Esat Pashë Toptani në krye të Kosovës?!

Opinione

Esat Pashë Toptani në krye të Kosovës?!

Nga: Hafiz Shala Më: 9 gusht 2018 Në ora: 21:27
Hafiz Shala

Fatëkeqësishtë nji analogji historike po përsëritet sikur në vitet e 1912 tën nën udhëheqjen e të titulluarit në këtë shkrim kur ky ua fali Shkodrën Malazezve.Ndërsa, ky Pashai sotit i fali deritani vetëm 8200 hektar të Kosovës, pa u hamendur, pa u konsultuar, pa pëlqimin e Parlamentit. Dhe, po ky në fundë thur lavdata se si Kosova pas këtijë akti tradhëtie, do të bëhet pjesë e Europës, do vijë liberalizimi i vizave dhe definitivishtë Kosovës po i hapen dyert edhe për t’u anëtarësue në NATO. Megjithse, Kosova ende nuk e ka zgjedhë statusin e Forcës së sigurisë së saj, të premtuar qysh në mandatin e parë kur ai ishte Kryeministër . Athere propozojë edhe krijimin 250.000 vende të reja pune që as i çmenduri nuk do të gënjente në këtë mënyrë, dhe as i çmenduri do t’i besonte.
 
Të gjitha i tha e i bëri ky njeri vetëm për t’u zgjedhur në postin e ëndërruar që në vazhdim do të jetë fatëkeqësi fatale për Republikën e Kosovës.  Ai që e çveshi dhe e deshtetezojë me fusnota, dhe zëvendësimin e Republikës me Rezolutën 1244, që do të thotë largimin e Kosovës nga nji shtet të cilin e njohën afro 2/3 tat e vendeve të botës.
 
Mirëpo, vetëm për ti shkuar për avazi Serbisë e cila në bisedimet “teknike”, e mashtrojë popullin bashkë me zonjën Edita Tahiri, që gënjente në mënyrë bindese se fusnota do të zhdukej si fluska sapuni. Edita u zhdukë,por fusnota mbeti ende e fuqishme, sepse ajo me Esat Toptanin ja kanë premtue Serbisë.
Kur njeriu kalonë në trans, ai, nuk është ma në gjëndje, as të mendojë, as të rezonojë dhe, nën akuzat e rënda që e rëndojnë tashmë pashain e Kosovës. Ai duket se e ka humbë kontrollin dhe nuk është në gjëndje me e kuptue as veteveten për atë që e thotë me teza e mendime të perziera nga ndryshimi i kufijve,nga ndarja e Kosovës,deri te korigjimi i kufijve, bashkimi i Kosovës Lindore.
 
 Ky është ai që nuk është në gjëndje të spjegojë se çka mendonë me këtë ide “Korrigjim kufinjësh”.
 
Populli thotë : “Mos e vetë se të kallxonë vetë”.
 
Domethënë, ky ka vënë nënshkrimin në marrveshjet e fshehta me Vuqiqin skutave të Brukselit dhe Ëashingtonit, duke menduar se sovrani ose Parlamenti do t’i përkrahë në mënyrë unanime, anipse askush nuk është në dijeni për këtë.
I humbur nga mendja dhe rezoni, psiqikishtë i frustuar, tani, ai luan të gjitha lojrat ma të ndyta dhe ma të rrezikshme që i kanosen Republikës së Kosovës nga Esat Pashë Toptani i Kosovës.

Të përkujtojmë veprimet e Esat Pashë Toptanit rreth dorzimit të Shkodrës Malit te Zi.
Historiani i shquar i Shkodrës Hamdi Bushati, ”Mësuesi i Popullit”, figurë poliedrike dhe për shumë dekada i përndjekur dhe i internuar politik, në veprën e tij madhore “Shkodra dhe Motet”, bazuar në dokumente të shumta ,të vendit e të huaja, kujtime të bashkë-kohesve, figurave historike dhe luftëtarve, ka shkruar edhe të vërtetën e tij mbi figurën e Esat Pashës dhe rrethimin e Shkodrës nga forcat malazeze e serbe.
Me 11 tetor filloje sulmi i par i madh nga forcat malazeze ku edhe e kaluan kufirin nga ana e perendimit, shkruan ai duke shtuar se prej aty u shkaktue situatë kërcënuese për mbrojtjen e Shkodres. Këtyre forcave ju kundërvunë 200 vullnetar shqiptar nën drejtimin e Hasan Riza Pashës që erdhi në Shkodër më 1911 dhe më 7 mars 1912 u emrua vali komadant i kësajë guvernature, ku arriti suksese të konsideruara.
 
Këto suksese dhe prishja e planit të Esat Pashë Toptanint me malazez, e iritojë shumë dhe organizojë vrasjen e Hadan Riza Pashës. Këtë humbje, Shkodra e përjetojë shumë rëndë.

Esat Toptani për me sigurue postin e naltë të sundimit të Shqipërisë, duhet ti kënaqe serbo-malazezët me tokat shqiptare për më pasë mandej përkrahjen politike. Punë, kjo që do të tolerohej edhe nga anglo-francezët.
 
Këtë marrvëshje ai nuk mundë ta realizonte, domethënë të hynte në marrveshje me ballkanasit, duke qenë Riza Pasha gjallë, prandaj dhe e organizojë vrasjen e tij.

Ky,pastaj bisedimet në mënyrë intime pa pjesëmarrjen e askujtë tjetër, thjeshtë bisedime private, që rezultojnë në dëmë të Shqipërisë.
Pasë dorzimit të projektit për dorzimin e Shkodrës që përmbante 15 pika, Pashain e kapi frika se populli i Shkodrës e hetojë tradhëtin e tij, dhe vrasjen e Hasan Riza Pashës.
 
Tërë kohën e kishte përshtypjen e kurdisjes së ndonjë komploti nga ana e shkodranve, prandaj edhe merrte masa paraprake.
Sipas gazetës londineze ”The Times” ai ishte vrarë më 13 qershor 1920, nga Avni Rrustemi në Paris, në momentin kur ai po largohej nga Hotel Continental.
Pas marrveshjes me Serbinë për bisedime ”teknike” që nuk ishin, të tilla, por bisedime pa kurrfar kushtesh, bisedime për çështje të brendshme të Republikës së Kosovës, që ishte në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Kosovës. Arsyetimin e Gjykatës ndërkombëtare rreth pavarësisë së Kosovës, pa pëlqimin dhe vendimin paraprak të Parlamentit të Kosovës, ku u vu në rrezik Republika e Kosovës nga statusi shtet i pavarur me status të pazgjedhur.
Duke i vrejtur të gjitha këto veprime antishtetërore, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane apo Lobi Shqiptar i vetmi i regjistruar në Ëashington DC, si nji iniciatore, promotore dhe gardiane e çështjes shqiptare, doli me Deklaratën publike të pregatitur nga zonja Sherley Cloys DioGuardi në emër të Ligës me titull: “Ta ruajmë Republikën e Kosovës” e cila pati jehonë të madhe në opinionin punlik gjithshqiptar.
Në prill të vitit 2013, po nga Liga, me urgjencë u organizua nji dëshmi në Kongresin Amerikan para Nënkomitetit për Europë dhe Azi, për Kosovën dhe Serbinë dhe “ shtegu deri te paqja” nën kryesimin e udhëheqësit të këtije Komiteti Dana Rorhabacher.
 
Në këtë dëshmi e inicuar nga Liga, ishin edhe përfaqësues dhe pjesëmarrës të ftuar në panelin për këtë teme. Ndër të të tjerët ishte edhe Daniel Serëer, Profesor në JohnHopkins University, Drejtor i Institutit për paqe dhe i ngarkuar për çështjet e Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme dhe njohës shumë i mirë i historisë dhe rrethanave politike në atë rajonë. Ai, edhe këto ditë në mënyrë shumë të argumentuar spjegon se çfar mundë të sjellin kësi llojë bisedimesh që janë të rrezikshme për paqe jo vetëm në Ballkanin e trazuar por edhe më gjërë.
 
Pata fatin që teëisha prezent i cili, fillojë bisedën pasi ju prezentova se jamë prezent në emër të Ligës si anëtar i Bordit, athëre fillojë të më spjegojë se në këto bisedime të cilat po zhvillohen me Serbinë, pa kushte, jo që Kosova fiton por faktikishtë humbë dhe atë shumë çka arritur deri tani.
 
