duke e qu shtetin shtetin  drejt kolapsit. Ekonomia turke kishte marr tatëpjetën para se SHBA-të të vëjnë sanksione ndaj dy personave të qeverisë turke, që bëheshin përgjegjës për mbajtjen e pastorit amerikan Brunson në burg. Ky ishte vetëm një paralajmërimi amerikan, po Turqia u tregua e shurdhër, prandaj presidenti amerikan, Trump, paralajmëroi ngritjen e tarifave doganore dhe dyfishimin e tyre ndaj aluminit dhe hekurit. Kjo e përshpejtoi rënjen e lirë të valutës turke, lira. Paniku u shtua dhe fajtori u gjetë : perendimi dhe SHBA i kanë shpallur luftë ekonomike Turqisë.

Ky është vetëm një arsyetim për dështimin politik dhe reformat në ngecje në Turqi, sepse Gjermania dhe perendimi kaher kishin dhënë alarmin për një krizë të tillë, nëse Turqia se ndryshon qëndrimin e saj ndaj Bankës QendroreTurke dhe valutës së saj, lirës. Nga kriza financiare turke edhe indeksi gjerman DAX dje pësoi rënje të dukshme 2,5 %. Banka Qendrore Evropiane (EZB) po ashtu paraqiti preokupimin e saj ndaj krizës financiare turke.

Në anën tjetër Rusia është duke vuajtur nga sanksionet ekonomike të perendimit që nga aneksimi i Krimesë më 2014. Putini, me taktizimet e tij, Rusinë po e shtyn drejt humnerës. Vetëknaqësia e tij, perëndimin ta vëjë në lojë, do t`i hakmerret popullit të tij që tash po i vuan pasojat e krizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat