Para se të kërkohet korrigjim - së pari të njihet Referendumi i vitit 1992 i Krahinës së Preshevës

Opinione

Para se të kërkohet korrigjim - së pari të njihet Referendumi i vitit 1992 i Krahinës së Preshevës

Nga: Mr. Sc. Refik Hasani Më: 12 gusht 2018 Në ora: 08:06
Refik Hasani

Republika e Kosovës ende nuk ka të ndërtuar një qëndrim  zyrtar ndaj referendimit të 1 e 2 mars 1992,ende nuk ka formësuar një qëndrim për luftën e armatosur të UÇPMB-së, Marrëveshjes së Konçulit, heqjen e lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë më 20 janar 2013, pjesëmarrjes apo jo në Trupin Koordinues, për Këshillin Nacional, zgjedhjet për Parlamentin e Serbisë, diskriminimin, etj.

Parlamenti i Kosovës asnjëherë deri më tani nuk ka parashtruar diskutimin për tu arritur,se: A duhet pranuar apo jo rezultatet e Referendumit. Ishte shumë e pafalshme që në bisedimet Beograd-Prishtinë përmes misonarëve Ndërkombëtar për gjetjen statutit përfundimtar të Kosovës që u zhvilluan gjatë viteve 2005-2007 në Vjen nuk është mbajtur një qëndrimi ndaj referendumit, nuk është  shtruar e as e përmendur fare Referendumi. Kosova asnjëher në instanca e mekanizmave të BE-ës, OKB-ës dhe instanca tjera nuk është shtruar referendimi i kësaj Krahine.

Mbajtja e një qëndrimi ka munguar  edhe në Rezolutën, sipas nr. 04-R-011, të vitit 2013, artikullshkruesi ka kërkuar publikisht miratimin e një rezolute, por jo edhe me këtë përmbajtje që ishte, ku mugon dhe nuk përmendët  Referendumi. 

Nëse gjatë gjithë kësaj periudhe në mënyrë institucionale nuk është ndërtuar e as mbajtur një qëndrim, tani dilet me propozime të mdha për finalen  në bisedimet Kosovë-Serbi. Mbajtja e konferencave për shtyp dhe deklarimet e shpeshta të  Presidentit të Kosovës, z.Hashim Thaçi, dhe Nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, për korrigjimin e kufirit, ndarje territoriale, shkëmbim territorial, e deri të bashkimi të Medvegjës, Bujanocit e Preshevës me Kosovën.

Kur kujtoj që nuk është respektuar, nuk është çmuar dhe nuk është pranuar referendumi,e tani bëhet një garë kush po afron më shumë sikur më bëjnë që nuk e kan për ta ndihmuar, kështu çështja e kësaj krahine dhe do të mbetët ende e pazgjidhur. Nëse Kosova  për më shumë se një çerek shekulli nuk ka arritur të ndërtojnë një qëndrim për Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, nuk di si të marrim deklaratat serioze për korrigjim apo bashkim.

Prishtina dhe Tirana së pari do të duhej të njohin Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992 të Krahinës së Preshevës e pastaj opinioni i gjerë ndoshta e merrë për seriozisht, prononcimin dhe intervistat për ridefinim kufijsh apo bashkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat