Pjetër Nrecaj tu thaftë DORA - Bota Sot
Pjetër Nrecaj tu thaftë DORA

Opinione

E enjte, 16 gusht 2018

Pjetër Nrecaj tu thaftë DORA

Nga: Ragip Guraziu Më: 10 gusht 2018 Në ora: 09:22
Ragip Guraziu

Mbrëmja e 7 korrikut ishte e kobshme për familjen Marku të Gjakovës. Atë natë atyre iu vra e bija Valbona, dhe vajza e saj 9 vjeçare nga ish burri i saj, Pjetër Nrecaj. Raste të tilla po ndodhin në shqiptari, rasti tjetër, Sherife Hajdari, nga Durrsi mbeti e vdekur me një plumb në kokë bashkëshortja e një punonjësi të Policisë.

Kjo jetë për fat të keq është vetëm një ëndërr....

Bjen të flesh dhe nuk e din a ngritesh i gjallë?! Por, të vritet një grua nga burri i vet, apo të vritet një fëmijë sabi nga gjaku i vet, nuk ka gjë më të poshtër. Krim barbarë.

Me këtë rastë ka deshtuar totalisht policia e Kosovës edhe pse rasti i lajmruar,dhe nuk është ky rastë i pari dhe nuk do jetë as i mbrami.

Dikush tha; '' Grat të protestojnë'', po sa herë duhet protestojnë Shoqata të ndryshme të grave siç është edhe ai Rrjeti i Grave,Shoqata e Grave etj,dhe këtu nuk është fai,fain e bartin institucionet,dhe sidomos policia e Kosovës,që shumë raste nuk po i trajtojn si duhet,dhe thotë një fjalë e urtë popullore;'' Puna asgjë- dëmi në derë''.

''E tmerrshme në këto kohëra të lexosh për vrasjen e një nëne shqiptare, më e tmerrshme jo vetëm por me gjithë vajzë. Në media të ndryshme lexova historinë, u lëndova shumë sepse jam edhe unë grua shqiptare, nuk doja t’i besoj historisë së 5 eurove, sepse qenia njerëzore nuk ka çmim, por dhuna po. Pse dhuna ka çmim? Sepse nuk paguhet ashtu si duhet në vendet në tranzicion të mbuluara me korrupcion, zonja e bukur Valbonë e paska paraqitur rastin në polici, bisha që s’dua t’ia them as emrin nuk ka kaluar as orët e duhura në paraburgim për dhunën e ushtruar ndaj gruas, por as paraburgimin për vdekjen e gruas dhe vajzës, pasi këto vende s’kanë prokurorë, kanë hajna të paguar nga tatimet e qytetarëve dhe të korruptuar deri në fyt'',këtë pra e ka shkruar një grua....

Kjo jetë për fat të keq është vetëm një ëndërr për gra tona,nëna tona,vajza tona,deri sa thuhet se gruja na qenka zonja e shtëpisë dhe mbatja e familjes dhe shtetit,sepse pa to nuk mundet të ekzistojë asnjë popull në botë.,Ndryshe gruja jonë,nëna jonë,motra jonë fëmiu ynë, bjen të fle dhe nuk e din a ngritet i gjallë?!

Por, të vritet një grua nga burri vet, apo të vritet një fëmij sabi nga gjaku i vet, nuk ka gjë më të poshtër.

Postimi i Ministres Hoxha, në rrjetin social:

“Mbrëmë, akti makabër në Gjakovë, ku u vranë nëna dhe bija e saj, është tronditje për të gjithë qytetarët dhe institucionet e vendit. Si nënë, grua, qytetare e këtij vendi dhe Ministre e Qeverisë së Republikës, e dënoj fuqishëm këtë akt.

Ky rast dhe të tjera raste që kanë ndodhur në të kaluarën, duhet të ngjall ndërgjegjësimin për secilin qytetar dhe bartës të përgjegjësive institucionale, duke i thënë stop vrasjes dhe krimit ndaj gruas, ndaj fëmijës. Ky krim është krim ndaj familjes dhe vlerave familjare të shoqërisë sonë.

Pas këtij akti kriminal, veprimet kundër kësaj dukurie të tmerrshme të krimit në familje, duhet të jenë të fuqishme si përgjigje ndaj çdo krimineli që çon dorë kundër gruas, fëmijëve dhe dhunës në familje në përgjithësi.”Pra kaq  Ministrja Hoxha  dhe mendon se ja ka qëlluar,kjo është politika kriminele,që ministrja e ka përvetësuar dhe e ka ushtruar pa e cekur fare dështimete SHPK-dega në Gjakove,e cila vjen nga një politike kriminele që vriten grat e fëmijtë,dorasit kriminel lirohen në vend se  të  marrin dënimin e merituar,burg të përjetshëm së paku.

Po i njëjti virus edhe në Shqipëri-shteti Amë pra...

Policia e Durrësit e ka klasifikuar vetëvrasje ngjarjen e dy ditëve më parë, ku mbeti e vdekur me një plumb në kokë bashkëshortja e një punonjësi të Policisë.

Por ndërkaq, polici Sherif Hajdari është arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes së të shoqes si dhe si përgjegjës që nuk ka siguruar armën siç e përmban edhe rregullorja. 47- vjeçarja Mirjeta Hajdari dyshohet se u vetëvra në prezencë të të shoqit dhe familjarëve të tjerë në oborrin e shtëpisë. Shkak, sipas dëshmisë së dhënë nga efektivi i Policisë Sherif Hajdari, është bërë një debat i momentit mes tyre.

Ndonëse ai ka pranuar se së fundmi mes tyre kishte keqkuptime e mosmarrëveshje edhe për shkaqe krejt pa rëndësi. “Efektivi u arrestua me akuzën se ka nxitur ose shtyrë bashkëshorten Mirjeta Hajdari të ndërmarrë aktin ekstrem të vetëvrasjes. Çifti ka pasur një debat shumë të ashpër mes tyre, debat i zhvilluar edhe në prani të personave të tjerë familjarë. Në një moment dobësie, 47-vjeçarja ka marrë armën e shërbimit të bashkëshortit dhe qëlloi veten me një plumb në kokë”, bëri të ditur Policia, raporton “Panorama”.

Sipas të dhënave nga hetimorët, gruaja ka shkrehur pistoletën në sy të bashkëshortit, kunatës dhe familjarëve të tjerë që ndodheshin në ato momente në oborrin e banesës 3- katëshe ku jeton familja Hajdari.

DËSHMIA

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se ishte vetë efektivi Sherif Hajdari ai që ka lajmëruar kolegët e tij për ngjarjen e rëndë. Pas shoqërimit në Polici, ai ka rrëfyer dinamikën e saj, por më pas ai u prangos për shkaktim të vetëvrasjes.

“Ishim duke debatuar për gjëra të përgjithshme në familje. Nuk kishim ndonjë debat specifik, të paktën jo për motive të dobëta. Unë jam i sëmurë dhe mjekohem për tensionin e lartë. Ishte ora rreth 13.00 dhe siç thashë po debatonim me njëri-tjetrin. Aty ishte kunata ime (nusja e vëllait) dhe familjarë të tjerë, pasi kemi një shtëpi 3-katëshe dhe jeton aty edhe vëllai im me familjen. Llaf pas llafi, ‘jo kështu po ashtu’, debati mori përmasa të tjera. ‘Kush je ti, kush jam unë’, ‘jo ti po unë’. Kështu muhabetesh, në dukje pa rëndësi, por që prodhonin debate. 

Kur ndërkohë që dolëm përjashta, Merita shkoi në dhomën tonë të gjumit, mori pistoletën time dhe doli në oborr ku ndodheshim ne të tjerët. Aty drejtoi pistoletën në kokë dhe qëlloi veten. Sa e pashë që kishte pistoletën në dorë, i thërrita ‘mos, mos’, por ndërkohë ajo e shkrepi pa më dhënë mundësinë t’ia hiqja nga dora. Kjo është dinamika e ngjarjes. Nuk kishte ndonjë arsye madhore për të ndërmarrë aktin e rëndë. Jemi shumë të dëshpëruar pasi unë humba bashkëshorten, ndërsa djemtë e mi nënën e tyre”, ka deklaruar ndër të tjera efektivi para kolegëve të tij në Drejtorinë e Policisë së Durrësit. Pra e ka vajtar veten dhe fëmijt e tij e farefisin se mbeten pa te.

Ndryshe, Valbonë Marku Nrecaj është gruaja që u vra këto ditë nga ish burri i saj, Pjetër Nrecaj. Viktima dhe i dyshuari kishin muaj që ishin ndarë, ndërsa kishin pesë fëmijë. Ngjarja ka ndodhur  në fshatin Bretkovcë të Komunës së Gjakovës.

Mbrëmja e 7 korrikut ishte e kobshme për familjen Marku të Gjakovës. Atë natë atyre iu vra e bija Valbona, dhe vajza e saj 9 vjeçare nga ish burri i saj, Pjetër Nrecaj.

Këto rastse po na ndodhin dhe do të na ndodhin me një shtet ku ka dështuar gjithçka,të gjitha institucionet të korruptuara dhe të kapur për shtetin e pushtetin,e sidoms në shumë rastse SHPK, edhe pse para kohe po lajmrohen për rastse të tilla,nuk po ia varrin veshin,dhe rastet po ndodhin dhe kësaj i thonë DESHTIM TOTAL NGA TE GJITHË INSTITUCIONET TONA SHTETËRORE DHE PIKË.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test