Në Gjakovë nënë e bijë, në Vlorë një familje u shkri... - Bota Sot
Në Gjakovë nënë e bijë, në Vlorë një familje u shkri...

Opinione

E diel, 19 gusht 2018

Në Gjakovë nënë e bijë, në Vlorë një familje u shkri...

Nga: Gjyla Çeliku Më: 11 gusht 2018 Në ora: 07:53
Gjyla Çeliku

Dhuna sjellë dhunë! Dhunën e solli njeriu për të pushtuar njeriun. Dhuna është paralajmërimi i vrasjeve. Dhunën duhet ta luftojmë bashkarisht për të parandaluar vrasjet. Të vrasësh një fëmijë, një grua, një burrë, plak ose plakë, është si të vrasësh veten tënde dhe të jetosh i vrarë në këtë botë të gjallë. Tragjedia në Gjakovë më tmerroi dhe fort më lëndoi, tragjedia në Vlorë më ka sëmurë dhe s’i bie në fije realitetit me të cilin përballet populli im. Ku mbeti besa e burrit shqiptar, respekti dhe krenaria? Pse burrat shqiptarë duhet të njollosen me krimin dhe ngjarjet makabër që përfshijnë trojet tona çdo ditë. Të vrasësh dhe të shuash tetë familjarë, këtë nuk e kam dëgjuar ndër shqiptarë, por ndër zuzarë.

Si mund t’i shuash ardhmërinë një fëmije që të ?mbëlson jetën dhe është ardhmëria yte, si kjo mbesa ime në video... Si mund t’i shuash jetën një zonjë që të ka vendosur jetën të ndërtojë bashkë me ty? Si mund t’ju shuash jetën moshës së tretë që një jetë kontriboi për ty? Kjo ngjarje të trazon shpirtërisht dhe për një moment kur ti mendon që ke pasur ndikim me zërin tënd në të gjitha mediat, rrjetet sociale dhe familje, në Kosovë-Shqipëri-Maqedoni shikon protestat në Gjakovë dhe zemra të bëhet mal, për moment çdo gjë bie në fundin e bunarit me 8 shqiptarë të vrarë, pleq-burra-gra-fëmijë...

A kanë pasur dhunë nga bisha e çmendur viktimat më parë? Nga fotografia e bishës s’do koment që dukej i dhunshëm, por problemi te ne qëndron që ne nuk kemi guxim të denoncojmë dhunën, sepse na mbyt krenaria. Ne nuk orientohemi në psikologë, sepse na shpallin të çmendur. Ne nuk marrim terapitë e neuropsikiatërve, sepse jemi më të mençur se ata. Ne vuajmë tërë jetën, trupin mund ta kemi katran të zi nga dhuna, por jemi të detyruara të dukemi të lumtura sepse i trembemi realitetit me të cilin duhet të përballemi. Ne populli që kërkojmë ndihmë, shteti nuk na përkrah. Ajo e denoncoi rastin, por ishte femër dhe nuk e morrën rastin seriozisht, e liruan dhunuesin, ai e vrau, ajo shkoi, kujt i mbetet përgjegjësia?

Ata ishin pleq, ishin të vetëm, thirrën ndihmën e shpejtë, kur dëgjuan zërin e tyre ndihma e shpejtë kurrë nuk shkoi, të nesërmen i gjeti vdekja por edhe kojshia me telefonin në njërën dorë dhe një copë letër në dorën tjetër: “Unë vdiqa sepse isha plak dhe ndihma e shpejtë nuk shkon asnjëherë kur e thirrë mosha e tretë”.  5 euro janë të miat, jo të atij, asaj, ato shkuan, 5 eurot me vrasësit ngelën, copë letre pa vlerë që merr jetë. Kjo tokë është imja, këtu e kam kufirin, ti ke hyrë pak të toka ime, është vend që e ha pazari dhe duhet të më paguash 10000 për një pëllëmbë tokë nëse do ta falish, por jo nuk e fal, pushkën në qiell dhe shkuan bashkë me pushkën të gjithë, ngeli vetëm bisha dhe toka pa pronarë, sepse ai do vazhdojë në burg të ndajë tokat. E dhimbshme fort, por kështu fillojnë dhe përfundojnë historitë në trojet tona. Tokën që e kemi në fshat, edhe neve na kishin hy n’hise, por ua falëm, sepse një ditë do t’hyjmë në tokë edhe ne edhe ata, nuk e bëmë të madhe, sepse me një kufi nuk ndërtohet shtëpi. Shikoni fëmijët me dashuri dhe shihni sa dashuri falin ata/ato, thoni #StopVrasjeveTëFëmijëve

Shikoni zonjën tuaj se sa me dashuri kontribon në famije dhe shoqëri, thoni #StopVrasjeveTëGrave.

Shikoni një familje të shëndoshë që reflekton jo vetëm në rrethin tuaj, por në të gjithë kombin, thoni #StopVrasjeveFamiljare.

Falni dashuri! Mos mendoni dhunë! Mos vritni, sepse vriteni edhe ju, por edhe popullit.

Jeta është për t’u jetuar, jo për t’u marrë nga bisha dhe kriminelë zuzarë!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test