Pastaj, ai kalojë në tavolinën e panelit i cili i shprehu mendimin publikishtë edhe zyrtarishtë ku pothuaje se të gjithë ju bashkangjitën këtijë mendimi, përpos përfaqësuesve serb që as nuk ju dëgjue zëri gjatë debatit.
Tani, çfar lojrash po luhen nga udhëheqësi inkopetent dhe antikushtues i bisedimeve me Serbinë në emër të Kosovës pa Kosovën.
 
Ndarje, ndërrim kufijsh, ndërrim teritoresh, korrigjim kufijsh, bashkangjije, e gjithë kjo pa marrveshje me institucionet tjera të Republikës së Kosovës, Parlamentit, Qeverisë, Partitë politike posaçerishtë ato opozitare, shoqëria civile e tjerë.
Fatëbardhësishtë, nëse guxojmë të ju besojmë deklarateve të Kryeparlamentarit dhe Kryetarit të Qeverisë se nuk ka ndarje dhe ndryshim kufijsh, bile Kryeministri ishte decidive dhe i ashpër ashtu siç edhe kërkohet se kufijtë që janë vendosur me luftë, mundë të ndryshohen vetëm me luftë, të shpresojmë se i rrinë pasë këtijë qëndrimi.
Ky zotëriu që sillet sikur monark por me epitetin e Esat Pashait, nuk po lënë forma as mënyra ndër ma nënçmueset që Serbise ti dalë zot dhe ti kryej obligimet që i ka nënshkrue me Vuqiqin. Ato pazare pa hangjinë dhe tani ka mbetë si pula në mjegull - duke mos pasë ide se si të dilet nga kjo situatë e krijuar nga ky vetë krye në vete.
 
Tani deklarohet se unë( “ kryetari”) jamë në gjendje të largohem dhe këtë detyrë të ja dorzojë Avdullah Hotit, Kryetarit të grupit Parlamentar të LDK- ku do ti ndihmonte.
 
Jo,zotëri,ti nuk duhet të jeshë i përfshirë fare as në ekipe, por duhet të ngritet nji Komision Parlamentar për të vlerësue bisedimet e deritanishme, dëmet e shkaktuara për shtetin e Kosoves dhe, të kërkohet përgjegjësi shteterore, dhe politike për veprimet e deritanishme dhe të ndërmerren masa sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.
 
Shkarkimi i menjihershëm nga udheqës i bisedimeve dhe ngritja e procedures për shkarkim nga udhehëqesi i shtetit përmes Parlamentit - organ i cili edhe e ka zgjedhur por jo nga populli. Pa u ndërmarrë këto masa ma se të nevojshme preventive për të shpetuar ajo çka mundë të shpëtohet dhe, njihërit të njoftohet Kori Diplomatik në Kosovë se, bisedimet e deritanishme nuk janë valide për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj.
 
 Dhe, se bisedime do të ketë me Serbinë, por jo, për temat e deritanishme që konsistojnë më çështje të brendshme të Kosovës dhe ato do të fillojnë kur Serbia ta njohë Kosovën për të biseduar, si dy shtete të barabarta.
 
Perderisa në Kushtetutën e Serbisë figuronë Kosova, si pjesë e saj, nuk ka bisedime, sepse duhen më shumë kushte, që nuk po i përmendi sepse janë shumë mirë të njohura për opinionin dhe popullin e Kosovës dhe Bashkësinë ndërkombëtare.
 
Analogjia në mes Esat Pashë Toptanit dhe këtijë të Kosovës, i pari dhe i dyti e filluan me Malin e Zi, i pari përjetojë tragjedi, i dyti ende ka shanse të mos përjetojë gjëra të tmerrshme sepse vendi është në pyetje dhe Kosova nuk duhet dhe nuk do të lejojë që të përseritet Londra e 2013, që i mbanin gërsherët në dorë duke coptue trojet shqiotare. Në shekullin 21-të, kjo nuk duhet të ndodhë me asnji kushtë dhe nga askush, sepse nuk përfaqësonë interesin e popullit.
Prandaj, të ketë kujdesë kushdo qoftë, se me tokat shqiptare nuk guxonë të luhet kërrkush. A ka përfunduar rasti me Malin e Zi?!A duhet të shpresohet se do të ketë ndonjë ndryshim?Unë dijë,por nuk do të deklarohem sepse, shpresa vdese e fundit.

*Autori është anëtar i Bordit të Drejtorve të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane)

Ps. Mendimi është krejt personalë dhe nuk do të thotë që shprehë edhe subjektin që i takonë autori.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat